Imuniteti i Saimir Tahirit, Balla: S’bëhemi pengesë

October 19, 2017 17:22

Imuniteti i Saimir Tahirit, Balla: S’bëhemi pengesë

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me mbledhjen e Këshillit të Mandateve, të thirrur nga PD për të diskutuar mbi imunitetin e deputetit Saimir Tahiri. Në lidhje me kërkesën për arrestimin e Tahirit, Balla tha se PS nuk do bëhet pengesë për asnjë kur bëhet fjalë për drejtësinë.

Nuk ka për të pasur asnjëherë në kuvend një votë të PS kundër drejtësisë. Jemi këtu për t’i qëndruar fortë mesazhin që iu kemi dhënë shqiptarëve'”, tha Balla.

Përpjekje idioteske të Halimit apo Halimëve të gjerë të PD për ta kthyer këtë procedurë ligjore të drejtësisë në një teatër në interes të hallit të PD dhe jo në interes të PD.

Ka një dallim të madh ndërmjet grupit të PS, PS dhe Ramës, me hallexhinjtë e PD dhe hallexhinjtë e tjerë që i janë bashkangjitur. Ne jemi këtu në një luftë për drejtësi, ndërsa ata në një luftë për pushtet.

Duhet tua them të gjithëve qartë se këtë ngjarje e keni njoftuar ju si media, disa orë para se materiali të mbërrinte në prokurori.

Në bindjen tonë që për këdo, për çdo rast, ne do ta bëjmë procedurën njëlloj, edhe në rastin në fjalë, edhe në raste të tjera, me qëllim që beteja jonë për drejtësi  të mos ketë pengesë. Edhe në këtë rast drejtësia është fjala e vetme, nuk kemi asnjë kompromis.

Jam i bindur që shumë shpejt kryetari i kuvendit do bëjë njoftimin përkatës për këtë sikurse kryetari i grupit parlamentar dhe anëtaret e PS në këshill iu ka bërë të njohur njoftimin për këshillin.

Kukuvajkat që këtë teatër të hallit të tyre për pushtet duhet ta dinë që janë kukuvajka që reformën në drejtësi nuk e mbështetën kurrë.

Do ketë sonte mbledhje?

Ne po bëhemi gati për të mbërritur në godinën e kuvendit dhe për të qenë në dispozicion.

Nuk ka për të pasur asnjëherë në kuvend një votë të PS kundër drejtësisë. Jemi këtu për t’i qëndruar fortë mesazhin që iu kemi dhënë shqiptarëve.

October 19, 2017 17:22
Komento

4 Komente

  1. floriri i Bençes October 19, 21:19

    Kujt drejtesie, asaj te Dhalles dhe Visho Ajazit? Ate drejtesi i tregoni popullit shqiptar? Pra drejtesine e Sali Qenit, drejtesine e Zenit, Argjites, Fazlliçit, Rruges se Kombit, Detit Jon, 21 janarit me kater fukarenjte e masakruar?
    Jazek ju qofte, edhe ju jeni bandita, jeni vellezerit e Sali Qenit dhe Lulushe detit jon.

    Reply to this comment
  2. Lili October 20, 05:56

    Atehere ma e ndershme eshte qe vete ish ministri te beje kerkesen per heqjen e imunitetit , apo te jape doreheqjen e mos te njolloset institucionet e shtetit,ne qofte se mundemi me perdor kete term per albanistanin tuaj.

    Reply to this comment
  3. Mark .U.K October 20, 09:44

    floriri i bences: Meso te shkruash nje here o sekretari i partis se fshatit me kater klas.

    Reply to this comment
  4. Mark .U.K October 20, 09:49

    Vertet nuk mund te beheni hapur penges.Sikur te mos ishte Europa ju pa bere ate qe e perdorin tropojanet qe thon:Pa e q. nanen nuk do e kishit dhen ate dakortsi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*