Importi i plehrave, Hafizi: Rikthimi i ligjit, pabesi ndaj qytetarëve
Nga Arkiva
Rikthimin e neneve të ligjit për importin e plehrave në Shqipëri, për deputeten Mimoza Hafizi është një pabesi e qeverisë ndaj qytetarëve. Në një deklaratë për mediat, Hafizi tha se nënet që u hodhën poshtë 3 vjet më parë, tashmë po rikthehen përsëri dhe sipas saj kjo demotivon mbledhjen dhe shfrytëzimin e mbeturinave shqiptare.
Hafizi: Ky projektligj synon lejimin e importit të plehrave në Shqipëri përmes disa neneve që janë hedhur poshtë 3 vite më parë në ligjin e 10 tetorit 2013. Unë i mbetem të gjitha argumenteve me të cilat kjo mazhorancë e ndaloi importin e plehrave tre vjet më parë. Ka një argument të fortë politik, ligji i tre viteve më parë e bëri të pamundur zhvillimin e një referendumi, i cili ishte kërkuar përmes 65 mijë firmave dhe meqe ligji e hodhi poshtë importin e plehrave atëherë referendimi u konsiderua i panevojshëm. Prandaj fakti që ne rikthejmë nenet e ligjit kjo është një pabesi dhe mosbesim që kjo qeveri dhe mazhornacë kërkon të tregojë ndaj qytetarëve.
Ne jemi në diskutim edhe me shoqërinë civile, kam bërë një kërkesë në FB që edhe qytetarët të jenë të interesuar. Importi i plehrave prek pasurinë tonë të përbashkët, prek shëndetin e qytetarëve, por edhe demotivon mbledhjen e mbeturinave shqiptare, që nëse mblidhen në mënyrë të zgjuar ato kthehen nga burim pengëse në burim zhvillimi. Nëse kërkojmë të importojmë plehra nga jashtë do demotivojme mbledhjen dhe shfrytëzimin e mbetjeve shqiptare.
Po e miratuan kete ligj te piste atehere e meritojne vertet te quhen “Aleanca e qelbesirave” me ne krye Ramen e mafiozin Like floriri
Plehanet Eduart Shalsi dhe Ervin Bushati po perpiqen me djallezi ti sherbejne mafjes rilindjote te pleherave. Maskarenj qe nuk ndalen perpara asgjeje deri dhe ne importimin e lendeve te rrezikshme per shendetin vetem e vetem qe te mbushin xhepat se nuk i mjaftojne milionat e hashashit por duan te mbjellin vdekjen. Zoti i vrafte keta kriminele te paskrupullt!
Kjo ndodh ,sepse te gjitha qeverite tona pas 1990 kane
qene dhe vazhdojne te jene P L E H R A !