Incidenti në Paskuqan, Gjici: Protagonistë, aktivistët e PD

June 16, 2015 14:27

Incidenti në Paskuqan, Gjici: Protagonistë, aktivistët e PD

Pas incidentit në Paskuqan nëpërmjet një njoftimi për median reagoi kandidati i majtë, Safet Gjici, i cili thotë se “në panik nga humbja e zgjedhjeve në datën 21 Qershor, i dënuari me vendim gjykate për vjedhje të fondeve publike, Xhelal Mziu, ka vrapuar të akuzojë kandidatin e ASHE dhe shtabin e tij për një incident të ndodhur në Paskuqan, ku protagonistë, si gjithmonë, janë aktivistët e PD”.

Kandidati i ASHE dhe shtabi i tij distancohet dhe dënon këtë ngjarje dhe çdo akt tjetër dhune, të cilitdo krah politik.

“Xhelali të marrë përgjegjësitë për sherret që bën me ish-miqtë e tij”, thuhet në njoftim duke i bërë thirrje të heqë dorë nga provokimet. “Fushata zgjedhore duhet të jetë e qetë dhe të shpalosen programet, pa harruar se koha kur Xhelali mbushte kutitë ka marrë fund”.

Sipas kandidatit të majtë Gjici; “sot në Paskuqan ka pasur një konflikt mes anëtarëve aktualë të PD dhe ish-kryetarit të PD për Paskuqanin. Konflikt i cili më pas ka degraduar dhe në nxjerrjen e armëve.

June 16, 2015 14:27
Komento

1 Koment

  1. i ri June 16, 16:23

    Pune dhe dinjitet kemi thene o zhelal,,,,,,!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*