India në hapësirë, ambicia më e fundit e kryeministrit

August 22, 2018 12:32

India në hapësirë, ambicia më e fundit e kryeministrit

Kryeministri Narendra Modi ka lajmëruar se deri në vitin 2022, India do të kryejë një fluturim në hapësirë.

Por shkencëtarët në organizatën indiane të kërkimeve hapësinore thonë se kanë nevojë për 1.28 miliardë dollarë për të realizuar diçka të tillë. Ata shprehen më tej se fluturimi mund të realizohet brenda 40 muajve vetëm me raketën më të madhe të vendit, Geosynchronous Satellite Launch Vehicle Mark III or GSLV Mk-III.

Raketa 640 tonëshe dhe 43 metra e lartë është lançuar në 2017. Sipas shkencëtarëve, ajo mund të lancojë një kapsulë 10 tonëshe në orbitën e poshtme të tokës, në një lartësi prej 2 mijë kilometrash ose më pak, që është e mjaftueshme për të dërguar një ekuipazh në hapësirë.

Vendi në afërsi të gjirit të Bengalit, me disa modifikime, mund të përdoret edhe për të nisur astronautët në hapësirë. Sidoqoftë, India ende nuk ka kapacitet të plotë për trajnimin e astronautëve, dhe ekspertiza e agjencive të tjera është e nevojshme.

Deri më sot, vetëm Rusia, SHBA dhe Kina kanë dërguar astronautë në hapësirë. Nëse India do të mund ta realizojë këtë, do të bëhet vendi i katërt në botë që dërgon njerëz në hapësirë.

India në fakt e ka një histori suksesi në hapësirë me 104 satelitë të lëshuar në një mision të vetëm në 2017, duke kapërcyer rekordin e 37 satelitëve nga Rusia, në 2014. Dhe për më tepër, shkencëtarët indianë shprehen për këtë ambicie më të fundit të vendit se “dështimi nuk është një opsion”.

s.a/dita

August 22, 2018 12:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*