Incidenti ndaj Kryemadhit në Lezhë, policia: Janë shoqëruar disa persona

June 20, 2015 13:31

Incidenti ndaj Kryemadhit në Lezhë, policia: Janë shoqëruar disa persona

Policia e Lezhës ka publikuar një deklarate zyrtare lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lezhë, pas një takimi elektoral të deputetes së LSI, Monika Kryemadhi.

Policia bën me dije se lidhur me këtë ngjarje janë shoqëruar disa shtetas dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave, motiveve si dhe identifikimin e autorëve të ngjarjes.

Më datë 19.06.2015, rreth orës 21.45, është njoftuar Salla Operative e Drejtorisë Policisë së Qarkut Lezhë, se në vendin e quajtur Rrilë,  Lezhë, ishte qëlluar me armë zjarri gjatë levizjes në këtë  zonë të deputetes të Kuvendit të Shqipërisë znj. Monika Kryemadhi, e cila po lëvizte së bashku me vajzën e saj dhe  anëtarët e tjerë të  shtabit elektoral të kandidatit për Kryetar bashkisë Lezhë z.Viktor Tusha,  ku janë dëgjuar të shtëna me armë ne vendin e quajtur kooperativë të fshatit Rrilë.

Menjëherë Policia ka shkuar në vendngjarje ku ka kryer këqyrjen e vendit te ngjarjes  si dhe ka kryer veprimet e para  hetimore  për të cilat ka vënë në dijeni Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Në lidhje me këtë ngjarje në ambientet e Drejtorisë së Policisë Lezhë janë shoqëruar dhe pyetur disa shtetas  dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave, motiveve si dhe identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje.  Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Lezhës

June 20, 2015 13:31
Komento

8 Komente

  1. sokrati June 20, 14:03

    Jeta ka vertetuar, e jo me kot populli thote, se nje dru e shtrembet prish te gjithe barren” Ka ardhur koha qe kjo dru e shtrembet ,jo ne nje vend po ne disa vende me emrin PD ,duhet zhdukur nga barra . qe cdo gje te jete e drejte.

    Reply to this comment
    • adri June 20, 21:18

      Aldo njeri deputet koti. Nuk ka pare kush hajer nga ai vetem Shklezeni i Berishes. Urojme nje fitore madheshtore te Koalicionit te Majte ne te gjithe Shqiperine per te larguar nga administrata te paftet e berishes dhe te pd se qe e kane marre neperkembe jeten e bshakive dhe shume komunave qe kane patur uzurpuar per vite.
      urojme Fitore madheshtore ne te gjithe Shqiperine te koalicionit te majte te drejtuar nga PS e LSI si i vetmi koalicion ku kane shprese shqipetaret dhe cdpo njeri i ndershem se mund te realizohet ndertimi i shtetit ligjor ku te jene te gjithe te barabarte perpara ligjitsi gjyqtari ashtu dhe cdo qytetar tjeter dhe jo si ne kohen e berishes ku nuk lejohej policia qe te arrestonte gardistet megjithese kishte urdheruar prokurori, vetem e vetem se keta ishin militante te partise demokratike te cilet akuzoheshin per ngjarjet e 12 janarit 2011 ku mbeten te vrare kater qytetare.

      Reply to this comment
  2. Arjan Harruni June 20, 14:07

    Zonja Monika Kryemadhi ,Jozefina Topalli ,Djana Çuli jane te piketuara nga Ramiz Alia qe te jene aty ku jane sot.Këto i ka thënë Liljana Hoxha në Emisionin Fokus e ftuar nga gazetari zoti Robert Papa.

    Reply to this comment
  3. ARGITA June 20, 14:08

    O PO LERI PERSONAT ,GJENI PERSONAT QE QELLUAN ME ARME

    Reply to this comment
    • Arben June 20, 15:24

      ISHTE I ZOTI SHTEPISE, KU KJO KRIMINELE KISHTE VAJTUR PER TE BLERE VOTA ME PARA.

      I THA QARTE, TEK SHTEPIA IME NUK KE PUNE, UNE NUK SHITEM.

      KY QELLOI ME ARME.

      Reply to this comment
  4. Arben June 20, 14:23

    PERSE DOLI HUQ, THUAJ.

    NJE KRIMINELE DHE HAJDUTE ME PAK.

    Reply to this comment
  5. Lluka June 20, 14:51

    Teksa po lexoja kete lajm e po shikoja foton qe i eshte bashkangjitur ketij lajmi sepse mu duke sikur artikulli ne fjale titullohej”QELLOHET NE AJER LIRI BERISHA(MONI KRYEMADHI).E habitshme sa here qe permendet SALIU mendja me shkon te Meta e sa here qe permendet Monika mendja me shkon te Liria!E ne fund te fundit ku eshte ndryshimi!Asnje ndryshim do te thote dikush .Edhe Muç Nano i ketij mendimi eshte, qe tashme eshte bere bishe ndaj Baton Haxhiut qe permend bukurine e Grita Dumes ,ku per ironi ka qene ky i pari qe ka bere thirrjen per te votuar per kete bukuroshe te PD ne Durres.Po te kishte qene Grita kanidate nga ndonje Parti apo Partiçke pozitare,me siguri qe Ajo do te permendej si lavire parlamenti ose lavire plazhi!Do thote ndonji e ku eshte ndryshimi midis Muçit e Batonit!Une do ti pergjigjesha po me pyetje:Ku eshte ndryshimi i Sales me Liken apo i Lirise me Moniken.

    Reply to this comment
  6. Darius June 20, 22:37

    Po ai qe ka qellu spaska Ken Burr!!!
    Po ta kishte majt posht do kishte marre Falenderime pa fund,se ne fund te fundit……..nje HALE me pak.!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*