Indi, 22 000 të shpëtuar nga Kerala e përmbytur

August 20, 2018 09:58

Indi, 22 000 të shpëtuar nga Kerala e përmbytur

Rreth 22 000 njerëz u shpëtuan të dielën nga përmbytjet e shirave të shtetit indian të Keralas.

Ekipet ushtarake, forcat e reagimit ndaj katastrofave dhe peshkatarët vendas arritën të shkonin në disa nga zonat më të goditura.

Helikopterët sollën gjithashtu furnizime për komunitetet e bllokuara nga shirat, të cilat kanë rënë përgjatë dy javëve në mënyrë të pandërprerë.

350 persona humbën jetën, për shkak të rrëshqitjeve të dheut.

Kryeministri i Kerala, Pinarayi Vijayan, tha se numri i njerëzve që u strehuan në 5 645 kampet e ndihmës, tani është 725 000. Ai u zotua të dielën se do të shpëtonte dhe personin e fundit të bllokuar.

Ndërsa kreu i ekipit të menaxhimit të fatkeqësive të shtetit, Anil Vasudevan, tha se po përgatitej të merrej me një shpërthim të mundshëm të sëmundjeve në kampet e përkohshme të ndihmave.

s.a/dita

August 20, 2018 09:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*