Ahmetaj: Basha lëri incieneratorët, fol për 1 milionë dollarët e tu

November 27, 2017 14:22

Ahmetaj: Basha lëri incieneratorët, fol për 1 milionë dollarët e tu

 

Pas akuzave të kreut të opozitës Lulzim Basha, i cili tha se Arben Ahmetaj dhe kryeministri Edi Rama janë pronarët e vërtetë të incineratorëve të mbetjeve, ka reaguar ministri i Financave dhe Ekonomisë.

Në një deklaratë për mediat, ministri Ahmetaj tha se Basha ka një raport shumë problematik me realitetin dhe shifrat.

Ahmetaj tha se “Basha per 1 milone USD te kaluara ne kanalet e zeza te pagesave jashte sistemit ligjor te Shqiperise, nuk flet asnje fjale, ndërsa paska zbuluar 400 milione euro qe do u paguakan per ndertimin e tre inceneratoreve ne Elbasan, Fier, Tirane.”

Sipas ministrit Ahmetaj, brenda 7 vitesh bashkia e  Elbasanit  e Fierit do jene bere pronare te dy inceneratoreve per nje kosto totale investimi dhe sherbimi prej 54 milion Euro me tvsh.

Deklarata e plotë:

Keqardhje e thelle per kryetarin e Partise Demokratike qe ka nje raport shume problematik me realitetin dhe sidomos me shifrat. 

Nderkohe qe per 1 milone USD te kaluara ne kanalet e zeza te pagesave jashte sistemit ligjor te Republikes se Shqiperise, saktesisht permes nje kompanie offshore, nuk flet asnje fjale, paska zbuluar 400 milione euro qe do u paguakan per ndertimin e tre inceneratoreve ne Elbasan, Fier, Tirane. Dhe sipas tij per te shkaterruar Shqiperine dhe shendetin e shqiptareve.

Nderkohe qe nuk i ka deklaruar asgjekundi 1 milione dollaret e zbuluara matane oqeanit, te cilat vetem ai e di se nga burojne, po ajo qe dihet eshte se kane rrjedhur ne te zeze per te nxire Shqiperine dhe qeverine socialiste me balten e shpifjeve, na deklaron sot se po shkaterrohet Shqiperia dhe shendeti i njerezve, me 3 projekte te certifikuara nderkombetarisht.

Nderkohe qe gjuan ne ajer nje shifer kolosale te perafert me ate per te cilen i iku prokurorise nga duart me raport mjekesor, Lulezim Basha nuk e fsheh dot mesa duket shqetesimin ne rritje per faktin se zullumi i 1 milione dollareve mund te mbyllet mbase ne Shqiperi me nje tjeter raport mjekesor, po zor se do mbyllet andej nga ana tjeter e oqeanit ku nuk t’i fal njeri lojrat kukamcefthi me parane.

Per opinionin publik, mund te them sot se brenda 7 vitesh bashkia e Elbasanit  e Fierit do jene bere pronare te dy inceneratoreve per nje kosto totale investimi dhe sherbimi prej 54 milion Euro me tvsh (dhe proceduren e pagesave per blerjen e agregateve ne Fier e ka certifikuar edhe vete Kontrolli Larte i Shtetit), nderkohe qe Elbasani ka shpetuar, e Fieri do te shpetoje prej helmeve te plehrave qe qeveria e vjeter e Lulezimit i la te digjen rrugeve.

Projekti i Tiranes eshte ende larg konkretizimit dhe heperhe nuk mund te thuhet qe eshte e sigurte se do te zbatohet, por e sigurte eshte qe ne seancen e kesaj jave ne Kuvend Lulezim Bashen e pres me kenaqesi ne nje perballje shifrash, faktesh dhe provash. Qofte per luften kunder plehrave te lena rrugeve nga qeveria e tij e vjeter, qofte per 1 milione dollaret e zinj per te bere pleh Shqiperine.

November 27, 2017 14:22
Komento

4 Komente

  1. gjergji November 27, 15:47

    Bravo ke thene fjale me vend, Basha eshte kthyer ne nje mashtrues ordiner i cili ben mire te pergjigjet per gjithe aferat e veta pasatj te merret me punet e te tjereve.

    Reply to this comment
  2. info analitike November 27, 15:50

    Insistimi me te cilin po vazhdon te prooozohet ndertimi i inceneratoreve ne vende jo shume te pershtatshme dhe te pa shoqeruar me nje politike te trajtimit efikas te plehrave e te mbetjeve, hedh hije te forta dyshimi. Eshte nje nga fushat ku mafia eshte investuar fuqishem ne Itali sepse eshte nje biznes fitimprures qe bashke me plehrat riciklon dhe parate.

    Reply to this comment
  3. tiku November 27, 15:53

    Basha ben mire ti japi fund ketyre mashtrimeve nuk shkon edhe hajdut, edhe mashtrues edhe ben moral kur gjithcka qe ka vene vete e vene pikerisht nga pazaret e pista qe ben gjoja sikur sia ka haberin, nuk kam ndonje simpati te madh per ramen por me shume se basha po punon.

    Reply to this comment
  4. fiona November 27, 15:56

    vazhdoni punen ju pa lereni bashen se e njohin te gjithe se cfare deebeli e mashtruesi oridiner eshte dyfytyresh gjysem llafe nuk flet per aferen e vete noraml eshte i teri i implikuar me kete e ne plote afera te tjera

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*