Imami-Topalli: Të shkarkohet urgjent Basha

May 29, 2017 12:35

Imami-Topalli: Të shkarkohet urgjent Basha

 

Dy nga drejtuesit e rëndësishëm të Partisë Demokratike, Jozefina Topalli dhe Arben Imami, kanë zhvilluar një konferencë shtypi urgjente, pas listës së Lulzim Bashës për kandidatët e PD-së për zgjedhjet e 26 qershorit.

Arben Imami ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës, për shkak se ai ka shkelur statusin e PD-së me listat e kandidatëve.

Gjendja e krijuar pas publikimit të listave të PD-së ka krijuar një shqetësim të madh dhe reagim të militantëve të PD-së, por dhe intelektualëve dhe gazetarëve që e kanë mbështetur këtë parti.

Mesazhi i tyre është që nuk mund të largohet Edi Rama duke shkatërruar PD-në. Vendimi është marrë në shkelje të statutit të PD-së dhe si i tillë është nul.

Por edhe më shumë se kaq.

Megjithë reagimet tona, nuk ka qenë traditë e kësaj partie, që të mos konsultohet dhe të mos merren vendimet në forumet e partisë. Zgjidhja e vetme në këtë situatë, është mbledhja e forumeve të partisë dhe shkatërrimi i personit përgjegjës, që është Lulzim Bashës.

I bëjmë thirrje Kryesisë të mblidhet pasi nuk ka më kohë. Në 26 qershor do të jetë vonë, pasi kjo listë është humbës”, tha Imami.

Ndërsa Topalli deklaroi se “kjo listë është listë e familjes Basha. Është listë personale.

Ky është një moment kritik jo vetëm për PD-në, por dhe për Shqipërinë”, ka thënë Topalli.

Të pyetur nëse është koha që ata të largohen nga politika, Imami ka thënë se nuk është problemi i emrave të tyre, sepse Basha në fakt, në listën e kandidatëve ka përjashtuar edhe të rinjtë.

Imami, i pyetur nga gazetarët nëse është e ekzagjeruar kërkesa për shkarkimin e Bashës, pasi mund të pritej data 22 korrik, kur i mbaron mandati, tha se për PD-në kjo datë do të ishte shumë vonë, pasi në 26 qershor PD-ja do të shkatërrohej me këtë listë.

“Që në ditën që Basha ka zbritur nga avioni në Shqipëri, unë s’e kam mbështetur, sepse unë e dija se kush ishte ai. Ia kam thënë edhe privatisht këtë gjë”, tha Topalli.

Unë s’do jem në parlament, por unë do të vazhdoj betejën time kundër Bashës, Ramës e Metës”, tha më tej Topalli, e cila u shpreh se ia ka thënë mendimet e saj për Bashën, edhe Sali Berishës.

May 29, 2017 12:35
Komento

11 Komente

  1. Beni May 29, 13:02

    Me sa duket, edhe keta ne pd paskan me sh guxim ti vihen nje diktatori te ri te llastuar si basha, me shum guxim se keta ne ps qe ngelen duke iu lepir edit per nje post e nderkohe ai po i heq per te vene njerez pa kontribute

    Reply to this comment
  2. uxu79 May 29, 13:09

    Sh dakort! Une jam per heqjen e lulit, edit, ilirit nga pushteti. Vetem me shkuljen e ketyre te treve ne mund te heqim edhe krye kriminelin sali! Te tre keta punojne edhe per salen, si ne rastin “reformes” ne drejtesi, ku vetem reform qe ska me pasi te gjithe krye hajdutet jane falur

    Reply to this comment
  3. vertino May 29, 13:37

    O gazetar, po a e dini se kur jane zgjedhjet,me 25 apo me 26 Qershor? Apo keta te dy vendosen qe zgjedhjet te behen me 26 qershor?Me jepni nje pergjigje ?

    Reply to this comment
  4. lejlek May 29, 14:00

    Po ne qofte se zgjedhja e z Luli eshte edhe nje mendimi konsoliduar i Berishes?
    A duhen nderruar brezat e elitave per t’i dhene hov te ardhmes ?
    Parlamentare njecerekshekullore hiqni dore vete nga dyete e parlamentit sepse vepra juaj flet pak qe ju te rizgjidhi dhe Luli ka te drejte si lideri i forces me te madhe te opozites.
    Ose ne te kudert te ndertohet rregulli i senatoreve si ne perendim dhe e dime se eshte e ligjeruar nje qendrim i gjate i emrave te caktuar me atribute te pashtereshme.

    Reply to this comment
  5. demo May 29, 14:04

    Une keto 10 vjet te Bashes ne politike,mu ka dukur si qolja e Sali Berishes,por me shporrjen e ketyre plerave nga Parlamenti,ka fituar pike qamet.Keto hajdute,arrogante jane e keqja e politikes.Te kete te shporri edhe Saliun,Ristanin,Mul Noken,Paloqen,do fitoje zgjedhjet.

    Reply to this comment
    • 666 May 29, 14:29

      Sqarim ler demon qe e kam dit me te zgjuar por qenka me injorant se cdukej! Ose eshte shit dhe ben lojen e edi rames!
      Topalli bode e co jane te gjithe ata qe kane pasur grupe te vetat te forta ne pd dhe i benin oponence, sado te vogel, edhe sales ndonjehere. Pra keta qe jane hequr, jane hequr per mos ti ber me probleme as sales e as lulit qe eshte duke ushtruar detyrat e lena nga sala! Tani te thuash dhe te besosh se luli vepron jashte influencave te sales, i bie qe ose je vertet injorant, ose do te besh propaganden e edi rames, i cili per te justifikuar faljen e sales dhe lulit nga reforma ne drejtesi, perdor kete justifikim sikur po ben marreveshje me.lulin qe tia fusi sales. Keto genjeshtra qe sqendrojne askund dhe jane te denja per kalamaj vetem, mund tia tregoni bufallenjve si ju, por populli nuk i ha keto se po i shohim qarte cdo dite levizjet e shemtuara qe tregojne se ca tradjtish po i bejne keta plehra popullit duke genjyer dhe duke ndare pazare me njeri tjetrin.

      Reply to this comment
  6. MH May 29, 14:18

    vertino!

    Mos i hyn edhe Ti ketyre datave se do perfundojne me ngaterresa te pafundme si per ato datat e 28 – apo 29 Nendorit.Jemi apo nuk jemi ne fushate per zgjedhje.Ato qe do shkojne me 25 do votojne.Ato qe shkojne me 26 do u thuhet jeni te vonuar ejani mbas 4 vitesh ne kutin brenda deres se votimit.

    Reply to this comment
  7. Fat man May 29, 14:50

    Oh cpo kenaqemi, keshtu i pafshim kokat te hane me njeri tjetrin.
    Zhelelfinen e kapi per zhelesh, shalengjituri Lul dhe e deboje si zgjebse nga Parlamenti etj etj

    Reply to this comment
  8. Patrioti May 29, 14:58

    “Kapeni per zhele ! Dhe nuk hyn ma , ma ! ” -Jozefina Chalamani Topalli . Nuk shikon veten ne pasqyre por Ramen ! Dhe Rama eshte brenda Jizefines edhe ne gjume ! Dhe nuk del ma , ma !

    Reply to this comment
  9. I.Troplini May 29, 19:24

    Jane “demokrate” keta,

    jane per tu qare me lot. Pozat e luaneshes nga provinca, nuk duan ti shkojne kesaj gruaje, qe i pelqen te sillet dhe te flase si burre i perdale.
    Ata qe nuk duan fenomene Basha ne politiken shqiptare, nuk mund te ndjehen komode me thirrje kacakesh, si kjo per “SHKARKIM TE MENJEHERSHEM TE KRYETARIT”.
    Ne shqipen e zheleve, nje fjali e tille nenkupton jo detyrimisht procesin qe duhet vene ne zbatim per arritjen e qellimit. Eshte qurravitja per heqjen nga goja te biberonit, per embelsine qe i linin taksat e shqiptareve, ne forme rrogash shumemilioneshe, vila dhe apartamente, vende pune ne BSH per te bijen dhe ambasadat shqiptare, si vendi strehimi per dhendrrin.
    Jozefina Topalli, eshte simboli i asgjese shqiptare, e njeriut pa dinjitet, e servilizmit ndaj se keqes ne formen e BIRISHES sic e quante ajo nen tingullin e shqipes se saj se cale.
    PD, nuk ka me asnje vlere ne vetvete. Ajo “drejtohet” nga ata qe dhane urdher te pushkatoheshin shqiptare ne bulevard dhe perfundon ne tollovi hijenash qe luftojne per kockat e luanit.
    Shqiperia ka te nevojshme nje alternative qeverisese dhe jo gropa gjarperinjsh qe kerkojne te hane kokat e njeri tjetrit.

    Reply to this comment
  10. kris 1 May 29, 20:30

    sa e kishe poshte Lulin zonja ish kryetare nuk e kape per. Tashti neneshtroju fatit.Luli eshte siper.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim