Imazhi i figurës historike të Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Pashallëqet shqiptare

February 21, 2020 13:42

Imazhi i figurës historike të Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Pashallëqet shqiptare

Dr. Dorian Koçi

Epoka protonacionaliste, që lindi gjatë Pashallëqeve Shqiptare, ndërtoi kolonat e formimit të identitetit të popullsisë së këtyre pashallëqeve, të  cila sipas territorit, preferencave gjuhësore dhe atyre të besimit fetar, u ndanë  në shqiptarë, grekë dhe sllavë. Me protonacionalizëm nënkuptojmë zhvillimin shtetformues, kulturor e identitar që u shfaq në Pashallëqet shqiptare nga elita drejtuese e tyre për krijimin e shteteve në formën e monarkive të trashëgueshme duke përfshirë jo vetëm popullsinë shqiptare në ta por dhe popullsi të tjera mbi të cilat ushtronin autoritetin administrativ.  Protonacionalizmi reflekton situatën e re sociale që krijohet me zëvendësimin e kategorive të vjetra shoqërore  me parime të reja organizimi shoqëror dhe daljen në pah të treguesve tradicionalë të formimit të bashkësisë si gjuha, etnia dhe besimi fetar.[1]Natyrisht protonacionalizmi nuk mund të cilësohet si filozofi e qëndrueshme politike, pasi ai përfaqëson vetëm epoka të ndërmjetme shtetërore në kalimin nga mentaliteti mesjetar i ndërtimit të shtetit në atë të shtetit komb.

Rebelimet e Karamahmud Pashë Bushatlliut  dhe Ali pashë Tepelenës  , edhe pse nuk morën ngjyresat e forta të një revolte të mirëfilltë nacionaliste, ndihmuan shumë në krijimin e identitetit kolektiv kundërshtues ndaj Perandorisë Osmane, që shqiptarët adoptuan në vitet e mëvonshme. Kjo përplasje e tyre me pushtetin perandorak ndikoi në imazhin që krijuan për veten e tyre por edhe atë që përcollën europianët për ta në tekste të ndryshme. Sipas Tajar Zavalanit një nga studieusit e hershëm të nacionalizmit shqiptar ata( Ali Pasha Tepelena dhe Bushatlliu) bënë të mundur të bashkojnë për dekada me radhë pjesë të konsiderueshme të vendit nën një administratë të përbashkët, të nënshtronin partikularizmin e një numri të shumtë të feudalëve lokalë,  të organizonin klane nga besime të ndryshme fetare për të bashkëpunuar në kohë paqeje dhe lufte mes tyre. Edhe pse përdornin metoda të ndryshme, të dy, Aliu dhe Bushatlliu i mësuan bashkëpatriotet e tyre avantazhet e një qeverie të centralizuar, dhe duke udhëhequr myslimanët në beteja kundër Sulltanit Kalif ata shkatërruan me sukses besimin se çdo mysliman ishte një turk me interesat e përfaqësuara më mirë nga Porta e Lartë. Solidariteti lokal përtej niveleve klanore u shfaq në Shqipëri nën udhëheqjen e tyre. Ky precedent, ndonse ishte i një rëndësie të përkohshme për kohën, u bë e rëndësishme një gjysëm shekulli më vonë kur Ali Pasha dhe Bushatllinjtë u bënë heronj në sytë e nacionalistëve shqiptarë të cilët i panë përpjekjet e tyre si manifestime të hershme të nacionalizmit[2].

Në këtë kontekst, në mënyrë të pashmangshme, figura dhe rezistenca e tyre u lidh me figurën e Skënderbeut, heroit kombëtar të shqiptarëve. Në shekullin e XVII dhe XVIII figura e Skënderbeut në Europë vazhdonte ende të jehonte domosdoshmërinë e organizimit të rezistencë antiosmane pavarësisht faktit që forca e gjysëm hënës ishte shterruar nga konfliktet e gjata me Perandorinë e Shenjtë Austriake dhe me Perandorinë e re ambicioze ruse. Ishte mendimi evropian, i cili rimishëroi figurën e Skënderbeut si një personalitet evropian, humanist dhe udhëheqës ushtarak për të projektuar imazhin e një Evrope të unifikuar dhe luftuese kundër osmanëve. Dimensionet e jashtëzakonshme që figura e Skënderbeut i dha rezistencës anti-otomane të shekullit XV, e kthyen atë, jo vetëm një hero kombëtar për të gjitha lëvizjet e mëdha progresive me rëndësi vendimtare të historisë së mëvonshme të popullit shqiptar, por gjithashtu një referencë bazë për shumë shkrimtarë, poetë dhe kompozitorë europianë, të cilët i kanë kushtuar heroit shqiptar me qindra poezi, tregime, skica dhe romane, pa përmendur shumë ilustrime që zbukurojnë shumë albume të botuara në epokën pesë shekullore pas Skënderbejane. Mes këtyre rrëfimeve dhe lidhjeve të Heroit shqiptar me pasardhës të tjerë të tij të mëvonshëm mund të përmenden një aradhë pretenduesish, por interesant mbetet fakti diplomatë e studiues europianë e lidhin figurën e tij me sunduesit e Pashallëqeve të Shkodrës, Beratit dhe Janinës. Në rastin e Ahmet Kurt Pashës dhe Ali Pashë Tepelenës kjo lidhje është përmendur më së shumti nga burimet e jashtme, libra dhe shënime udhëtarësh kurse në rastin e Bushatllinjve është interesant fakti se një nga përfaqësuesit e tyre më të shquar e identifikonte veten si pasardhës të Skënderbeut.

Lidhjet e para mes një mundësie të trashëgimisë  së Skënderbeut me Bushatllinjtë përmenden në një relacion diplomatik të Konsullit rus të Dalmacisë, Antonio Palladhokli drejtuar Këshillit të Punëve të Jashtme të Rusisë në 14 prill të vitit  1787. Konsulli Palladhokli shkruan në relacionin e tij  se në këtë kohë dëgjohet se Pashai i Shkodrës pret para me emrin e tij, vetëquhet si pasardhës i të famshmit Gjergj Kastriot , Skënderbeut, përqendron të gjitha forcat e tij me komandand Hasan Oda[3]. Po cili ishte konteksti historik i kohës dhe përse në këtë kohë Mahmud Bushatlliu një një përfaqësues i shquar i pushtetit otoman në Shqipëri risjell në vëmendje figurën e Skënderbeut?

Relacioni i detajuar vjen një vit pas zhvillimeve politike dhe ushtarake të ethshme në Pashallëkun e Shkodrës. Mahmud Pashë Bushatlliu në shkurt të vitit 1785 kishte shkëputur me forcë nga elajeti i Bosnjës, kështjellat e Podgoricës dhe Shpuzës që kishin ngritur krye në rastin e ekspeditave 1775-1776 dhe kish nënshtruar katër muaj më vonë Malin e Zi që kish ngritur krye qysh nga lufta e viteve 1768-1774. Pasi mori tributin e prapambetur dhe pengjet e bindjes dhe të nënshtrimit , në rrugën e kthimit në Shkodër ndërshkoi rëndë krahinën e Pastroviqit për punë provokimi të armatosur me nxitjen e autoriteteve të Venedikut. Qëllimi i këtij provokimi kishte qenë shpresa se Porta e Lartë, për të mos krijuar një skandal politik me Republikën e Shën Markut, do ta hiqte qafe këtë pasha të pabindur dhe të rrezikshëm si për autoritetin e sulltanit në Shqipëri, ashtu dhe për sigurinë e zotërimeve venedikase në kufi të Pashallëkut të Shkodrës dhe për interesat ekonomikë të republikës në këtë trevë.[4] Mirëpo nëse në politikën e jashtme Mahmud Pashë Bushatlliu kishte arritur disa fitore të rëndësishme, në planin e brendshëm situata politike nuk ishte fort e mirë në Pashallëkun e Shkodrës, në thellësi të territoreve shqiptare.  Mahmud Pashë Bushatlliu ishte në konflikt të hapur  me pushtetin qendror otoman për shkak se kishte sulmuar pashallëqet e Elbasanit dhe Beratit.Konflikti i lindur me Ahmet Kurt Pashën për zotërimin e administrimin e maliqenesë( të ardhurave) të tokave të Durrësit që i përkisnin Valide Sulltanës dhe që zotërimi i të cilave nënkuptonte një pushtet më të fortë në terren por edhe simpati nga Stambolli, kishte filluar për shkak të mbylljes së portit të Durrësit për tregtarët shkodranë dhe ulqinakë , çka në fakt kishte sjellë dhe rënien e të ardhura si pronë të maliqenesë së Durrësit. Nënshtrimi i Malit të Zi dhe i sanxhakut të Elbasanit tërhoqën vëmendjen dhe shkaktuan zemërime në Fuqitë e Mëdha përkatëse që operonin në rajon. Porta e Lartë dhe Venediku, tregtarët e të cilit humbinin pozitat favorizuese të akorduara nga Kurt Pasha në maliqenenë e Durrësit u ndjenë të pakënaqura nga këto zhvillime, kurse Austria dhe Rusia që kishin interesa të kundërta me Perandorinë Osmane kërkuan të gjenin një aleat të besueshëm te veprimet ushtarake të Mahmud Pashë Bushatlliut. Porta e Lartë i konsideroi fushatat kundër Beratit dhe Elbasanit si veprim rebel dhe sulltani i shpalli dy Bushatllinjtë dhe Ali Pasha Tepelenën si kryengritës dhe në vjeshtë të vitit 1785 dha urdhër për përgatitjen e një ekspedite ndërshkimore kundër Shkodrës.[5] Ishin këto masa që e nxitën Bushatlliun që mosbindjen ta kthente në kryengritje. Ndërkohë në planin ndërkombëtar po afrohej lufta austro-ruse-osmane dhe elita shqiptare e kësaj kohe e përfaqësuar nga Bushatlliu po kërkonte të rikonfigurohej në teatrin e ri diplomatik që po hapej në Çështjen Lindore. Kontakte të ndryshme diplomatike ishin vendosur në terren nga këto dy fuqi të mëdha ku Pouqeuville, konsulli francez pranë Ali pashë Tepelenës përmend tentativat e Mahmud Pashë Bushatlliut për të organizuar një Konfederatë Ilirike në Kuvendin e Podgoricës që do përfshinte Pashallëkun e Shkodrës, Malin e Zi dhe pjesë nga Bosnja. Në dokumentin e botuar nga studiuesi Stavri Naçi në librin e vet “Pashallëku i Shkodrës nën sundimin e Bushatllinjve( 1757-1796)” në raportin e konsullit Jak Suma të Venedikut i datës 2.4.1786 komfirmohet mbledhja e Podgoricës , ku shprehimisht shkruhet se …ky i shkëlqyeshmi Mahmut Pasha ka një javë që ka shkuar në qytetin e  Podgoricës dhe ka mbledhur njerëz, rreth pesëqind veë, shkaku nuk dihet se nuk është lehtë të kuptohen qëllimet e tij. Këtu thuhet se vajtja e tënit Pashë në Podgoricë ka qenë të thërrasë krerët e Malit të Zi dhe të këshillohet, po përse?[6]

Për këtë tentativë të Bushatlliut nuk gjejmë të dhëna në dokumentacion por ka mundësi që Pouqeuville mund ta ketë marrë nga raportet e konsullit frëng në Dalmaci. Të bie në sy si në raportin e Palladhoklit apo dhe ngjarje që referon Pouqeuville përmendja e emrit Skënderbeut dhe organizimi si konfederatë ilirike ka një referencë të së shkuarës së lavdishme të shqiptarëve. Vetshpallja si pasardhës i Skënderbeut nga ana e Bushatlliut tregon se ai e njihte mirë traditën e fortë lokale ku emri i Skënderbeut kishte rrënjë të forta pasi Pashallëku që ai zotëronte përfshinte një pjesë të madhe të zotërimeve të dikurshme të Skënderbeut por ka të ngjarë të ketë qenë edhe e influencuar nga kontakti me diplomatët rusë dhe austriakë me të cilët ai po bashkëpunonte ngushtë në këtë periudhë të rebelimit të tij. Në dokumentacionin rus e publikuar nga historiani i njohur rus Gregori ARSH , gjendet një letër e një personi të quajtur Feliks Kastrioti që i drejtohej Ekaterinës II për mbështetje të një kryengritje në territoret shqiptare. Nuk mund të diskutohet për vërtetësinë e raportimit apo gabimit në përkthim pasi Konsulli Rus, Antonio Palladhokli që ishte me origjinë nga ishulli grek Mitilini dhe qe vendosur në Rusi në 1762 si pedagog në Manastirin Troice-Sergiu e njihte shumë mirë rusishten. Raportimet e para të tij që ishin dërguar në 1785, janë të shkruara në rusisht, krahasuar me raportimet e konsujve të tjerë të Rusisë me origjinë ballkanike, raportimet e të cilëve ishin në frëngjisht dhe italisht.[7]   Po kështu që më herët në shkurt të vitit 1783 kur Antonio Palladhokli shërbente si përkthyes në Ministrinë e punëve të Jashtme të Rusisë në një raport që i dërgonte Ekaterinës së II, rreth gjendjes të Sllavëve, Epirotasve, Shqiptarëve grekë(lexo ortodoksë) dhe turqve(lexo myslimanë) shqiptarë, nënvizonte faktin se këto popullsi mund të përdoreshin për një kryengritje ndaj otomanëve duke ndjekur shembullin e Skënderbeut[8]

Në të njëjtën kohë edhe emri i Skënderbeut gjallonte fort në Austri që ishte vazhdimisht në konflikt me Perandorinë Osmane si dhe në fiset shqiptare katolike, aleatë të Bushatlliut që ishin nën proteksionin fetar e kulturor të Austrisë. Përmendja vetëm për njëherë e trashëgimisë historike prej Skënderbeut, vetëm në rebelimin e parë të Mahmud pashë Bushatlliut tregon se ajo mund të ketë qenë një histori e importuar nga oborri i Austrisë sesa një vetëdije e brendshme e Mahmud Pashë Bushatlliut dhe bashkë me të e klasës feudale shqiptare. Vite më vonë këtë fakt historik mesa duket të njohur nga kleri katolik shqiptar i transmetuar ndoshta në formën e kujtesës kolektive popullore do ta përdorte dhe Fishta në veprën e tij dramatike të pambaruar kushtuar rebelimit të Bushatlliut. Në të njëjtën frymë është shkruar dhe “Frati i Pashallarëve të Shkodrës” nga At Zef Pllumi shumë vite më vonë duke reflektuar një tendencë sesi do të duhej të kishte qenë historia sesa në të vërtetë i përgjigjej realitetit.

Publikimi i dokumentacionit rus për Bushatllinjtë na ka dhënë mundësinë që të gjejmë këtë dokument të rëndësishëm ku emri i Skënderbeut u përdor nga ta në rebelimin e parë kundër Sulltanit, por nuk kemi ndonjë dokument tjetër historik që të mund të na dëshmojë nëse Ahmet Kurt Pasha apo Ali Pasha Tepelena e kanë përmendur imazhin dhe figurën e Skënderbeut në konfliktin e tyre me Perandorinë Osmane. Lidhja e tyre me Heroin Kombëtar të shqiptarëve rezulton të jetë familiare dhe duhet të jetë përmendur në funksion të kërkimit të linjave gjenealogjike që udhëtarët dhe diplomatët europianë reflektonin në veprat e tyre. Përjashtim në këtë rast nuk bënin dhe studiuesit e historianët lokalë të ciët përcillnin legjenda apo rrëfime të vjetra rreth lidhjes së mundshme të këtyre figurave historike me Gjergj Kastriot Skënderbeut. Kështu, autori Gjerq Haxhi Mihali në shkrimin e vet “Berati Plak”, të botuar në Revistën Dituria ,Volumi II, Nr 9,10,11 shkruan për Ahmet Kurt Pashën se në vitet 1777 dhe 1779 ai ishte sundimtar i Beratit dhe i qarkut të tij, burr dhrastik dhe zemër-mirë; ishte prej gjinisë së Skënderbeut dhe jo si pandehin disa gabimisht Turk;se për origjinën e Kurtit gojdhënjet janë shumë të forta;nofta do të ketë qenë prej nipërvet të Skënderbeut, të cilët u bënë Muhamedanë, prej djelmvet të motravet të Skënderbeut, Mamicës a Ngjelinës, kjo nuk dihet.[9] Autori nuk përmend burimin e këtyre gojëdhënave por interesant është fakti i vazhdimësisë aristokratike e fisnike të sundimtarit Ahmet Kurt Pasha që lidhet me familjen e Skënderbeut. Një lidhje e tërthortë por kësaj radhe përmes burimeve greke jepet për Ali Pashë Tepelenën dhe lidhjet e mundshme të origjinës së tij nga Skënderbeu. Ali Pasha Tepelena nga ana e së ëmës rridhte  nga një nga familjet më aristokratike të Toskërisë e Jugut të Shqipërisë . E ëma e Aliut, Esmihan Hanëmi (Hanko) ishte e bija e Zenel Beut të Konicës, feudalit më të fuqishëm shqiptar të asaj zone. Veliu u lidh fort me familjet më të rëndësishme të vendit nëpërmjet beut të Konicës, me vajzën e të cilit Veli Beu qe martuar.[10] Historiani grek Spiro Aravatinos në veprën e vet Ali Pasha Tepelenliu përmend faktin se dera e Konicajve ishte pasardhëse e Kastriotëve.[11] Autori nuk jep ndonjë të dhënë se ku e mbështet këtë të dhënë por duket se ajo i përket historisë romantike të Epirit dhe Maqedonisë , në kufirn e të cilave shtrihet Konica, kryqendra e zotërimeve të familjes të së ëmës së Ali Pashë Tepelenës. Pavarësisht kësaj refernece nga   Aravatinos në librin e vet për Ali Pashën,ky fakt nuk i qendron vërtetësisë historike. Madje Faik Konica, një nga pasardhësit më brilant të kësaj dere e mohon këtë fakt duke thënë se një stërgjyshi im i quajtur Mehmet Pasha, i cili rronte në kohë të dëgjuar dhe nuk është çudi që, pas pakë brezash, populli ta ketë përzier me Skënderbenë.[12]Siç dihet Faik Konica ishte një nga propanganduesit më të mëdhenj të figurës së Skënderbeut gjatë viteve të Rilindjes Kombëtare dhe nëse do të kishte pasur qoftë edhe një mundësi të vogël të kësaj lidhje familiare ai nuk do ta kishte nënvlerësuar. Faik Konica shpjegon në Autobiografinë e tij se analet historike dëshmojnë se dera e Konicajve njihej ndryshe edhe si dera e Zenelbejllinjve në emër të Zenel Beut, nipit të Mehmet Pashës, i përmendur për pasurinë dhe jetën e shkëlqyer që rronte. Zenel Beu nga martesa me motrën e Kurt Pasha Beratit, pati një bijë dhe një bir. E bija u martua me Veli Bej Tepelenën dhe lindi Alinë.[13] Ky detaj i lidhjes familjare të Ali Pasha Tepelenës me Kurt Pashën e Beratit është shumë i rëndësishëm pasi tregon sërish statusin e rankut të familjes së Ali Pasha Tepelenës, si një prej familjeve aristokratike toske që nuk u gjend rastësisht në qendër të ngjarjeve që përcaktuan fatin vetqevërisës të Epirit për më tepër se 35 vjet si tentojnë shpesh herë ta përshkruajnë burime të ndryshme të letërsisë së udhëtimeve , të cilat në të shumtën e rasteve ë tepër janë kujdesur të përcjellin historitë lokale të Epirit me një këndvështim orientalist sesa i përgjigjen realitetit. Në të njëjtën kohë ai dëshmon se familja e Ahmet Kurt Pashës ishte lidhur me të ashtë quajturit Kastriotë të Konicës. Përmendja e këtij fakti nga një historian serioz si Spiros Aravatinos dëshmon se imazhi dhe figura e Skënderbeut vazhdonte të ishte e pranishme jo vetëm në popullsitë e krishtera shqiptare por edhe mes elitave myslimane të tyre që kishin hyrë në sferat e larta të pushtetit perandorak otoman. Edhe pas treqind vjetëve figura e Skënderbeut ishte e pranishme jo vetëm në Europë por edhe brenda kujtesës kolektive të formacioneve politike të pashallëqeve shqiptare.

Këto referenca janë anashkaluar ose pak janë analizuar në një rrafsh dhe kohezion më të gjerë krahasues dhe me fillimet e ndërtimit të shteteve kombëtarë fqinjë, duke i dhënë shqiptarëve një rol më të prapambetur në rrugën e tyre për të gjetur idenë kombëtare të formimit të shtetit të tyre. Kjo gjë ka ndodhur për shkak të zhvillimeve të mëvonshme të shtet ndërtimit të shqiptarëve ku ideja e kombformimit më tepër u pa si një aksion i grupeve dhe elitave të lidhura me Europën duke përjashtuar evolumimin e cilësive shtetformuese të elitës shqiptare të Pashallaqëve, si dhe influencës së ligjërimit orientalist të dëshmive të udhëtarëve të huaj. Pashallëqet shqiptare u panë si pushtete politike që ushqyen despotizmin oriental dhe mbartës vesesh e prapambetje mes shqiptarëve sesa si përpjekje shtetformuese dhe evoulimi drejt formimi të formacioneve të vërteta kombëtare. Një studim më i detajuar i përpjekjeve të elitës feudale shqiptare në ngjarjet e pas revolucionit grek dhe revoltës serbe në rajon do të bëjë të mundur që të shikohen qartë hapat  drejt një pavarësimi fillimisht në mendim dhe pastaj në aksion politik. Një vend të rëndësishëm në këtë drejtim zë tejkalimi i vetvetes së kësaj elite dhe shndrrimi i saj nga një instrument mbështetës ndaj Perandorisë Osmane në një instrument kundërshtues të reformave të Tanzimatit, jo thjesht si aksion regresiv për të ruajtur një gjendje të vjetëruar të elementëve të shtetformimit osman por më tepër si rezultat i humbjes së gjysëm autonomisë vetqeverisëse që kish lënë kaq shumë gjurmë në territor , kulturë dhe besim fetar. Kombinimi i kësaj përpjekeje me zgjimin kulturor e kërkimin e rrënjëve  në koloninë arbëreshe në Itali me kryeqendër Napolin, lëvrimin e gjuhës shqipe dhe mbledhjes së folklorit nga Zef Jubani në Shkodër, veprimtarinë e trashëgimtarëve kulturorë të Pashallëkut të Janinës si Vangjel Meksi, Stefan Postenani, Anastas Byku,Kostandin Kristoforidhi, Jani Vreto  etj dhe përqafimin e iluminizmit nga elita myslimane shqiptare e shkolluar në Zosimea si  Abedin Dino, Ismail Qemali, vëllezërit Frashëri do të realizonin ngjizjen e nacionalizmit shqiptar dhe manifestimet e drejtë përsë drejta të tij në mendimin politik e kulturor shqiptar.

 

 

February 21, 2020 13:42
Komento

16 Komente

  1. Alban Hamzai February 21, 15:14

    Z.Dr.Doriani!Nuk ishin pashalleqe shqiptare,por ndarje administrative ne Perandorine Osmane e cila quhej “pashallek” e kreu I saj quhej “pasha”.Shqiptaret ,duke qene me te bindurit ,me te zellshmit ,me besniket e Otomaneve fituan edhe me shume tituj .Nga ana tjeter keta pashallare,njerez kriminele,vrases,egoiste ,kur ja hipnin kalit mbrapsht,kerkonin te ishin sa me te pavarur,por gjithmone Brenda perandorise,derisa vinte koha dhe koka e tyre ngulej ne hu.Absolutisht asgje nuk kane bere per shqiptaret.Jepna shembuj konkrete se cfare kane bere per Shqiperine e shqiptaret Ali pashe Tepelena,Kara mahmut Bushatlliu .Asgje! Ju tani tjerni lesh e doni tu veshni atyre gjera qe nuk I kane bere per te treguar se qe ne ato kohe behej per vendin .Perralla.Ata benin per Perandorine Osmane ne teresi dhe per vehten e tyre ne vecanti.Prandaj dhe Shqiperia mbeti aty ku mbeti.Elita shqiptare ne sherbim te osmaneve ,deri ne momentin e fundit pak para shpalljes se Pavaresise,hante ,pinte e uronte te ishte perjetesisht me sulltanin ,deri ne momentin e fundit kerkesa me e guximeshme ishte autonomi Brenda perandorise .Nuk vlejne hartimet por dokumentat historike.

    Reply to this comment
  2. demo February 21, 15:55

    Pashalleqet shqiptare nuk i sherbyen VETEDIJES KOMBETARE,por jane regres kombetar,Jane Humbje e Madhe e trojeve dhe popullsise shqiptare ne favor te Sllaveve dhe Grekeve.
    Pshalleqet e Medha me perfaqesues Ali Tepelenen dhe Mahmut Bushatlliun vec ca Tyranive Orientale me bqellim Pushtetin personal,nuk e kapen momentin e ZGJIMIT KOMBETAR TE POPUJVE TE BALLKANIT..
    Skenderbeu 4 shekuj para tyre kishte nje kulture klasike per tu pasur zili.Njihte shume mire parardhesit e Lavdishem te popullit shqiptar Pirron e Epirit dhe Fitoret e tij kunder romakeve ne Itali,kurse keta zullape xhahila(Ali Tepelena dhe Mahmut Bushat)i,jo vetem ishin xhahile analfabete,por nuk e njihnin fare Skenderbeun dhe trashegimine e tij.Sulmuan Fiset e malesorve shqiptare qe nuk ishin skllaveruar dot nga turqit dhe i kthyen ata jo vetem ne armiq te pashalleqeve te tyre,por i detyruan te ndryshojne edhe kombesine .Keshtu Suliotet trima prej tmerreve te Aliut ui kthyen ne greke dhe qene berthama e revolucionit shqiptar qe formoi shtetin hybrid grek.Nga ana tjeter sulmi i Bushatlliut kunder malesorve katolike shqiptare te Kucit,i ngriti keta ne kryengritje kunder pashait turkoshak dhe i detyroi te lidhen me serbet duke ndryshuar fene dhje gjuhen.BERTHAMA E MALIT TE ZI PERBEHET NA KUCI DHE PIPERI,qe kane qene katolike shqiptare sot jane orthodokse malazes,vetem per shkak te Mahmut Bushatlliut.Edhe kenga e Kuciotebve kushtuar triumfit mbi Mahmut pashen eshte ne gjuhen shqipe,pamvaresisht se ata kane 200 vjet qe flasin serbisht:
    Ju o djemt e Palabardhit
    C`e vrate Pashen me hu gardhit.
    Keta djemt e Kucit dhe Piperit perbenin ushtrine malazeze te kuciotit Mark Millani,qe ne kohen e Ledhjes Prizrenit luftoi me malsoret e Plaves dhe Gucise ne betejen e Nikshiqit.

    Reply to this comment
  3. demo February 21, 15:57

    Pashalleqet shqiptare nuk i sherbyen VETEDIJES KOMBETARE,por jane regres kombetar,Jane Humbje e Madhe e trojeve dhe popullsise shqiptare ne favor te Sllaveve dhe Grekeve.
    Pashalleqet e Medha me perfaqesues Ali Tepelenen dhe Mahmut Bushatlliun vec ca Tyranive Orientale me bqellim Pushtetin personal,nuk e kapen momentin e ZGJIMIT KOMBETAR TE POPUJVE TE BALLKANIT..
    Skenderbeu 4 shekuj para tyre kishte nje kulture klasike per tu pasur zili.Njihte shume mire parardhesit e Lavdishem te popullit shqiptar Pirron e Epirit dhe Fitoret e tij kunder romakeve ne Itali,kurse keta zullape xhahila(Ali Tepelena dhe Mahmut Bushat)i,jo vetem ishin xhahile analfabete,por nuk e njihnin fare Skenderbeun dhe trashegimine e tij.Sulmuan Fiset e malesorve shqiptare qe nuk ishin skllaveruar dot nga turqit dhe i kthyen ata jo vetem ne armiq te pashalleqeve te tyre,por i detyruan te ndryshojne edhe kombesine .Keshtu Suliotet trima prej tmerreve te Aliut ui kthyen ne greke dhe qene berthama e revolucionit shqiptar qe formoi shtetin hybrid grek.Nga ana tjeter sulmi i Bushatlliut kunder malesorve katolike shqiptare te Kucit,i ngriti keta ne kryengritje kunder pashait turkoshak dhe i detyroi te lidhen me serbet duke ndryshuar fene dhje gjuhen.BERTHAMA E MALIT TE ZI PERBEHET NA KUCI DHE PIPERI,qe kane qene katolike shqiptare sot jane orthodokse malazes,vetem per shkak te Mahmut Bushatlliut.Edhe kenga e Kuciotebve kushtuar triumfit mbi Mahmut pashen eshte ne gjuhen shqipe,pamvaresisht se ata kane 200 vjet qe flasin serbisht:
    Ju o djemt e Palabardhit
    C`e vrate Pashen me hu gardhit.
    Keta djemt e Kucit dhe Piperit perbenin ushtrine malazeze te kuciotit Mark Millani,qe ne kohen e Lidhjes Prizrenit luftoi me malsoret e Plaves dhe Gucise ne betejen e Nikshiqit.

    Reply to this comment
  4. HISTORIAN February 21, 21:45

    Ky eshte skenderbeu more ???????????? Ne ne shkolle na thoshin qe shpata e tij peshonte 80 kg Hahahahahahahaha kur ky qenka 40 kg e i dobet e i pafuqishem ..Hahahahahaaaaaaaaaa ky i vrau turqit me ate gjatesi 1.40m ..O mashtrusa edhe thoni qe shkollat e enver kakes ishin te mira .Hahahahahahahahaaaa Skender beu hahahahahahahahahaahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa u shkriva

    Reply to this comment
  5. @ February 21, 21:48

    NA MERZITET ME MASHTRIME ..NUK MBAHEN MEND PARA 50 VITEVE CA U BE GJITHE SHTREMBERIME HISTORIA MASHTRUSE E ENVERIT , DO MBAHEN MEND GOJEDHANET E MASHTRUSAVE E PERALLAXHINJVE COBANAQE RUMUNAQE

    Reply to this comment
  6. Arben February 22, 06:54

    Ksstrabeu kriminel anti-shqipëtar e prosërb, shqipëtarët ishin Osmanllinj

    Reply to this comment
    • Mollosi February 22, 11:55

      Nuk ka rendesi se cka thone selxhuket per Skenderbeun. Natyrisht qe ata e urrejne ate, sepse sa qe gjalle ai selxhuket aziatike nga frika futeshin ne dimija te grave te tyre.
      Per ne vlejne thenjet e studjuesve dhe historianeve boterore: “Gjergj Kastrioti ishte prodhimi me hyjnor i races njerezore” (Milan Suflay)

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 February 25, 09:14

        molle
        ça kujton se do thotë bythëshqyeri turk??
        turqit e përdornin për të çfryrë karët skënderbeu i fuste huri në bythë!prandaj ulëret gjithnjë kaq shumë!!
        mos kujto se nuk e do!!e do që zëmra i dridhet,aq kënaqsi ka pasur na hunjt në bythë sa ska pas turk që e ka ngopur!!

        Reply to this comment
  7. Lashtuku ipothontidhon&lashtuk platon February 22, 21:09

    Ca eshte ky viktime ne foto.. Mos e keni ngateruar skenderin

    Reply to this comment
  8. Kelyshi i Ramut serbit February 22, 21:50

    Si ndihmespirat duket .Me kete fukara mbureni ju o shqypo ..ky eshte shume i konsumuar i dobet e i frikesuar ..Ky eshte heroi juaj .Cobenjte kane bere gabim tek perallat e vjetra me skenderin .hiqeni foton se sa ta shohin femijet do gajasen me perallat e cobenjve

    Reply to this comment
  9. pirro February 23, 10:21

    o Dorian por cfare flet mod djale. E si mundet qe pashallaret shqiptare turkomane te kishin ne mendje dhe te mbanin per idhull Skenderbeun? Apo mjaft tani me keto budallalleqeqe kerkojne te bejne burra te mire dhe luftetare te lirise disa pashallare kriminele dhe preverese seksuale (me dy hareme, nje me vajza e nje me djem dylbere( si Ali Pashe Tepelena dhe KaraMahmut Pasha. Askush nga keta pashallre nuk ka luftuar as per Shqiperine dhe as per lirine nga Perandoria osmane. Mos na i beni heronj keta plehra te historise se mjaft keni bere heronj tradhetare dhe kolaboracioniste. Turp.

    Reply to this comment
  10. dardan I February 23, 19:19

    I ke hypur kalit mbrapsht o Dorian. Pse nuk u bashkuan Ali Pasha dhe Karamhmut Pasha per te krijuar shtetin shqiptar ne nje kohe me shtetin grek? Skenderbeun e thirren ne skenen e historise brezi tjeter iu shqiptareve, rilindasit shqiptare me vellezerit Frasheri ne krye.Eshte tjeter epoke historike qe e ngriti Skenderbeun nga varri dhe e beri yll polar per ngritjen e sshtetit shqiptar, i cili u zgjua vone dhe mbeti i ccipetuar pergjysem, se kishte pashallare aventuriere si Ali Pashe Tepelena yt dhe Karamahmut Pashe Bushaatlliu i Andi Bushatit…

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 25, 09:26

      dorian o kuti e mëndjes!!
      ti bie vetë me këmbët e tua brënda!!
      e para
      asgjë nuk del nga hiçi,kështu dhe “ringjallja” e gjergjit!!
      ti e vërteton kur thua” Skenderbeun e thirren ne skenen e historise brezi tjeter iu shqiptareve, rilindasit shqiptare me vellezerit Frasheri ne krye.”,veqilharxhi e të tjerë para tyre e vazhduan pas këtyre që thotë koçi!!
      pra filloi si një shkëndijë në kohët që përmënd ai,prandaj faktet ose shkrimet janë të pakta dhe shtohen me kalimin e kohës!duke përfunduar me kohën komuniste!!
      sot debila shqiptarë,ose ndyrësira turke,neoosmane,ti fute ku të duash veten,ku e ndjen më mirë,kanë filluar sulmin e tyre për shkatërrimin e figurës së gjergjit!!
      ajo është gjithnjë në rënje,si shkrimet pro tij dhe ato kundër tij,po i shohim!
      një shkrim pro tij dhe nja 20 ju debilat e dobiçët!!
      e dyta
      “Pse nuk u bashkuan Ali Pasha dhe Karamhmut Pasha per te krijuar shtetin shqiptar”,mor kokrra e gomarit,flasim për gati 250 vjet!e ke parasysh se çdo të thotë??
      nëse nuk e kupton!?kujto politikën e sotme,kujto dobiçët e sotme të politikës shqiptare,kudo që janë në mutin e ndarë në tresh a në katërsh!!nëse ata pashallarë nuk kishin as idenë e kombit si e njohim ne sot,përse këta ndyrësira që e propagandojnë vetëm për folklor popullor dhe tallkarje të tyre,nuk bëjnë gjë për një bashkim??
      ah tipa si ti jeni aq të trashë sa ska pykë që ju çan!!
      fatkeqsi që dini të shkruani!!për tipa si ju anafalbetizmi do të ishte gjëja më e mirë!do të kishte ndihmuar këtë komb më shumë se ky alfabetizim për budallenj!!

      Reply to this comment
  11. mali February 25, 17:25

    Per te gjithe komentuesit:Ne pellazget-iliret-shqiptaret kemi nje histori duan apo nuk duan historian te ndryshem shqiptare e te huaj,te sotem e te vjeter.Te gjithe keta qe permenden dhe deri me sot me Edi Ramen,Sali Berisha ,Ilir Meta e me tutje jane pjese e histories se kombit shqiptar duke perfshire edhe figurat e sotme e te kaluara shekullore te kosoves.Eshte budallallek ne se komenton duke thene “I mire”ose “ikeq”.Hitoria eshte histori dhe zhvillohet sipas kohes e jo sipas deshirave si komentohet nga komentuesit.Keto I them ne se flet per histori.Historia nuk pranon pasione,.ajo pranon realitet.Kjo teme nuk ka fund.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim