Impotenca i prek të gjithë (Pyetje-Përgjigje me Dr.Harxhin +18)

February 5, 2019 23:40

Impotenca i prek të gjithë (Pyetje-Përgjigje me Dr.Harxhin +18)

Pyetje Nr1: Përshëndetje doktor, Jam një djalë 21 vjeç. Kam 2 ose 3 muaj që ve re se penisi im nuk arrin të forcohet plotësisht. Kjo gjë më shqetëson shumë. Nuk  jam përdorues as i drogës as i alkoolit, vetëm tymos duhan. Pyetja ime është: A është kjo një problem psikologjik, apo  duhet të shqetësohem se ndoshta vuaj nga impotenca. Ju faleminderit

Pyetje Nr.2: Doktor, Jam një studente 20 vjeçe dhe jam në lidhje me një shokun e klasës. Ne kemi shumë dëshirë të bëjmë seks, por i dashuri im ndonëse e arrin forcimin penisit kur jemi akoma pa zhveshur, sapo zhvishet penisi i tij shkrehet menjëherë. Kjo na ndodh cdo herë që duam të bëjmë seks. Të lutem doktor a ka mundësi të na thuash diçka që do të na ndihmojë. Faleminderit

*****

Nga shumë pyetje që kam marrë lidhur me këtë problem, për sot zgjodha t’u përgjigjem këtyre dy pyetjeve. Impotenca është frenim i refleksit erektil të mashkullit. Impotenca mund të ndodhë në adoleshentët, sapo ata fillojnë të provojnë seksin. Impotenca takohet në burrat që janë në kulmin e forcës së tyre seksuale. Ajo është e zakonshme në të moshuarit, që ndjejnë se mosha  e tyre  ka avancuar.

Më shumë se gjysma e burrave kanë njohur një episod të rastësishëm të impotencës. Impotenca nuk njeh kufi raciale dhe social-ekonomike. Ajo vihet re në të gjitha racat. Ajo takohet në të varfërit dhe akoma më shume tek ata që jetojnë në pallate, qofshin këto edhe mbretërore. Siç shihet impotenca është shumë… demokratike.

Disa burra janë impotentë kur janë me një grua, ndërsa, kane ereksion kur janë vetëm. Burra të tjerë provojnë impotencën vetëm në disa situata të caktuara. Një burrë impotent mund të ndjehet i eksituar dhe dëshiron të bëjë interkurse me një grua, por është i paaftë të arrijë ereksionin. Ka burra që kanë ereksion gjatë paralojës seksuale, por e humbasin ereksionin kur bëhen gati të penetrojnë. Disa janë impotente në interkursën vaginale, por mund të kenë ereksion gjatë ngacmimit me duar ose seksit oral. Disa burra kanë ereksion kur janë të veshur dhe e humbasin ereksionin në momentin që penisin e tyre e shikon partnerja. Ka burra që kanë ereksion në situata kur interkursa nuk mund te kryhet, por e humbasin potencën e tyre kur interkursa është e mundur dhe pritet. Disa burra mund të arrijnë ereksionin vetëm atëherë, kur gruaja e dominon aktivitetin seksual. Të tjerë bëhen impotente sa herë që partnerja përpiqet të marë kontrollin e situatës. Disa kane ereksion kur janë me një prostitutë, por jo kur janë me gratë e tyre.

Burra të tjerë nuk tentojnë të bëjnë më seks, kur kanë provuar se janë impotentë me të vetmen grua që duan. Ka burra qe janë impotentë me gratë e tyre, por përgjigjen mirë ndaj përvojës homoseksuale. Etj, etj

Ka aq shumë lloje  impotence dhe aq shumë shkaqe për to, sa janë të ndryshme edhe rrethanat në jetën e të gjithë burrave.

Impotenca mund të ketë shumë shkaqe të ndryshme fizike. Çrregullimet kronike hormonale dhe ulja e nivelit të testosteronit, që vihet re në burrat me moshë të avancuar, mund të shkaktojë impotence. Impotenca mund të shfaqet pasi burri ka kaluar një aksident ose një sëmundje, në të cilën janë dëmtuar nervat qe marrin pjesë në refleksin erektil.

Edhe në rastet e rënda të diabetit, kur niveli i larte i glukozës në gjak i dëmton këto nerva, burri bëhet impotent. Përdorimi i alkoolit vazhdimisht, si dhe përdorimi i barbiturateve, mund të dëmtojë trupin dhe të çojë në impotencë. Burrat e operuar për kancer të prostatës, shpesh, vuajnë nga impotenca. Burrat që mjekohen për të ulur tensionin arterial të lartë mund të provojnë efekte negative në refleksin erektil nga këto barna. Kjo është një arsye madhore që mjeku duhet t’i tregojë pacientit për efektet e barit në jetën e tij seksuale. Ai duhet ta përshkruajë këtë bar, kur pacienti i di efektet negative të barit në jetën e tij seksuale dhe bije dakord me doktorin ta përdorë këtë bar.

Sido që të jetë, një burrë që fillon të provojë episode impotence të herëpashershme duhet të bëjë një ekzaminim fizik komplet. Duhet përcaktuar nëse shkaku është neuropsiqik apo fizik. Për të gjitha situatat që u përshkruan më sipër ka mjekim specifik. Këtë mjekim duhet ta drejtoje një mjek i mirinformuar, që është në gjendje të mjekojë disfunksionin seksual të burrit.

Më shpesh, shkaqet e impotencës janë emocionale ose psikologjike dhe në një farë mënyre lidhen me ankthin. Ankthi mund ti ketë rrënjët në konfliktet e fëminisë, në periudhën e zhvillimit Oedipal (marrëdhëniet nënë-djalë). Mund të lidhet me ankthin e pashlyeshëm që pëson një burrë nga një eksperiencë seksuale ose lidhje e dështuar në rrethana specifike, veçanërisht kur zbulon tradhëti tek femra që në mendjen e tij është ideuar apo projektuar si muza e burrërisë së tij.

Ankthi mund të vije edhe nga morali rigid i një burri që nuk dëshiron të bëjë seks të “pistë”, me gruan e tij të “bukur” dhe nuk është i zoti t’i pajtojë këto të dyja.

Ankthi mund të jetë krejtësisht edhe jashtë sferës seksuale. Nervozizmi ose depresioni i një burri lidhur me çdo problem që shkakton presion psikologjik të madh mbi të, mund ta bëjë burrin impotent. Nuk është gjetur ndonjë lidhje midis impotencës dhe ndonjë forme të veçantë psikodinamike. Impotenca ngelet një problem seksual serioz, pikërisht sepse është një shfaqje shumë komplekse.

Disfunksioni erektil është paaftësia për të patur dhe për të mbajtur një ereksion të fortë, qe të jetë i aftë për të kryer ose përfunduar penetrimin. Impotenca nuk ka lidhje me funksionin riprodhues të burrit. Një burrë impotent mund të ketë orgasmë, të ejakulojë dhe të prodhojë spermë. Impotenca influencon për keq në një numër funksionesh të aktivitetit seksual, që lidhen me kënaqësinë seksuale, relaksimin dhe marrëdhëniet e dashurisë.

Është me shumë rëndësi të kuptohet, se një burrë nuk konsiderohet impotent po qe se vetëm, rastësisht, nuk arrin të ketë një ereksion. Ky është një fenomen universal tek burrat. Po qe se problemi vazhdon dhe fillon të shkaktojë stres në marrëdhëniet, kjo mund të jetë koha për të shkuar tek doktori.

Viagra që ndryshe quhet Sildenafili, ka efekt shumë të mirë për shumë burra me disfunksion seksual. Ajo rrit aftësinë e burrit për të arritur ereksionin, që është një çlirim i mrekullueshëm dhe i afron partnerët me njëri-tjetrin.

Disa çifteve, që shkojnë ne seks terapi ose ne çift-terapi, për te luftuar me disfunksionin erektil te partnerit mashkull, u mësojnë të rindërtojnë jetën e tyre seksuale pa penetrim. Kur çiftet e mësojnë dhe e praktikojnë këtë sjellje seksuale, ata ndjejnë se komunikimi i tyre seksual dhe intimiteti midis tyre është përmirësuar. Ata bisedojnë më shume, ndajnë më shumë probleme midis tyre dhe qëndrojnë më shumë me njëri-tjetrin. Si rezultat gruaja përgjigjet në mënyrë më efektive seksualisht dhe është me e kënaqur. Kjo është plotësisht e besueshme po te kemi parasysh faktin, që shumica e grave nuk arrijnë dot në orgasme vetëm me penetrim. Keto çifte kënaqen plotësisht seksualisht dhe pa penetrim seksual.

Kur Viagra erdhi ne skene, edhe për meritën e padiskutueshme te Nobelistit shqiptar Ferid Murad, përdorimi i saj “ngjalli shumë të vdekur”. Shume burra riprovuan ereksionin që e kishin humbur prej kohësh. Gjërat shumë shpejt morën drejtim për së mbari. Penetrimi u vu përsëri ne fokus dhe seksi u be një qellim i arritshëm për shume meshkuj, qe për shume kohë kishin hequr dore prej tij.

Nëse kini pyetje të tjera mnd ti rendisni poshtë këtij arikulli në seksionin e komenteve nga lexuesit dhe mnd të tregojmë më shumë për problemet që ngrihen në këto dy pyetje.

Paçi fat e shëndet

Doktori

 

February 5, 2019 23:40
Komento

8 Komente

  1. Das Mädchen aus Brooklyn ( Guillaume MUSSO ) February 6, 08:57

    kur lexon te tilla shkrime ,te japin pershtypjen
    sikur i kopjonte nga diku dhe i sjellin gjasme i perkasin atyre shqiptare e kjo jovetm nga ilustrimi ne foto ,
    qe e kan ber te zakoneshme gazetaret e kazanit shqiptare .

    Si nuk mesuan njiher kta njerez ,te mos jen Siperfaqsore mor Zot !!!
    Njelloj si foto e politikaneve qe i zbukurojn nepermjet Fotoshop-it ,bejn djallin Njeri !

    Sinqerishte ne ate vend s’eshte asgje ne rregull dhe me e keqja eshte se asnji aty ,nuk ben dicka kunder , te ulen kembet ne toke ne ate Bote medieatike e gjithandej .

    Kthyer temes ne fjale .
    Eshte nji teme e nji shoqerie te huaj joshqiptare ,
    nga menyra si trajtohet ne shkrim edhe pse raste tilla aty ne ate gjendje sot mundet me pas .
    Impotenca eshte gjenetike mendoj un .
    (interesante sot cfar ndodh me te rinjte ,kjo impotence ,se ne rinin ton sapo beje takimin mbas pallati me te dashuren ,te shperthente pullet e pantallonave e bote vaki thyente noj xham dritareje 😉 )

    Apropo impotenca . Ne shoqerin shqiptare sot e shef impotencen si nji semundje qe ka kapur te gjitha shtresat e shoqerise dhe kudo ne cdo pjes te trupit ,
    nga genitalet mes kembeve e deri ke trut brenda kafkes ,
    gje e cila reflektohet kudo ne jeten shqiptare ne shoqeri si reagon ,ne politike ,ne media qe eshte shndruar pothuaj ne nji bordello dhe ka dal totalishte nga roli i saj i vertete edukues kulturues orientues per shoqerine ,

    pra c’po ndodh me shqiptaret ,ku jan duke shkuar ,hapni syt ,sa nuk eshte vone impotenca eshte nji jete paShpirt …

    Reply to this comment
  2. Z/K February 6, 15:57

    Arbitria qe pret te ekzekutohet penalltia nxjerr karten e kuqe dhe e nxjerr jasht loje lojtarin prane portes se portierit ne shtrat.E cila pret ta shtryllin per vdkeje topin bashke me koken e topit,ti nxjerrin shkumben.
    Ti doktor Harxhi boll i ditur per seksologjin.Nuk le gja pa than e zhbirilu.Por per dy pacientet qe te bene pytje nuk i dhe pergjigje.

    Reply to this comment
  3. Nje I moshuar February 6, 16:53

    Doktor, petjen e kam si vijon: Nga ana shkencore dhe praktike, a ka kufi moshe berja seks tek meshkujt, qofte edhe me barna? Se tek femrat besoj se nuk paraqet problem.

    Reply to this comment
  4. ehe February 6, 18:33

    Si ishte kjo qe burri behet impotent kur e tradhton gruaja tek e cila kishte gjetur muzen e burrerise?
    Po a je ne terezi o doktor
    Po pse ka akoma burra qe mendojne se ndonje grua e vecante i burreron?
    Po grate jane te gjitha njesoj, mirmengjes o interes, edhe ato qe dashurojne kane iluzionin e perkohshem se dashurojne ose kane pare shume filma.

    Reply to this comment
    • Tartufi February 7, 19:00

      O Xha. Braho,,,, mos shkruaj per dy muaj ,se I ke thene sot te gjitha,,, u mata te shkruaja dhe une Tartufi per kete
      teme kaq te kendeshme,,,por kur lexova reshtin tend,,,u
      dhjeva se qeshuri ,,, dhe thashe ,, Kampioni sot eshte
      Xha Brahua,qe te ben gjemen,mire eshte mos ta marin vesh ,ato te ipotenteve ,qe nuk ju ngritet ,se do ta rjepin
      Brahon per te provuar nje here kete embelsi te Xha Brahos .

      Reply to this comment
  5. BK February 6, 19:52

    Problemi eshte i njenjte tek te dy rastet..
    Ne te gjitha rastet kur shfaqen probleme ne aktivitetin seksual, nuk duhet besuar shume tek gjendja emocionale, ne te kundert, eshte humbje kohe.

    Impotenca seksuale, shkaktohet ne 90% te rasteve per shkak te menyres se jeteses, dhe vetem 10% mund te jete gjenetike.

    Rastet e mesiperme, mund te mjekohen brenda pak diteve me kete terapi:
    1 – Duke u konsultuar me nje farmacist te mire, partneret duhet te trajtohen me kompleks mineralesh dhe vitaminash, ku te perzgjidhet formula me e mire, qe perfshin te pakten 8 lloje lendesh minerale dhe 11 lloje vitaminash.

    Mire eshte qe kompleksi te jete prodhim italian per te qene te sigurte.
    2 – Eshte i domosdoshem perdorimi i nje antibiotiku per infeksionet urinare dhe te prostates prej 5 – 7 dite.
    Ditet e para, mund te ndjehesh me keq. Pas mjekimit performanca seksuale duhet te arrije 100%.

    Ne rast se pas ketij mjekimi, nuk permiresohesh, duhet ti drejtohesh mjekut specialist, sepse nje semundje tjeter mund te jete shkaktare.

    Gjithashtu duhet te konsumohen disa produkte qe permiresojne aktivitetin seksual:

    – Speci djeges i kuq,
    – 3 arra ne dite.
    – 3 kokrra fiq, tani te thate.
    – 50 – 70 gram raki te mire ne dite.
    – konsumimi i hithrit, brokolit.

    Edhe pas mjekimit, eshte e domosdoshme qe here pa here ky trajtim me medikamente te perseritet.

    Reply to this comment
  6. Z/K February 7, 21:44

    Burrave iu duket ne vend mungesa e impotences.Nuk iu ngrihet luaje shtryedhe nga te duash nuk pergjigjet e rrin i ngrysur koke varun.
    Po femrat,a e kane kete siklet.Sepse si ti shikosh te gjalla ashtu dhe te vdekura njisoj e kane vijzimin.

    Reply to this comment
  7. es wird immer heiß hier ;) und die Frage lautet: Kriegst nicht Hoch oder kriegt nicht hinein ?? February 8, 12:16

    sa i takon femrave ,i takon atyre vet te japin mendimet e tyre .
    (femrat jane me te favorizuara nga Zoti ne kte pjes te trupit ,
    eshte e pamundur ta kuptosh sepse mbi siperfaqe ,nuk dallon dot asgje ,ne thellesi nuk shikon dot , eshte kaq diskrete ajo pjes e trupit te femres . Femra mo !
    Mbuluar me Mister . E padeshifrueshme . 😛

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*