Imzot Rrok Mirdita pëson hemoragji cerebrale gjatë meshës
Kreu i kishës katolike Imzot Rrok Mirdita ka pësuar hemoragji cerebrale dhe është shtruar me urgjencë në spital.
Mësohet se kleriku i lartë katolik është ndjerë keq paraditen e sotme ndërsa drejtonte meshën në kishën katolike të kryeqytetit.
Burimet spitalore konfirmuan për Ora News se bëhet fjalë për hemoragji cerebrale dhe Imzot Rrok Mirdita është nën kujdesin e mjekëve në Shërbimin e Neurokirurgjisë.
Ende nuk ka shumë detaje për gjendjen shëndetësore të kreut të kishës katolike.
I uroj sherim te shpejte!