Indinjatë në Poloni ndaj komenteve të kreut të FBI-së

April 21, 2015 10:01 Updated

Indinjatë në Poloni ndaj komenteve të kreut të FBI-së

Qeveria polake ka thirrur në konsultë ambasadorin amerikan në Varshavë për të protestuar në lidhje me një artikull të fundit të kreut të FBI-së James Comey të publikuar në “The Washington Post” javën e shkuar, në lidhje me përgjegjësinë e Polonisë në vrasjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Në mendjen e tyre vrasësit dhe bashkëpunëtorët e Gjermanisë, Polonisë, Hungarisë dhe shumë vende të tjera besojnë se nuk bënë asgjë të keqe, janë të bindur se ishte gjëja e duhur, duhet ta bënin”, theksonte Comey në artikullin e tij.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Polonisë shpjegoi përmes Twitter se ambasadori do të thirret në lidhje me këtë artikull dhe se Polonisë duhet t’i kërkohet falje. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Poloni nga ana e saj ka publikuar një komunikatë, ku i cilëson të papranueshme këto fjalë dhe informon se i ka dërguar një letër Comey-t për të protestuar për falsifikimin e historisë, në veçanti për akuzimin e polakëve për krime që nuk i kryen dhe për të cilat edhe ata ishin viktima.

“Të thuash se Polonia apo çdo vend tjetër përveç Gjermanisë naziste ishte përgjegjëse për Holokaustin është diçka e pavërtetë, e dëmshme dhe fyese”, tha ambasadori amerikan në Poloni, Stephen Mull, i cili më pas u mundua të zbuste fjalët e drejtorit të FBI-së.

“Mendoj se mesazhi më i thellë i Comey-t ishte që pati shumë persona në botë që ndihmuan kriminelët nazistë apo që pati persona që nuk u përgjigjën në mënyrë të mjaftueshme, edhe në Shtetet e Bashkuara”. Këto komente ngjallën një sërë reagimesh të tjera në Poloni. Presidenti Bronislaw Komorowski tha në televizionin shtetëror se të tilla pohime ishin një fyerje për mijëra polakët që kanë ndihmuar hebrenjtë. Edhe më e ashpër u tregua kryeministrja Ewa Kopacz.

“Të gjithë atyre personave të paaftë për ta rrëfyer historinë ndershmërisht, dua t’iu them se Polonia nuk ka kryer krime, por ka qenë viktimë e Luftës së Dytë Botërore”, tha Kopacz. “Nga zyrtarët që marrin përsipër të flasin për këtë çështje, pres njohuri sa më të plota historike”, shtoi kryeministrja.

April 21, 2015 10:01 Updated
Komento

4 Komente

  1. Darius April 21, 10:13

    Holokausti nuk ka ekzistuar,eshte shpikje per te martirizuar Izraelin.

    Reply to this comment
  2. demo April 21, 11:29

    Te akuzosh polaket per vrasjen e cifuteve,eshte si ligji i luftes Greqise me Shqiperine,pse u sulmua nga ushtria italjane.Fajin gjithmone e kane te vegjlit.Nuk ja mban ta kruajne me Gjermanine dhe Rusine.

    Reply to this comment
  3. info analitike April 22, 09:18

    Per te kuptuar problemin polak ne lidhje me holokaustin duhet shfletuar historia e judeofobise/antisemitizmit ne Europe, si lindi dhe u perhap ajo. Komentet si ai me siper i Darius-it te jane tregues se sa keq te katandis mosnjohja dhe racizmi.
    Jane pikerisht qendrime te tilla qe cuan tek getot e me pas tek Holokausti.
    Me vjen keq qe perhere e me shpesh ndesh nder shqiptare qendrime raciste te yshtura nga urrejtja dhe injoranca. “Shpirtrave te ndezur” me antisemitizem ju kujtoj vetem faktin se ka pasur shume albanologe te shquar si Norbert Jokl qe kane dhene nj e kontribut te vyer mbi studimin e gjuhes shqipe. Ashtu sic ka pasur emra tashme te njohur ne gjithe boten per kontributin e tyre ne lemin e shkences, artit etj.
    Ketu ka nje permbledhje kronologjike mbi ceshtjen e judeofobise:
    http://restellistoria.altervista.org/scritti-vari/storia/

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*