Nga 93 në 195 mln USD shpenzime, Shqipëria po dëndet me ilaçe

June 16, 2018 21:03

Nga 93 në 195 mln USD shpenzime, Shqipëria po dëndet me ilaçe

Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se në vetëm një dekadë importet e ilaçeve janë dyfishuar, duke dëshmuar se importi i barnave në Shqipëri është rritur në ritme të frikshme.

Sipas INSTAT, nëse në vitin 2008 Shqipëria importonte 93 milionë euro produkte farmaceutike, vitin e kaluar shifra arriti në 195 milionë euro.

Statistikat tregojnë se importi i medikamenteve është rritur dyfish nga viti në vit, të dhëna këto që tregojnë se Shqipëria po sëmuret dhe po shpenzon gjithnjë e më shumë për ilaçe.

Ekspertët japin disa arsye se pse konsumi i ilaçeve është rritur me ritme kaq të larta.

Plakja e popullsisë

Të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm në katër vitet e fundit, numri i shqiptarëve mbi 60 vjeç është rritur me 70 mijë vetë nga 490 mijë që ishte në mbi 560 mijë.

Moshat e larta paraqiten edhe si konsumatorët kryesorë të ilaçeve, pasi shpesh vuajnë nga sëmundjet kronike.

Rritja e sëmundshmërisë

Kur flitet për sëmundjet përmendet veçanërisht shtimi i sëmundjeve të zemrës, atyre tumorale dhe sëmundjeve që lidhen me shëndetin mendor.

Përdorimi pa kriter 

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, një tjetër faktor që ka ndikuar në rritjen e konsumit të ilaçeve është edhe përdorimi pa kriter i ilaçeve, shpesh pa recetë nga mjeku.

s.a/dita

June 16, 2018 21:03
Komento

4 Komente

  1. perkthyesi June 17, 07:48

    “Lavdi shtetit”, qe i semur me zor dhe nga xhepi, pasi ai e di me mire se cfare do te thote per nje pensionist ti zbrazet, e ta lere me gisht ne goje! “Rrofte demokracia”!

    Reply to this comment
  2. Mjeku June 17, 09:13

    Sot fale dhenies me koncesion te mbare shendetesise ne duar te Vilma Nusheve and Co. eshte gjendja me skandaloze e se paku 20 viteve te fundit ne shendetesi. Sot ilacet baze nuk gjenden me ne treg, ne vend te tyre ka plehra nga Maqedonia. Ilacet jane bere gangrene e atyre qe perplasen perdite neper dyer farmacish. Situata eshte e tille nga monopolizimi i tenderave ne duar miqsh qeveritaresh. Kete gjendje kaotike e perjetojne sot mbare popullsia. Shendetesia falas e Edi Rames ka degraduar ne shendetesi me mungesa ilacesh baze. Doni nje shembull?Sindroma, ilaci qe perdoret per hollim gjaku, aq i domosdoshem per nje numer kolosal pacientesh, nuk gjendet me askund. Per ta zevendesuar kete te ofrojne ca skadenca maqedone pa efekt.
    Shendetesia ka patur gjithmone probleme, por falimenti i saj i plote erdhi nga ai ish-ministri sharlatan Ilir Beqja qe e dha me koncesione abuzive te mafiozet me bluza te bardha e jo vetem.

    Reply to this comment
    • Arben June 17, 15:41

      Mire e ke Vella. Ne kemi dhene me koncesionin trute

      E kokes te gjithe si popull

      Kemi nue shekull e kusur prandaj nuk shohim dite

      Te bardhe me sy.

      Reply to this comment
  3. Arben June 17, 11:57

    Dhe si number populli me pak.

    POPULLI SHQIPETAR TRIM DHE HEROIK

    Po merr ate per te cilen ka punuar.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR TRIM DHE HEROIK

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*