Industria dhe energjitika, Arvizu takon Gjiknurin

August 29, 2013 12:03

Industria dhe energjitika, Arvizu takon Gjiknurin

Pas takimit me të propozuarin për ministër Mbrojtje Mimi Kodheli, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksander Arvizu, takon një tjetër ministër në kabinetin e ardhshëm qeverisës.

Ai i eshte drejtuar sot selisë rozë, ku për rreth një orë ka zhvilluar një takim me të propozuarin për Ministër të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri.

Ndryshe nga takimet e tjera, Arvizu nuk ka preferuar të japë shumë detaje, ku në një koment të shkurtër për mediat pas takimit shprehu gadishmërinë e SHBA për të punuar dhe asistuar qeverinë e re të kryeministrit Rama.

“Ishte një takim i frytshëm, shtruam disa piketa për bashkëpunimin e mëtejshëm, shfaqëm vizionin tonë dhe problematikën me sektorin dhe besojmë gjithmonë në mbështetjen e SHBA edhe në këtë sektor delikat të ekonomisë shqiptare”tha Gjiknuri, ndërsa i është shmangur pyetjes së gazetares së Ora News lidhur deklaratat e PS se pas tre muajsh mund të përballemi me një krizë energjitike.

 

August 29, 2013 12:03
Komento

2 Komente

  1. JOZEFINKA TOPALLOVIÇI August 29, 15:04

    GJIKNURI I MOLLAVE TE SHEQERIT

    Eshte jashte çdo diskutimi shkembimi i ideve dypaleshe me Arvizun, eshte ne rrjedhe te gjerave, ndihmon kthjellimin e ideve e projekteve per te ardhmen.
    A eshte Arvizu nje ide dhenes i vlefshem, njeh industrine e probelemet e perspektivat e saj, apo eshte thjesht nje ndermjetes mes Gjiknurit e Bechtel-it “All in One”.
    Kujdes i adhuruar Gjiknur nga “mollat e sheqerosura”. Ne se do mbeshtesesh te ardhmen e Shqiperise ne duart e Bechtel-eve te radhes, do sjellesh vetem mjerim, varferi, dhimbje.
    Bechtel eshte nje gjigant boteror qe prihet nga motua fitimi mbi gjithçka. Mos e harro kete fraze, kudo ku ka vene kthetrat (edhe ne rrugen e kombit) ka vetem perfituar ne dem te me te varferve, me te pambrojturve.

    Reply to this comment
  2. mere, lere. August 30, 07:56

    -Kam mendimin ,se duhet pare pertej z Arvizu,sigurise dhe mbeshtetjen e shtetit qe ai perfaqeson.Nje asistence nga nje vend dashamires mirepritet. Uroj te jete e sinqerte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*