Indi, aeroplani përplaset në zonë të populluar, 6 të vdekur
Nga Arkiva
6 persona kanë gjetur vdekjen ditën e sotme, pasi një aeroplan është përplasur në mes të qytetit Mumbaui të Indisë.
Aeroplani Beechcraft King Air C90 është përplasur në një vend ndërtimi, ku po punohet për ngritjen e një pallati shumëkatësh në lagjen Ghatkopar, zonë kjo shumë e populluar.
Dy persona kanë vdekur në terren ndërsa një pilot, një ndihmës-pilot dhe dy inxhinierë kanë gjetur vdekjen brenda bordit të aeroplanit.
Paraprakisht është mësuar se aeroplani 12 vendësh po testohej dhe se ai është rrëzuar vetëm pak kohë pasi është ngritur nga një aeroport i vogël i Juhu-s së Indisë.
Sa i takon shkaqeve të aksidentit, ende nuk janë bërë të ditura.
s.a/dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento