Importi i mjeteve, ndryshojnë rregullat. Çfarë do bëhet me makinat e vjetra

January 12, 2018 18:23

Importi i mjeteve, ndryshojnë rregullat. Çfarë do bëhet me makinat e vjetra

Në 6 mujorin e parë të vitit 2018 pritet të hyjnë në fuqi rregullat e reja për importin e mjeteve në vendin tonë. Sipas ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi do të lejohet vetëm importi i mjeteve motorrike të cilat plotësojnë standardet Euro 4, 5 dhe 6 të shkarkimeve në ajër.

Klosi ka theksuar më herët se është e patolerueshme që të vazhdojë futja e automjeteve të vjetruara të cilat ndotin mjedisin duke ndikuar direkt në shëndetin e qytetarëve.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit në kuadër të mbrojtjes së mjedisit si pjesë e nismës së ndërmarrë së fundmi, është ndalur edhe tek rëndësia e përmirësimit të cilësisë së karburantit një kërkesë kjo e hershme e bizneseve. Ndërsa për makinat e vjetra të cilat janë në përdorim sipas ministrit duhet të ndërhyhet për të arritur standardin euro 3 të shkarkimeve në ajër.

Aktualisht në vendin tonë janë 560 mijë automjete me një jetëgjatësi mbi 20 vite ku 80% e tyre rezultojnë ndotëse për mjedisin. Sipas ISHP ndotja e mjedisit vitet e fundit është bërë shkak i mbi 40 mijë lloje sëmundjesh ku pjesa më e madhe janë rrezik serioz për jetën e qytetarëve.

January 12, 2018 18:23
Komento

6 Komente

  1. dauti January 12, 18:48

    sigurisht per llogari te biznesit te shitjes se makinave te reja do hehe e gjith kjo so cdo gje we komandojne monopolet…

    Reply to this comment
  2. A.K. January 12, 19:16

    Masa eshte e drejte,duhet te behet kontrolli i gazrave te mjetit,por kryesor besoj se mbetet karburanti i cili le shume per te deshiruar.Ketu duhet tolerance zero,po ju kete vetem e thoni dhe nuk e zbatoni

    Reply to this comment
  3. Dn January 12, 19:19

    Per mija tonelata berllog qe kur digjen prodhojne ma shume ndtje e ma shume rezik nuk ka pengesa,apo jo
    Pffu qeveri m..i qe vetem me zvath populli di per interes te nje grsuht njereze! Se e kemi luksin ne me vu kriteret si ne evrope kur as buke barkun nuk e ngin populli.

    Reply to this comment
  4. Lili January 12, 19:23

    po ta kishin dertin e ambientit,qe moti kishin vendos transport urban e nderurban si ka dhane Zoti,per me zvogelluar traffikun edhe blokimin e rrugeve nga traffiku i denduar qe krijon pollution edhe me veturat e reja, ma shume se sa veturat jashte euro4 shit..

    Reply to this comment
  5. Adih January 13, 02:42

    Gojet e liga thone, se ju do sillni plehrat nga perendimi ,te rroje sebepi ,dhe paralel me plehrat e europes ,plus edhe mbeturinat termocentrale kanceroze ,, E ku paguen me shifra shume te madha . Kurse ju beni politiken , qe te shisni makinate reja , qe i sjellin monopolet e kontrolluara nga ju .Cirreni ne parlament gjoja me njeri tjetrin gjoja kundershtare, kurse nga ana tjeter ,per te gjithe ju Zoti Minister ,byrone politike te PPSH e ndare netre pjese , ju vjen akullore e paster ,nga rafineria e WIENES . Ti i di mire z minister furnizohesh me tullona atu ,ku furnizohet Saliu e Likja ??. Kurse ne popullit na shisni karburant te pa pranueshem ,dhe me te shtrenjten ne rajon . . Vidhni dy ere ,plus na shkateruat makinat e popullit ..Kjo na ben te ulerime . Tju vij turp z Minister qe genjeni e vidhni popullin ..Ca te nenes e ca te njerkes ??

    Reply to this comment
  6. toni January 13, 14:46

    Ne Zvicer ka ne rruge akoma makina euro1si e shpjegojne kete pune injorantet shqiptare,fajin e ka kontrolli karburantit e jo makina vjeter.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*