Indeksi i zbatimit të ligjit: Jemi një ndër vendet më të korruptuara në botë

March 1, 2019 09:38

Indeksi i zbatimit të ligjit: Jemi një ndër vendet më të korruptuara në botë

Shqipëria renditet e 71-a nga 126 shtete, në Indeksin e Sundimit të Ligjit 2018-2019, të publikuar nga “World Justice Project”, një institut kërkimor ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqipëria merr 0.51 pikë, e pandryshuar në raport me një vit më parë (zero është vlerësimi më i ulët dhe 1 është më i lartë).

Më këtë vlerësim, Shqipëria përfshihet në zonën e verdhë, me zbatim të dobët të ligjeve, në të njëjtën nivel me disa vende të tjera të Ballkanit, Azisë jugore dhe Amerikës së Jugut.

Indeksi mat zbatimin e ligjeve në praktikë, përmes sondazheve me popullatën dhe pyetësorëve të kualifikuar, duke dhënë informacion origjinal që reflekton eksperiencën dhe perceptimin e publikut të përgjithshëm, në 126 vende. Raporti thekson se zbatimi efektiv i ligjit redukton korrupsionin, lufton varfërinë dhe sëmundjet dhe i mbron njerëzit nga padrejtësitë e mëdha dhe të vogla.

Vendi ynë e ka treguesin e përgjithshëm të zbatimit të ligjit pak më mirë sesa Serbia (që është në vend të 78). Qeverisje më të fortë ka Maqedonia (në vend të 56), Bosnja është në vend të 60.

Shqipëria ka një renditje tepër negative në treguesin e korrupsionit, ku është në vendin e 103 nga 126 vendet (duke u përkeqësuar në raport me një vit më parë kur ishte në vend të93), me 0.35 pikë, duke e përfshirë atë në listën e 25 vendeve më të korruptuara në botë, me shtete si Nigeria, Moldavia, Ukraina, Venezuela, Pakistani, Afganistani, Bolivia, Meksika etj.

Shqipëria perceptohet që ka korrupsionin më të lartë në Europë dhe rajon. Bosnja është në vend të 72, Maqedonia në vend të 62, Serbia në vend të 73.

Edhe zbatimi i rregulloreve ka një renditje negative, në vend të 97, edhe ky i përkeqësuar nga një vit më parë, së bashku me të drejtën civile, ku jemi në vend të 100.

Rendi dhe siguria në vendin e 31, janë treguesi ku renditemi më mirë, me një përmirësim të dukshëm nga një vit më parë, e ndjekur nga të drejtat themelore, në vendin e 49. Për treguesin e kufizimit në fuqinë e qeverisë, Shqipëria renditet në vend të 79. Për qeverinë e hapur është në vend të 77.

Tre shtetet me ecurinë më të mirë në raportin e 2018-2019 ishin Danimarka (1), Norvegjia (2), dhe Finlanda (3); tre të fundit janë Kongo (124), Kamboxhia (125), dhe Venezuela (126). Tre më të mirët nuk kanë ndryshuar në krahasim me indeksin e vitit të mëparshëm.

March 1, 2019 09:38
Komento

7 Komente

  1. Dibrani March 1, 09:59

    Rama eshte koka e Mafias,….doli qart dhe paster skema e vjedhjes te unaza.

    Imagjino sa tendera te tjer ,..jan vjedhur 5 vitet qe lam pas,…kjo lloj skeme eshte perdorur gjithandej

    Reply to this comment
    • Zorro March 2, 00:46

      E kane gabim.
      Jrmi vendi me i lumtur ne bote sepse cdo vit ikin turiste nga 400 mije shqiptare,qe shetisin boten per shume vite e si keta qe vijne ketu per nje dite dhe r mbajne veten per turiste.
      Turiste jemi ne shqiptaret qe ikim me gjithe kuc e mac.

      Reply to this comment
  2. Arben March 1, 12:09

    Epo jemi popull trim dhe heroik, prandaj.

    Reply to this comment
  3. Adih March 1, 15:07

    Une Edi Rama , nuk di gje per kete korrupsion galopant e brutal , qe per fat te keq ,qenka ne rritje te nje viti me pare .
    Me ipni te drejte

    Uji del nga Zyra e ime i pater , por prishet qelbet rruges. Prandaj mos na cani k…??.

    Reply to this comment
  4. info analitike March 1, 15:23

    E ka fajin sistemi shoke. Kriekaqoli nuk ka asnjehere faj, saliuvi ka te gjitha fajet.

    Reply to this comment
  5. Zagora March 1, 23:51

    Ne Shqiperi nuk ekziston shteti ligjor!
    Ketu ligjin e ben kryeministri,ministrat,kryebashkiaket etj,qe sundojne sipas kokes dhe interesave te tyre e jo per qytetaret!
    Fajtori i vetem per shkaterrimin e shtetit ligjor ne Shqiperi e ka personalisht Edi Rama,qe duke krijuar platformen mashtruese te te ashtuquajtures “bashkeqeverisje” ka rrenuar te gjithe administraten qendrore dhe vendore dhe qytetareve nuk u zgjidhen ankesat e perditeshme ne shkelje te ligjeve dhe te drejtave e lirive te njeriut.
    Edi Rama me kokefortesi skandaloze mburr bashkeqeverisjen,sepse as opozita dhe as opinioni publik nuk i kundervihet ketij sundimtari otoman qe i pelqen vetem mendja e tij!
    E gjithe situata aktuale ka ardhur sidomos nga menaxhimi katastrofik qe Rama i ka bere shtetit duke grumbulluar te gjitha pushtetet ne duart e tij!
    Rama ka cuar ne “koma” PS-ne aq sa deri me sot nuk guxon njeri nga kryesia dhe asambleja t’i beje ndonje kritike se ai jo vetem nuk i pranon,por edhe hakmerret!
    Rama eshte sot fatkeqesia e vendit,qe edhe Berisha arrin te ngreje koken kur ka pas vetes qindra krime ndaj popullit shqiptar!
    Nderkombetaret duhet te njohin realitetin e vendit jo nga raportimet e partive politike,por nga takimet me qytetaret!
    I ftoj perfaqesuesit e ambasadave te akredituara ne Tirane,qe te vijne e te shohin se si i ka diskriminuar qeveria dhe kryebashkiaku gjoja i sukseseshem Veliaj,50 mije banoret e Yzberishtit (Astiri),vetem 3 km larg qendres,kur nuk kane investuar asnje qindarke per cerdhe,kopshte,kende lojrash,lulishte,rruge te shtruara etj,sepse miliardat i kane hedhur kryesisht ne qender dhe atje ku bie me shume ne sy te turisteve!
    Propagande e shfrenuar behet per 100 fshatrat turistike,qe kryesisht jane zbrazur nga banoret e tyre dhe nuk investojne ketu ku banojne me shume banore sa te 100 fshatrat te ashtuquajtur turistike.
    Sot ne Shqiperi nuk te zgjidhet asnje ankese ndaj shkeljeve ligjore te zyrtareve,bile edhe vete kryeministri Rama kur e kam informuar se Ujesjelles Kanalizime te Tiranes qe varet nga Bashkia,po vjedh qytetaret e saj me taksa te jashteligjeshme hesht!
    Vdekja totale e shtetit ligjor ka nxitur korrupsionin dhe largimin e shqiptareve nga vendi!
    Per mua kryeministri Rama eshte minimalisht i pa afte,per te mos thene se duhet te cohet para drejtresise per shkaterrimin e shtetit ligjor!

    Reply to this comment
  6. antonio March 2, 00:14

    Shtet LIGJOR nuk ka,KORRUPSIONI eshte ne kulm,krimi ka marre dhene,administrata publike nuk i perfill fare qytetaret vecse kundrejt ryshfetit se kryeministri ka shpikur fantazmen e bashkeqeverisjes me alienet dhe te gjithe rrogtaret as ta varin teneqene kur ankohesh per ndonje gje,buka prodhohet me miell kanceroz dhe qeveria hesht,uji i piste shitet per te pijshem me cmimin skandaloz sa te energjise elektrike,pensionisteve u kompesohet buka dhe gazi me VKM e vitit 1994,kur sot pas 14 vjetesh cmimet jane 20 fishuar, kryeministri mashtron kur deklaron se ka bere rritje pensionesh kur ato kane qene vetem indeksim i inflacionit etj etj,etj,atehere cfare kushtesh paska plotesuar qeveria,qe Europa te filloje hapjen e negociatat me Ramen?
    Kete ne se e ben per te mbajtur Ramen ne pushtet,se per popullin nuk do bejne asgje!
    Zgjidhja me e mire do te ishte,qe ne keto kushte te MOS HAPESHIN NEGOCIATAT,por te kerkonin qe Rama te vendoste realisht shtetin ligjor ne sherbim te qytetareve dhe te luftohet realisht korrupsioni!
    Dhe per keto probleme mos degjoni qeverine,por popullin,se ai e vuan ne kurriz edhe mungesen e shtetit ligjor e per rrjedhoje edhe korrupsionin!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim