Incident me autobusin e Skënderbeut në Beograd, “ngujohet” delegacioni i klubit korçar

November 2, 2017 09:23

Incident me autobusin e Skënderbeut në Beograd, “ngujohet” delegacioni i klubit korçar

Edhe pse u mendua se gjithçka do shkonte mirë, ka pasur sërish probleme për skuadrën e Skënderbeut në Bograd para zhvillimit të takimit ndaj Partizanit të Beogradit.

Problemet e para janë hasur kur skuadra korçare është kthyer nga stadiumi ku zhvilloi stërvitjen e fundit dhe gjatë rrugës për në hotel, autobusi është përplasur me një bordurë.

Ka qenë një përplasje e lehtë, por nga drejtuesit fillimisht është menduar si diçka e stisur.

Nuk mjafton me kaq pasi në momentin që delegacioni i klubit korçar ka mbërritur në hotel, është prishur dera elektrike e furgonit, kjo ka bërë që ata të qëndrojnë të “ngujuar” për gati 10 minuta deri sa problemi është zgjidhur.

Këto kanë qenë incidentet që kanë ndodhur gjatë qëndrimit të ekipit të Skënderbeut në Beograd, gjithçka tjetër mësohet të ketë shkuar shumë mirë deri tani.

Kujtojmë, që Skënderbeu luan sot në orën 19:00 ndeshjen e kthimit ndaj Partizanit të Beogardit, e vlefshme për Europa League.

November 2, 2017 09:23
Komento

1 Koment

  1. demo November 2, 10:15

    Shpertheu njehere nje pusete haleje dhe fluturoi kapaku qe vrau nje person.Ishte atentat i qellimshem?Kapaku ishte bllokuar hermetikisht,gazi metan qe leshojne mbetjet njerezore u grumbullua dhe shpertheu.Edhe veza te vret po e poqe ne prush.Edhe dera autobuzit prishet.Edhe shoferi gabon dhe godet trotuarin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*