Kuptova pse komentuesit e shkrimit tim në DITA kishin të drejtë

June 14, 2016 10:02

Kuptova pse komentuesit e shkrimit tim në DITA kishin të drejtë

Zenepe Luka

– Përse e vendose emrin tim në gazetë?, më tha ai. -Përse nuk e arrestove personin që goditi gazetaren, por e more në mbrojtje?, i thashë unë…

 

Pasticeri – kafe “Izraeli”në Vlorë, është lokali im i preferuar, ku pi kafen e mëngjesit. Shkoj atje, jo vetëm pse gjen të gjitha gazetat e ditës, por edhe për shkak se pronare e lokalit, është një grua intelektuale izraelite, Shira, që sjell zërin e grave të vendit të saj, në Fondacionin Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”, që unë drejtoj.

Por, kjo ditë e parë e javës, përveç përmbytjes së Vlorës dhe mungesën e energjisë për 12 orë, solli edhe një incident në prani klientëve të shumtë, që më shqetësoi tepër, por si në çdo rast, klientët të njohur dhe panjohur, më dhanë të drejtë.

Ende pa u ulur në tavolinë, më drejtohet me tone të larta, në befasi ish-shefi i policisë së Vlorës në vitet 1996-97, Et’hem Kurti.

 Po ti, moj, përse ke vënë emrin tim në gazetë, ç’lidhje kisha me Mozi Hallën që të goditi ty në mitingun e opozitës?

Atëherë u kthjellova dhe pashë nga afër se personi ishte dora vetë, ish shefi i policisë së Vlorës,në vitet 96-97, që nuk kisha rastisur ta shihja prej vitesh. Kuptova se revolta e tij në publik, kish të bënte me shkrimin e botuar ditë më parë tek gazeta “Dita” me titull “Dhunuesi im dhe një sms Saliut për Lirinë”.

Befasia tjetër qëndronte se ky ish polici i kohëve më të vështira në Vlorë, duet me Sokol Mulosmanin, ishte në tavolinë, me ish nënkryetarin e PD, po në ato vite, z.Esat Hasani, që më ka mbrojtur dhe sot e gjithë kohën i përkulem me nderim e mirënjohje.

Sigurisht një e folur e ashpër në lokalin e mbushur plot, nuk mund të kalonte në heshtje nga ana ime, me gjithë përmbajtjen që më karakterizon.

-Pse të duket e padrejtë vendosja e emrit tënd, dhe nuk vlerëson mesazhin, që përcjell shkrimi. Ti ishe aty, më 29 maj të 1996-s, në mitingun e opozitës, kur gazetarja u godit, përse nuk e arrestove, por e more në mbrojtje? Ishe në krye të detyrës si polic, apo militant i partisë që dhe urdhër të goditet gazetarja? Keqardhje, që edhe pas 20 vjetësh ke po atë mendësi. Në vend që të më kërkosh ndjesë, bën këtë sjellje në publik, – ia ktheva.

Për shkak të dialogut të ashpër (u përmendën shumë fjalë të pahijshme që nuk dua t’i shkruaj), që shqetësoi klientët, u detyrova të largohem pa e pirë kafen e lexuar gazetat e ditës, duke ia paguar kafen ish shefit të policisë, një tjetër mesazh, që fton për mirëkuptim, sido që isha viktima e urdhrit të dhënë prej tij.

Tek dera më përcolli buzëqeshja e Esat Hasanit dhe  mirënjohja e klientëve të shumtë, që duke më rrahur supet më thanë:

–  Bëre mirë, që ike, nuk ke pse të merresh me ish-policët e Berishës.

Buzëqeshja e Esat Hasanit, fliste shumë

Gjatë debatit të ashpër me ish-shefin e policisë, pashë që u ndje ngushtë Esat Hasani, që pinte kafen me të, që mbante kokën ulur dhe që më përcolli me buzëqeshje.

E kam thënë edhe në librin e jetës sime, se shumë drejtues të Partisë Demokratike të periudhës së trazirave, kanë qenë dhe mbeten miqtë e mij sikurse janë: I ndjeri Elham Sharra, ish kryetari i bashkisë, Agron Shehu ish nënkryetari i partisë, Bujar Leskaj, ndërsa me z. Hasani lidhet një ngjarje e 10 majit të vitit 1998, ditën që u vendos tritoli në banesën time…

***

Ish nënkryetari i PD, që ishte në një tavolinë me të, (i cili më shpëtoi jetën në mitingun e të djathtës), në 10 maj të 1998-s,  në mbrëmje më vendosën tritolin në banesë.

Pasditen e kësaj date bëhej një miting i PD në pallatin e Sportit, ku do të fliste Azem Hajdari. Ishte i pari aktivitet i këtij subjekti politik pas ngjarjeve të 1997-s, çka përbënte një lajm të rëndësishëm për gazetën.

Paraqita dokumentin e gazetares dhe u gjenda në derën kryesore, ky qëndronin dy djem. Njëri prej tyre, që dikush e thirri Agim, më zuri për krahu dhe më nxori në oborr duke më thënë:

“Ti, gazetarja e gazetës “Koha Jonë”, kërkon të hysh në mitingun tonë?Largohu me të mirë, se do të hash plumbin…”

Tritol-905x395Pasi i kërkova mbështetjen përfaqësuesit të OSBE z. Aldo Tenishi, iu drejtova z.Esat Hasani, nënkryetarit të partisë, që ishte disa metra më tej. Ai u shqetësua shumë. Më mori për krahu dhe më tha:

-Eja me mua, do të fus unë në sallë dhe të guxojë njeri të të prekë. Ti je gazetare, do të bësh detyrën…

U futa në mitingun e egërsuar dhe u detyrova të largohem vetë, kur Azem Hajdari e nisi fjalën e tij me gazetën “Koha Jonë” dhe gazetaren e Vlorës.

Pas 5 orësh të atij mitingu, u krye akti fundamentalist, vendosja e tritolit në banesën time…

Esat Hasani ishte në grupimin e intelektualëve të përmbajtur, njeri me kulturë, larg ekstremizmave, ndaj edhe u spostua, ndërsa për mua dhe mijëra qytetarë të ndershëm të Vlorës, ai meriton mirënjohjen…

Dy fjalë për komentuesit e shkrimit në gazetën Dita

Pas incidentit të ndodhur në ditën e sotme dhe heshtjes së Dr.Berishës, pas sms të dërguar prej meje, u ndala sërish  tek komentet që i kanë bërë mbi 100 persona, shkrimit të botuar tek gazeta “Dita”.

80 përqind e tyre, dashamirës të shkrimeve të mia, megjithë mbështetjen më këshillojnë se kam gabuar, sepse nuk mund të ulet të pijë kafe viktima me autorin, se kërkesa ime dhe mesazhi që doja të përcillja, mund të bëhet pas 20 vjetësh, se shpirtgjerësia jote, nuk mund të bashkëjetojë me egërsinë e njerëzve, që kanë bërë krime etj., etj.

Një 10 përqindësh, më mbështesnin totalisht, se shoqëria e sotme ka nevojë shumë për këto mesazhe dhe se janë intelektualët ata që duhet ta përcjellin të parët. Pjesa që mbetet ishin ata, që fajësonin gazetën dhe gazetaren dhe iu bënin lavde dhunuesve dhe urdhëruesve të tyre.

Sot jam menduar gjatë dhe po e them publikisht: Po, miq të mi, ju 80 përqindëshi i komentuesve, keni të drejtë. Mesazhi im ishte i parakohshëm, ai nuk mund të kuptohet nga dhunuesit e njerëzit e inkriminuar. Ata nuk mund të ndryshojnë, sado, ti viktima i shtrin dorën e pajtimit. Këtë e përjetova edhe në incidentin me ish-shefin e policisë së Vlorës, që mori në mbrojtje dhunuesin e 29 majit të vitit 1996.

 

June 14, 2016 10:02
Komento

18 Komente

  1. Jimi June 14, 12:44

    I the’ po kujt i the’!?

    Reply to this comment
    • raimond vlonjati June 15, 05:33

      Natyrisht ai ish shefi i policise ka bere shume gabim qe esht marre me ty dhe qe ka perdoru fjalor te ulet

      Por nga ana tjeter ti moj Zenepe Luka , je pa asnje dyshim nje Mjerim i gazetarise shqiptare ,

      Gjate vitit te zi, 1997, ti ke qene simbol i njjeriut mizerabel,
      qe e perdorte fjalen e lire ne gazete, per te ekzekutuar opozitaret e PD-se duke bere zedhenesen dhe SPIUNEN e Bandave .

      Ti ke qene ne ate kohe e vetmja bandite femer, qe stigmatizoje ne ate pacavure gazete “Koha Jone” njerezit e opozites qe jetonin ne Vlore ,
      duke i quajtur si”njeriu i Berishes” , ne menyre qe, pastaj te shkonin bandat dhe ti ekzekutotnin

      Dhe mos kujto se jam ndonje i djathte , se jam tifoz i Enverit, ( natyrisht per ato qe ai beri mire dhe beri shume fare, jo per krimet )
      por kjo nuk me ndalon qe te jem i drejte edhe me meriten e kundershtareve ,

      Sepse, te gjithe duhet te dijne se njerez te tille, me ndergjegje kriminale, si puna jote moj Zenepe,
      duhen demaskuar e diskretituar duke e bere shembull se si ,
      nuk duhet te jete nje gazetar i shtypit te lire dhe te pa-varur, ne nje vend qe aspiron per demokraci perendimore

      Reply to this comment
  2. Hektori June 14, 13:21

    E dashur gazetare, shyqyr, qe me ne fund tu mbush mendja…Bukur titulli i shkrimit..Vertete nuk mund te behet paqe me Berishen dhe sorollopin e tij.Ai duhet te shkoje perpara drejtesise.
    Nga ana tjeter ti vije turp atij Komisarit, qe pas 20 vjetesh te hakerrehet. Kjo eshte deshmi e qarte se kush e ka qeverisur kete vend, dhe kush e ka drejtuar policine e shtetit.

    Reply to this comment
  3. Led June 14, 16:27

    Durim, shoqeria jone do kohe qe te behet nje shoqeri civile, dhe te tregoje nje educate te lart qytetare sikurse nen-kryetari I PDs qe ju permendi. Do te duhen vite dhe mija m3 uje deti te shplahemi nga mediokriteti dhe babezia per pushtet dhe te behemi humanist dhe te thjeshte

    Reply to this comment
  4. Andoni June 14, 16:34

    E verteta qe duhet thene eshte se asnje gazetar tjeter ne kete vend, nuk e ka karakterin e gazetares Luka>Te tjeret jane lapanjoze, jane bere milardere duke abuzuar me profesionin.Eshte per te admiruar, qe mbetet njesoj si ne fill te karieres dhe ne vijimesi.
    Por ne kete vend, triumfojne te korruptuarit dhe jo i ndershmi.Kjo eshte Shqiperia Jone.

    Reply to this comment
  5. PO,PO June 14, 18:15

    GAZETARJA ZENEPE LUKA , ESHTE NJERI QE TE IMPONON RESPEKT . FALEMINDERIT ZONJE , QE EDHE MBAS KAQ VJETESH E NGARKESASH NEGATIVE QE TE KANE NDJEKUR , KE MBETUR AJO QE KE QENE ! NJEREZ TE TILLE , JANE TE RRALLE NE KETE SHQIPERINE TONE , QE EDHE PAS 26 VJETESH , NUK DUKET FUNDI I TUNELIT TE
    “TRANZICIONIT” .

    Reply to this comment
  6. harillaqi June 14, 19:13

    Azem Hajdari,e hengri te semes,se Saliu ja ngriti patkonjet nga dielli,por çfare te bejme me Saliu qe na ka gjete belaja e madhe? Ky kafshe me fytyre njeriu po na shkaterron,qe vaft ne ferr sa me pare.

    Reply to this comment
  7. Emigranti June 14, 21:08

    Respekte gazetare, por ndjej qe je dorezuar.Ke te drejte, cfare ke hequr ti vetem ne respekt dhe ushtrimit te profesionit te gazetarit, perseri je e forte, e pamposhtur.
    E di cafre me ben cudi kur lexoj shkrimet dhe shqetesimet e kesaj gruaje kurajoze, qe nuk e mbeshtesin keto shoqatat e gazetareve.Po ky Lesi, cfare ka bere per kete gazetare, qe ka mbajtur dhe mban barren e gazetes Koha Jone per periudhen me te veshtire, qe ka kaluar Vlora dhe Shqiperia.. Por, sidoqofte Luka mbetet gazetarja model..
    Respekte dhe jete te gjate dhe mos na ligeshto ne fansave te tu qe te dorezohesh.Qendrove ne kohe me te veshtira, mos u jep perpara ketyre plehrave.

    Reply to this comment
  8. LLL June 14, 21:47

    Zenepe , nuk të njoh por , të respektoj se ke qenë kundër monstrës Sali .
    Nuk të lejohet ty , gazetare e rrebesheve të bësh kapërxime pindarike . Edhe sot flet me mëndjelehtësi :Të gjithë ata që janë sot me Saliun , janë si Saliu dhe më të ndyrë se Saliu .Esat Hasani që lëshon buzëqeshje majtas duke qënë i Partisë Fashiste të Saliut , është një dallkauk që s’meriton respekt !!

    Reply to this comment
  9. Nemo June 14, 22:22

    Kafe pihet vetem le ste qe kupton gabimin e kerkon falje. Bile edhe ne nje rast te tille duhet menduar nese ia vlen te ulesh me njerez te tille ne tavoline.

    Reply to this comment
  10. himarioti i ndershem June 14, 22:55

    Po i mbyll leximin e shtypit te dites me kete shprim prekes, por edhe shume domethenes te gazetares Zenepe Luka.
    Zonje, nuk te kuprojne ate qe thua e ben, jetojme ne nje vend ku dominon urrejtja, shqiptaret, te udhehequr nga politika, jane te percare dhe nuk i bie ne mend per mesazhet e tua… qe vertete stojne ne kete shoqeri mizereabel.
    Sidoqofte, je modeli qe na duhesh…
    Do nje keshille prej meje.
    Varua te gjitheve, sfidoi dhe te moa ia vije veshin fare ketij komisarit tye policise qe te ka zemeruar.Sa gjallesa ka ne kete bote, mos u kushto vemendje…,vazhdo rrugen tende, zonje e nderuar. Une jetoj ne Himare dhe ndoshta do te te kerkoj te pime nje kafe atje tej :Izraeli:

    Reply to this comment
  11. Joni June 15, 00:28

    Shoqja Zenepe pasi nxiti djegien e Vlores dhe Shqiperise, kerkoka ti ulen ne gjunje dhe ti kerkojne falje pse nuk e kane mbrojtur per nje te “goditur”. Sic duket ka mbetur pa buke fhe ka nisur te zhgaravise “kujtimet” e saj. Gjithsesi, eshte e papranueshme te goditet nje femer. Por soj e sorollopi i Mozit dhe vete shoqes Zenepe nuk kane kerkuar ende falje per krimet qe i kane bere shoqerise shqiptare prej 1945 e deri me dot.

    Reply to this comment
  12. demo June 15, 05:31

    Ti lufton me pende zonje,ata qe te ulen ne tavoline pacin faqen e zeze,i denofte krijuesi

    Reply to this comment
  13. analisti nga larg June 15, 08:47

    Vlora e bukur me njerez te ashper.Ky eshte perfundimi i shume shqiptareve, sjellje te padenja, fjalor banal. Nuk mund ta kuptoj se si mund te sillesh keshtu mor z.ish shef policie me nje gazetare, ne prani te klienteve te tjere.Po ky Tahiri, kur lexoi shkrimin perse nuk te shoqeroi ne polici per prishje te rendit publik.Sigurisht, kjo sjellje ben pershtypje per nje gazetare te vertete, nje grua te ndershme, nje model i intelektuales qe ka dhene jo vetem ne profesion, ne krijimtari letrare, por shume e me shume me shoqerine civile, sepse, po ti kish ndodhur nje tjetre, e dini cfare do te kish bere?
    -Do tia kthente me nje te share vlonjace dhe do te kish ikur dhe gjithcka do te kish mbetur aty..
    Duke e konsideruar vetem nje analist i paanshem, kuptoj se ne cdo rast qe lidhet me gazetaren e nderuar te Vlores, nuk sensibilizohet, nuk mbeshtetet nga shoqatat e gazetareve ( nuk e di nese ka apo jo, apo jane shndruar ne shoqata biznese), sikurse ndjej qe kjo gazetare eshte sa e forte e guximshme, aq edhe e ndjeshme.
    Me prano nje keshille, moj zonje. Jetojme ne nje Shqiperi katraure, ku mungon ligji, edukata.Ky eshte terreni, zeri yt, nuk degjohet ne kete shkretetire.Ruaj qetesine tende, mos u merr me sa sherre behen ne Vlore..Vlonjati po nuk ka bere sherr gjate dites, nese nuk ka share me zhargonet qe i perdorin vetem ata,,,nuk i ze gjumi ne darke.

    Reply to this comment
  14. Radio Kukesi June 15, 17:29

    Shoqja Zenepe eshte Shkurte Pal Vata e Partise,qe para gjoja zhurnalistes eshte nje militante kriminale ne sherbim te Partise.Edhe Ollga Plumbi apo Naunka Bozo kane qene me pak te indoktrinuara se kjo kriminele.

    Reply to this comment
  15. Kakami i Babices June 15, 19:32

    Sa mire qe paska edne gjalle nje anetar i bandes time, sidoqe eshte paraqitur me pseudonimin Rajmoind vlonjati..Ti i a kalon Mozi Halles, shef te policise…
    Sa mire qe ke ruajtur gjuhen qe perdornim kur liftonim e vrame njerez..Bravo, sidoqe jam djegur e jam tretur, jam krenar qe shoket e mij te bandes, jane gjalle, komentojne edhe neper gazeta.Hallall Rajmond, mbaj gjalle frymen e bandes..

    Reply to this comment
  16. kakami Babices June 15, 19:45

    Uaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa, Rajmond Vlonjati, a nuk ju duket si Kakami i Babices?
    Qenka ngjallur, Kakami?

    Reply to this comment
  17. Juristi- me detyren e avokatit June 16, 08:58

    Une jam jurist, por edhe publicist.Ndjek shtypin, shkruaj edhe vete, sigurisht ne fushen time.Duke lexuar keto komente, me beri pershtypje komentuesi Rajmond Vlonjati.Fatkeqesisht ai nuk duhet te perdore ate mbiemer, pse i jep fytyre kriminale ketij qyteti Hero.Ke konsumuar disa krime me akuzat qe ben ndaj gazetares dhe nuk e di nese gazeta e ka te mundur identifikimin e personit, per ta proceduar ne Prokurori.Nuk eshte e mire as per gazeten, moderatoret, qe te kalojne komente te tiilla, qe jane ne antiteze me ato qe ben fjale shkrimi, me mesazhin qe i duhet shoiqerise se sotme…
    Ky Rajmondi, duhet te jete nje fosil i te shkruares, qe ben krim me shume se djali qe goditi gazetaren me urdher te policise….
    Ai eshte i gatshem te beje edhe krim, perderisa shprehet ne menyren me ekstreme, kriminale…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*