FOTO: Inaugurohet aksi Lin-Pogradec, “një nga rrugët më të bukura”

September 1, 2018 12:00

FOTO: Inaugurohet aksi Lin-Pogradec, “një nga rrugët më të bukura”

Plot 16 kilometrat rrugë Lin – Pogradec, tashmë janë rikonstruktuar tërësisht. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri bashkë me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro inauguruan përfundimin e punimeve, duke theksuar se aksi ofron të gjithë elementët e sigurisë

“Rrugë e kategorisë C1 me të gjitha elementët e sigurisë rrugore, elementët dekorativë, ndriçim dhe një trotuar që është një projekt goxha i veçantë për shkak të liqenit si një pasuri që ne e kemi. Trotuari fillon në Lin dhe përfundon në Pogradec. Është një rrugë që i ka të gjitha parametrat e plotë dhe me një cilësi shumë të mirë punimesh, me nënkalime këmbësorësh dhe me të gjithë elemenët e sigurisë rrugore”

Ministri Gjiknuri vuri theksin edhe te aksioni i pastrimit të vijës së liqenit nga ndërtimet pa leje

“Po të kthejmë kokën përpara pak vitesh, kjo pamje e liqenit, pra mbi 16 kilometra ka qenë totalisht tjetër. Një rrugë e ngushtë, e shkatërruar dhe një liqen tërësisht i zënë nga ndërtimet pa leje. Sot që flasim kemi një breg të liqenit tërësisht të transformuar, një nga veprat më të bukura. Kushdo që do të vijë në Pogradec, një qytet që ka shumë atraksione turistike do të shohë një nga rrugët më të bukura të realizuara në vendin tonë. Ky do të jetë standardi i qeverisë shqiptare për të gjitha rrugët e reja dhe kantieret që ne po hapim dhe që do ti përfundojmë në këto 3-4 vitet e ardhshme të qeverisjes sonë

Gjiknuri dhe Qendro, më pas inspektuan edhe punimet që po vazhdojnë në një tjetër vepër infrastrukturore, tunelin panoramik në hyrje të qytetit të Pogradecit. Ky segment do të ketë një gjatësi prej 1 kilometër.

o.j/dita

September 1, 2018 12:00
Komento

8 Komente

  1. specialisti September 1, 12:49

    Bukur

    Reply to this comment
  2. lejlek September 1, 13:05

    Faleminderit ! Por nese shihni fotot e shume viteve perpara bregliqeni ka qene i “blinduar” nga rrepe shekullore nga dora e zotit . Sepse ata qe nuk kane jetuar prane brigjeve te gjolit tone , nuk e dine se kur egersohet ai kethehet ne nje “perbindesh” te llahtarshem , te frikshem por dhe shume madheshtor…. Dhe keto bukurira ne foto atij nuk do i duhen nje gjysem ore per t’i bere inekzistente.( e kam fjalen per rrugen e bicikletave shume te mrekullueshme dhe per disa rrenje pisha bregut qe nuk kane vend aty)
    Edhe nje here faleminderit miq!

    Reply to this comment
  3. nje qytetar September 1, 13:52

    Lejlek bjere dakord me veten te pelqen apo jo? Leri pallavrat

    Reply to this comment
  4. Plasini syt o bandat e hajnise qe slat buxhet rrugesh pavjedhur . September 1, 15:14

    Kjo eshte Shqiperia Europiane

    e cila mundet te ndertohet vetem nga pushtetar Qytetare

    por kurr stallier bajgash ,fshatere ,katunare ,shpellare ,

    ardhur me turmat vandale ne qytet ,e formuan bandat
    politike ,

    duke shfrytezuar largimin e qytetareve ne Emigracion .

    Kurr me ska me ardh ne pushtet shpellari-fshatari-katunari
    kjo bakterie toxike e qytetarise

    Reply to this comment
  5. Poradecari September 1, 19:42

    Megjithese u mbushen plot 9 vjet e gjysem per te bere keto 16 kilometra, ne fakt rruga nuk ka mbaruar akoma. Punohet akoma ne kilometrin e fundit, para se te hysh ne Poradec, ku dy shembje masive te Kalaja e Qytetit e kane mbuluar rrugen plotesisht dhe lezizja vazhdon ne pjesen e devijuar. Ç’është kjo ngutje patologjike vetem per propagande? Mbarojeni njehere, pastaj shisni mend!

    Reply to this comment
    • u shqetesuan se pane nusen para dasmes Fanatiket e injorances ! September 1, 22:07

      Nuk shofin Mrekulline qorrat militante ,
      por mburrjet .
      E tmerreshme ku ka degjenruar ai tru shqipcari .
      Un s’jam e s’kam qen kurr i politizuar ,
      por gezohem per cdo veper ,qe con perpara Shqiperine
      dhe lehetson jeten e shqiptareve i ndryshon Fytyren Shqiperise vs Botes qe na rrethon

      Reply to this comment
      • Poradecari September 2, 08:37

        Nuk behet fjale fare per militante. Ato qe jane shkruar me siper jane te verteta. PD beri rruge me nivel shume te ulet. PS po ben rregullime me kosto shume te larte. Problemi eshte se rruga buze liqenit te Poradecit, ne breg te liqenit, heq perfundimisht mundesine per shfrytezimin e bregut per kilometra te tere. Projekti qe u be ne kohen e PD ishte i gabuar (rruga duhet te ishte me siper, per te mos hequr mundesite e zhvillimit turistik bregliqenor ne vitet e ardhshem), ne keto kohet e qeverise PS u bene vetem disa permiresime, por i njejti projekt. Vec duhet te jesh poradecar qe ta kuptosh, qe te te dhembe ai vend, ndryshe shkruan si ti me siper, ne menyre emocionale.

        Reply to this comment
  6. Aleksander Thana September 2, 05:04

    Eshte e bukur, ne ate vend te bukur, por ajo dhe te tjerat duhen mirembajtur qe te jene gjithmone te atilla. Te pakten kjo qeveri punon.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*