Imuniteti i Tahirit vendoset sot, PD kundërshtoi shtyrjen

October 21, 2017 09:00

Imuniteti i Tahirit vendoset sot, PD kundërshtoi shtyrjen

Në orën 10:00 pritet mbledhja e Këshillit për Mandatet dhe Imuniteteve për të vendosur mbi imunitetin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ka qenë ky vendimi që kryetari i këshillit, Gramoz Ruçi i ka komunikuar mbrojtjes së Tahirit në përfundim të mbledhjes së të premtes, pasi ka dëgjuar pretendimet e të gjitha palëve, përfshirë të opozitës dhe prokurorëve.

Mbledhja filloi me avokatin e Tahirit, që kërkoi shtyrjen e marrjes së vendimit, duke deklaruar se, një mbrojtje e arsyeshme kërkon një afat kohor prej 3 ditësh. Kërkesë kjo që ka shkaktuar një debat mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. 

October 21, 2017 09:00
Komento

1 Koment

  1. Kasandra October 21, 12:53

    Vlera e një deputeti!?
    Heqja e imunitetit të një deputeti mbi bazën e një dyshimi të arsyeshëm për ta hetuar dhe gjykuar nuk tregon drejtësi, por vartësi të Kuvendit nga Prokuroria dhe qëllime të dyshimta. Heqja e imunitetit të një deputeti në këtë mënyrë është ekzekutim i dinjitetit të tij politik dhe njerëzor. Vaj halli ç’mund të bëhet me një qytetar të thjeshtë!
    As deputetët e as Kuvendin e Shqipërisë nuk i nderon një maskaradë e tillë që, natyrisht, është më “demokratike” se sa eleminimi fizik i një deputeti aktiv kundërshtar siç ka ndodhur më parë. Edhe kësaj i thonë pak a shumë “vdis pa të dua”!
    Një ligj që lejon një veprim të tillë së prapthi i ka hapur rrugën abuzimit për qëllime politike, ka minuar besimin e deputetit e të popullit te këto organe ligjvënëse dhe ligjzbatuese që me veprime të tilla e varrosin njeriun pa vdekur akoma duke e turpëruar publikisht në shumë mënyra. Imuniteti nuk pengon për ndjekjen e problemeve deri në faktimin e tyre nga organet përkatëse. Tani heqja e imunitetit të deputetit është kthyer në një gjyq për të vërtetuar akuzat e ngritura me hamendje. Deri sa të sqarohet problemi dëmi është bërë, personi dyshohet e përgojohet, autoriteti i pushtetit dhe besimi te ai janë goditur, uniteti është cënuar, shoqëria është dëmtuar. Partitë politike humbasin. Fiton keqbërësi! Më të fituar do të jemi kur të gjitha këto të parandalohen. Kasandra.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*