Incidentet, Pezës i djegin posterin, grafite blu mbi xhaminë shekullore në Berat

Redaksia Online June 1, 2013 12:32

Incidentet, Pezës i djegin posterin, grafite blu mbi xhaminë shekullore në Berat

Vijojnë incidentet e fushatës. Kandidati i Partisë Socialiste në Peqin, Alfred Peza, njofton se është djegur një poster i madh i tij në rrugën Rrogozhinë- Elbasan. “Me keqardhje ju njoftoj se mbrëmë duke zbardhur dita e sotme, është djegur posteri im elektoral në Peqin, në rrugën nacionale Rrogozhinë- Elbasan. Per këtë atentat ndaj meje, akuzoj drejtpërsëdrejti Kryeministrin Sali Berisha, i cili i hodhi benzinën këtij zjarri 4 ditë më parë, kur më sulmoi mua personalisht në mitingun e tij elektoral në Peqin. Deri në atë moment, fushata në Peqin mes kandidateve ka qenë shembullore, pa asnjë fyerje, sharje dhe incident”, shprehet Peza. Ndërkohë kandidati i PS në Berat, Artan Lame, denoncon një tjetër incident të rëndë. “Mbi disa ndërtesa të Mangalemit dhe mbi Xhaminë shekullore të Beqarëve është shkruar me germa të mëdha ngjyrë blu: Fitore Astrit Velia dhe Lefter Maliqi 100 %. Këta njerëz nuk kanë as kulturë qytetare dhe as kulturë demokratike. Nuk kanë kulturë qytetare sepse dëmtojnë trashëgiminë e vyer popullore të këtij qyteti dhe as demokratike sepse 100 % fitohet vetëm në diktaturë”, thotë Lame. / Tema

Redaksia Online June 1, 2013 12:32
Komento

3 Komente

  1. urim.gjata June 1, 12:41

    Po cfare do presesh me teper nga keta.Humbja e poshtetit i ka nxierre jashte cdo kontrolli.Ne qofte se dikush numeron dhe sa dite kane mbetur deri ne zgjedhje keta numurojne dhe sa dite ju kane mbetur akoma per te vjedhur akoma.Koha ketyre po ju iken me shpejt se sa e mendonin.

    Reply to this comment
  2. vini June 1, 14:06

    keto akte kriminale ordinere vetem sa vertetojne qe dash sules ne peqin spo i dalin llogarite dhe e pret humbja e sigurte

    Reply to this comment
  3. fat man June 1, 19:18

    Me keto akte kriminale ate po djegin PD dhe veten e tyre si kriminele. Sali Zehere Bisha si shpellar dhe agjent vetem akte diversioniste dhe destabiliteti di te beje. Ky i Pabese po e ndjen fundosjen dhe agonine qe do te japi shpirt me 23 Qershor. Poshte diktatura Sali Staliniste.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim