Indi, 4 milionë vetë mbeten pa shtetësi

July 30, 2018 18:33

Indi, 4 milionë vetë mbeten pa shtetësi

India ka publikuar një listë që i heq shtetësinë rreth katër milionë njerëzve në shtetin veri lindor të Assamit.

Ky vendim është justifikuar me argumentin se procesi ka si qëllim të ndalë emigrantët e paligjshëm nga Bangladeshi.

Zyrtarët thonë për shkak të frikës për dhunë se askush nuk do të përballet me deportim të shpejtë. Ata shtojnë se një proces i gjatë apelimi është në dispozicion të të gjithëve.

Me qindra e mijëra njerëz u larguan në Indinë fqinje pasi Bangladeshi shpalli pavarësinë nga Pakistani më 25 mars 1971, duke ndezur edhe një luftë të ashpër. Shumë nga refugjatët u vendosën në Assam, një shtet që tani ka më shumë se 30 milionë banorë.

Qeveria indiane pretendon se ata që kanë mbërritur para luftës janë shtetas të ligjshëm. Të tjerët, jo.

s.a/dita

July 30, 2018 18:33
Komento

2 Komente

  1. Arben July 30, 19:45

    Spastrim etnik ndaj muslimaneve.

    Reply to this comment
  2. Landi July 31, 11:07

    India futi bangladeshin ne lufte kunder Pakistanit dhe tani tall prapanicen me Te Duke e permbytur sa here ka uje shume dhe duke e thare Kur Ska uje, ju heq edhe nenshtetesine indjane gjoja mos Te vijne rrefugjate, ne indi muslimanet nga bangladeshi. Politike lajkash edhe india Ska c’ti beje gomarit i bie Samarit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin