Imami: Problemet e shqiptarëve numërohen me gishtat e dorës

Redaksia Online May 25, 2013 14:10

Imami: Problemet e shqiptarëve numërohen me gishtat e dorës

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, thotë se problemet e qytetarëve shqiptarë nuk i kalojnë gishtat e dorës. Imami thotë se pas takimeve me qytetarët, ndërsa drejton fushatën e PD-së në Elbasan, ka konstatuar se Shqipëria është transformuar rrënjësisht.

“Ne po flasim hapur me qytetarët për të kuptuar ato që nuk kemi mundur ti bëjmë ashtu siç duhet si dhe për të propozuar ato që ne mendojmë se duhen bërë në katër vitet e ardhshme. Kjo fushatë mëton të shkojë aty ku janë problemet dhe shqetësimet e qytetarit, fermerit, arsimtarit, sipërmarrësit, invalidit, pensionistit dhe të gjithë shtresave të shoqërisë. Unë takoj qindra qytetarë çdo ditë dhe problemet që më ngrenë numërohen me gishtat e dorës. Kjo tregon se Shqipëria është e transformuar rrënjësisht, është një vend që po ecën me ritme të shpejta. Ende shumë gjëra mbeten për t’u bërë dhe ne po u propozojmë qytetarëve në këtë fushatë programin për Shqipërinë 2017 një vend i zhvilluar”, thotë Imami në një intervistë për “Mapo”.

Duke komentuar koalicionin e majtë, Imami shprehet se nuk ka një program të qartë.

“Bashkimi i LSI-së me PS-në, ka çliruar në një kuptim qytetarët në përgjithësi dhe simpatizantët e Partisë Demokratike në veçanti, ka rritur entuziazmin dhe gjeneruar energji që ne nuk i kishim parashikuar. Ne shkojmë në zgjedhje me një program të qartë dhe me kryeministër të deklaruar. Ata nuk kanë as program e as kryeministër. Ky është problemi i tyre”.

 

Redaksia Online May 25, 2013 14:10
Komento

13 Komente

  1. Aa May 25, 14:33

    Me sa gishta e paska doren ky?

    Reply to this comment
  2. Gjin Musa May 25, 14:40

    Po Imami eshte shume large pames!
    Syzet ja pengojne ndricimin e te pamit,ketije ministri mjeran te korruptuar dhe i pa asnji njohuri ushtarake,mbahet ne pushtet ne saje te korrupsionit.
    Imami eshte mike kreje me Berishen,dikure deshe e shtypi me tanke,sote pjerdhin ne nji sahan,keta matrapaze te ndyre qe felliqen demokracin,na turperuan vendin.
    Po ministri ne ikje di te flasi anglishte me Shqiptaret(homologun Maqedonas)ky eshte kulmi i idiotizmit qe pasqyron intelektin e ministrit Imami……..

    Reply to this comment
  3. teli May 25, 15:20

    Mir ai se pleqeri flet kot e me kot po keta kan rrjedh te gjith, dhe turinj i kan mar pamjen si derr ketij hajduti ushtarak

    Reply to this comment
  4. Njeriu realist. May 25, 15:24

    Imam…sikur me kujton nje hoxhe
    Imam…imam bajalldi nje lloje gjelle
    Imami..minister injorant,pa dije dhe pa dinjitet ushtarak,analfabet ne te gjitha drejtimet.
    Po kush mor aman te thoka ty se hallet e popullit tane u numeruakan me gishtat e nje dore.
    po mir o idjot turp fare nuk te vjen fare, kur i thua popullit se neve paskemi arritur majat por edhe pak kemi te te shembemi per te mos u ngritur kurre me.

    Faqezi qofshe o tankist pa patente.

    Reply to this comment
  5. HALLEXHIU PA PUNE May 25, 15:55

    O IMAMO une vetem nje hall kam, a ma zgjidh dot ??? Kam tre vjet pa pune me profesion Ing. ndertimi me te gjtha licensat deri vleresim pasurie dhe qeveria jote ka 4 vjet qe nuk me jep parate pasi kam paguar dhe T.V.SH. 20% per supervizion+kolaudim rrugesh. Sot qe ti me kerkon voten une skam leke te ushqej femijet…..e di sa me plas mua per ty…..skeni turp dilni dhe ne publik, nuk i mashtroni dot me shqiptaret o vemje kriminale.

    Reply to this comment
  6. Naftetari May 25, 16:39

    O Imam o medioker o aktor i deshtuar o njeri i shitur o kmandanti qe do hidhje Salen qe ste la dhembe ne goje o mjeran po mire thone ai qe te rre te do kjo ka ndodhur dhe me ty si puna e Tosit qe e perdhunuan dhe ai behet me Salen sa poshte keni rene o te mjere.

    Reply to this comment
  7. fat man May 25, 16:53

    Ne vitin 1997 Imam Bajalldi e quante veten “gjeneral”, por ishte i veshur rorba KAPTERI dhe me arme ne dore bente thirje per permbysjen e Saliut. Per kete Nano ne qeverine e tij e beri Minister. Tani eshte perseri minister dhe mund te kete ai vete, se familje nuk ka (jeton ne USA prej shume vitesh), probleme qe numerohen me gishtat e dores, si shitje armatimi vendeve me embargo , shitje repartesh ushtarake rrethit miqesor dhe kundrejt dorovitjeve etj. Vete paska kaluar ne skleroze se ne intervisten te MAPO, numeron shtresat qe kana probleme : Qytetari, Fermeri, Arsimtari, Sipermaresi, Invalidet, Pensioniste dhe te Gjitha Shtresat e Shoqerise (hajde gjeji ore Bajalldi sa eshte numri i tyre), shumezoji keto keto shtresa me Nr. e halleve e te del se paske shume duar e tentakula si OKTAPODI. Zoti Imam Bajalldi po problemet e Rendit, Drejtesise, Shendetetsise, Punesimi etj, etj, cfare jane Shoku Marinar Arbeni se te kemi Ball-Per Balle, probleme qejfi per diskoteke ??

    Reply to this comment
  8. mitro May 25, 17:06

    Ky qenka i papare,ku ka halle Shqiperia mor trap!Halle ka Gjermania ,SHBA-ja ,kina dhe Japonia ,ku kemi halle ne.Bile po ti prene dhe gishtat qe ke vjedhur gjate kohes se ministrit ,pra po te lane pa gishta Shqiperia s’ka asnje hall.Ik or i marre,i pamoral dhe injorant.

    Reply to this comment
  9. myftari itali May 25, 22:54

    sa i pacipe qy imani,po trute e kokes i ke ne vend apo te kane fluturuar o hale,sa batakci i ndyre,e ropen per se gjalli mavrine popull e kane goje e flasin

    Reply to this comment
  10. MARKO May 25, 23:50

    Injorant!

    Reply to this comment
  11. Ushtarak May 26, 06:49

    Ju lutem botojeni

    Një përgjigje për gishtat e dorës së Imamit

    Nga një ushtarak në detyrë

    Unë jam një ushtarak i Forcave të Armatosura që nuk mund të duroj përqeshjen që bëri ministri i mbrojtjes Arben Imami kur deklaroi se problemet e shqiptarëve numërohen me gishtat e dorës. Pra unë po i numëroj problemet e mia dhe uroj që ministri t’i lexojë e të paktën mos të tallet më publikisht me shqiptarët, pjesë e të cilëve jemi dhe ne ushtarakët.

    Problemet e mia janë këto:
    – Problemi im i parë lidhet me pamundësinë e shprehjes lirshëm në këtë lëtër dhe duke u identifikuar me emër e mbiemër, pasi në këtë mënyrë do rrezikoja të humbja punën time e jeta do më shkatërrohej së bashku me familjen, pavarësisht se të gjitha këto që do përmend janë të vërteta dhe lehtësisht të verifikueshme. Nëse dikush ka dyshime të shkojë e të pyesë miqësisht këdo nga ushtarakët në detyrë apo dhe këdo nga shqiptarët e thjeshtë e të ndershëm.
    – Problemi im i dytë ka të bëjë me detyrimin që më bëhet të shprehem publikisht kundër ministrit tim. Si ushtarak që jam nuk duhet të ndërhyj në çështje politike, por unë i jam betuar për shërbim shtetit tim, Shqipërisë, dhe jo padrejtësive dhe paligjshmërive dhe politikanëve shkatërrimtarë si Arben Imami me shokë, që veç e kanë dobësuar vendin tim e tonin bashkë. Në këto kushte unë nuk mund të hesht, sipas kushtit ushtarak, dhe prandaj po shkruaj këtë letër publike. Duke e bërë unë serish i qëndroj në shërbim vendit tim, pavarësisht se po shkel një rregull, i cili e humbet vlerën kur mbetet i vetmi rregull i pashkelur.
    – Problemi i tretë i imi është pikërisht detyrimi për të punuar nën drejtimin e njerëzve si Arben Imami, që veçse shkatërrojnë dhe dëmtojnë interesat e ushtrisë dhe vendit të vet.
    – Problem tjetër është mungesa e sigurisë gjatë gjithë karrierës sime për vendin e punës, në një ambient ku familjarët e drejtuesve katapultohen në pozicione aspak të merituara dhe që zënë vendet e atyre që i meritojnë.
    – Problem tjetër i imi është detyrimi i përhershëm për të punuar nën urdhëra të eprorëve dhe me eprorë humori i të cilëve varet jo nga realizimi i detyrës por pakënaqësitë personale me vendet e punës apo me marrëdheniet me të katapultuarit e tjerë. Dhe ky është faji sidomos i ministrit dhe çakejve të tij me grada të larta ushtarake.
    – Problem tjetër i imi është dhe detyrimi për shkeljen e rregullave dhe dinjitetit ushtarak vetëm për kaprico të këtyre njerëzve të mësipërm.
    – Problem tjetër i imi është padrejtësia në përfitimin e shkollimit dhe mundësive trajnuese sipas meritës dhe jo sipas miqësisë me klanet ministrore apo kryeministrore.
    – Problem tjetër i imi është favorizimi krahinor në çdo konkurs apo lëvizje në detyrë. Pra problem është dhe vendlindja ime.
    – Problem tjetër i imi është ekzistenca e hijeve që thjesht marrin rrogën is ushtarakë e që shihen vetëm për të rrëkëllyer raki në kafenetë e reparteve apo të ministrisë.
    – Problem tjetër i imi është carja e hundës nga era e rakisë që pihet në ambientët ushtarake kur pijet alkoolike janë të ndaluara me ligj në ambientet ushtarake.
    – Problem tjëtër i imi është bindja e thellë që ekziston ndër vartësit e mi dhe kolegët e mi që për të bërë përpara në ushtri nuk duhet të punosh por vetëm ti gjesh anën ndonjë kryetari partie, ministri, qeveritari, gjenerali, a ndonjë sekseri të lirë.
    – Problem tjetër i imi është stërvitja sa për sy e faqe para se të iki në misione jashtë vendit, ku mbrojtja ime e vetme do është arma që kam në krahë dhe me të cilët kam shtënë gjatë stërvitjes vetëm 10 fishekë. Po kaq sa gishtat e dorës së Ministrit.
    – Problem tjetër i imi është blerja e pajisjeve dhe veshjeve me lekë xhepi kur gjendem në mision apo në stërvitje.
    – Problem tjetër i imi është vonesa pa asnjë arsye e pagesave që më takojnë me ligj, duke filluar nga lekët e misioneve, rroga, lekët e ushqimeve etj.
    – Problem tjëtër i imi janë investimet e panevojshme në infrastrukturë e rikonstrukturime, vetëm që të marrin lekët e tenderave individë të veçantë, kur ushtria vuan për uniforma, ushqim, karburant dhe armatim të përshtatshëm.
    – Problem tjetër i imi është mungesa e pajisjeve të zyrave, dhe vjedhja sistematike që i bëhet çdo materiali të këtij lloji, pavarësisht se vijnë gjithnjë të mangëta e të një cilësie të dobët.
    – Problem tjetër i imi është mungesa e mjeteve stërvitore dhe mungesa e personelit të kualifikuar në ushtri.
    – Problem tjetër i imi është përzgjedhja e personelit dhe caktimi në detyrë jo në bazë të profesionalizimit por qejfeve dhe njohjeve personale.
    – Problem tjetër i imi janë ristukturimet e shumta dhe nxjerrja e njerëzve në rrugë si pasojë e tyre. Në këto pak vite të ushtrisë nën drejtimin e Imamit e shokëve të tij, janë realizuar e përfolur (duke sjellë stresin përkatës) tetë ristrukturime të ushtrisë.
    – Problem tjetër i imi është ekzistenca e preisonit dhe frikës që vjen si pasojë e zhvillimit të gjithë procesit ristrukturues brenda zyrave të njerëzve të vecantë dhe jo në dorë të specialistëve.
    – Problem tjetër i imi janë largimet dhe lëvizjet në dëtyrë sa hap e mbyll sytë, pa marrë parasysh shkallën e përgatitijes apo trajnimet përkatëse të pëerosnelit ushtarak e civil bashkë. Si rezultar kam problem dhe hunjtë në detyrë.
    – Problem tjëtër i imi është mungesa e një ambienti banimi në pronësinë time dhe të gjitha shtërngimet financiare që lidhen me të.
    – Problem tjetër i imi është papunësia e sime shoqeje pavarësisht shkollimit dhe profesionit të saj si mësuese. Nuk kam lekë ti jap drejtorëve në drejtoritë arsimore për të më punësuar bashkëshorten zoti Ministër.
    – Problem tjetër i imi është rroga tepër e ulët dhe pamundësia për të përballuar jetesë normale me të o Arben Imami, që vetëm rrogë merr trefish më shumë se unë dhe e rehaton kurrizin cdo dite ne karrige të buta.
    – Problem tjetër i imi është detyrimi për të paguar doktorë e infermiere nëndorë për tu kujdesur për bashkëshorten time e të porsalindurin tim.
    – Problem tjetër i imi është frika që kam për të ardhmen e fëmijës tim, duke degjuar përdite krime nga më të shëmtuarat.
    – Problem i imi është dhe fotografia që shoh përditë në klubin në lagje, me policët plenc-tendosur dhe në krah të tyre rrugecër me nam, që ditën e kalojnë ashtu e natën s’dihet se ç’bëjnë.
    – Problem tjetër i imi është shtrenjtimi i cdo mjeti jetese, ushqimit, dritave, ujit etj.
    – Problem tjetër i imi është vendosja e faturave afrofe të energjisë elektrike dhe paturpësia e papërgjegjshmëria e nënpunësve të kompanive administruese përkatëse.
    – Problem tjetër i imi është sorrollatjet që u bëhen prindërve të mi për të marrë dokumentat e pensionit.
    – Problem tjetër i imi është dhe detyrimi i motrës sime nga shefat e vet në një ministri për të marrë pjesë në mbledhje e mitingje e Partisë Demokratike, dhe gjetja e emrave për listat e famshme të votuesve të PD për llogari të sime motre. Turp e faqe e zezë o Arben Imami, i keni bërë njerëzit me hije.
    – Kam dhe probleme të tjera të përditshme si vjedhja nga faturinot ne autobus, gjobat e policeve tekanjoze ne rruge, etj. që tashme janë bërë normale e s’hyjne me në sy, po dhe ky është problem i madh o Arben Imami që lëviz me makinë lluksoze. Gjithsesi o zoti Ministër, për ta mbyllur se s’dua të të lodh duke lexuar, se ndoshta s’ke kohë zotrote, problemi im më i madh është frika se mos soji e sorrollopi yt qëndrojnë akoma më gjatë mbi kryet e mia, familjes sime dhe gjithë njerëzve të këtij vendi, që meritojnë më shumë punë e më pak gënjeshtra si ajo e jotja e gishtave të dorës.

    Reply to this comment
  12. Apojo May 26, 08:55

    O “CAR..” i imameve: Halli me i madh i shqiptareve eshte zhdukja nga çdo fushpamje e tyre e SB&co. Ky po eshte hall qe se kane as ato shtete qe kemi lene mbrapa. Sa te biesh nga karrikja, te zgjutit nuk i ndyjne duret me ty po ku te dalin budallenj para do te te gjujne me gure per kto qe dhjet nga goja.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim