Indeksi i korrupsionit, Shqipëria dhe Kosova në “zonën e kuqe”

December 3, 2014 09:19

Indeksi i korrupsionit, Shqipëria dhe Kosova në “zonën e kuqe”

Organizata Transparency International ka publikuar sot Indeksin e perceptimit të Korrupsionit për vitin 2014.

Më shumë se dy të tretat e 175 vendeve të vlerësuara, radhiten nën shifrën 50, në indeksin prej 0 pikësh, që përshkruan vendet me korrupsion të lartë, deri në 100 pikë, që vlen për vendet e pastra.

Shqipëria mban vendin e 110, teksa një vit më parë ka qenë në vendin e 116-të.

Ajo ka marrë 33 pikë.

Nga vendet e rajonit janë vetëm Kosova dhe Shqipëria që radhiten në “zonën e kuqe” të korrupsionit, raporton REL.

Në të njëjtin grup me to janë edhe Ekuadori, Etiopia dhe Malavi.

Maqedonia, duke qenë në vendin e 64-t, mban pozicionin më të mirë se pjesa tjetër e rajonit.

Pas saj radhiten Mali i Zi në vendin e 76-të, Serbia në vendin e 78-të dhe Bosnja në vendin e 80-të.

Në Indeksin e sivjetëm, Danimarka ka dalë e para me 92 pikë, ndërsa Koreja e Veriut dhe Somalia ndajnë vendin e fundit, me nga tetë pikë.

Rëniet më të mëdha kanë qenë në Turqi me minus pesë pikë dhe në Angola, Kinë, Malavi dhe Ruandë me minus katër pikë.

Ndërkaq, përmirësimet më të mëdha janë shënuar në Bregun e Fildishtë, Egjipt, Shën Vincent dhe Grenadine me plus pesë pikë, si dhe në Afganistan, Jordani, Mali dhe Zvicër me plus katër pikë./REL

December 3, 2014 09:19
Komento

3 Komente

  1. hiu December 3, 09:24

    Bravo Shqiperia te njejten ngjyre me Afriken Qendrore. ne jemi turpi i kombeve, ne nje vend pa drejtesi korrupsioni nuk llogaritet, ai jetohet nga te varferit Shqiptar. E pamatshme termi korrupsion sa kohe korporata e drejtesis ben para me shume se kurre sot.

    Reply to this comment
  2. gjoli December 3, 09:41

    Ja kane futur kot edhe keta qe meren me kete pune.Korupsioni ne Shqiperi eshte ritur edhe me shume nga sa ka qene,e kjo vjen se ata te paret ishin velur me para dhe filloi tu dhimset populli,kurse keta nuk kane asnje mase se sapo kane filluar.Kjo eshte verteta zoti Rama.

    Reply to this comment
  3. fanol bardhi December 3, 13:56

    Shqiperi e Kosove: Jemi Nje ! ;))

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*