INFEKTIMI / Lulzim Basha rezulton pozitiv me mediokritet; gjendja e qëndrueshme. Analizat tregojnë edhe praninë e elementit virusal Shejtanum Vicidolum

October 4, 2020 18:53

INFEKTIMI / Lulzim Basha rezulton pozitiv me mediokritet; gjendja e qëndrueshme. Analizat tregojnë edhe praninë e elementit virusal Shejtanum Vicidolum

TIRANË – Pasi vendosi të bëjë testin e Covid-19 në prag të fushatës së madhe elektorale që do ta çojë drejt e në karrigen e kryeministrit, politikani që i kanë thënë se është kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka rezultuar pozitiv me virusin Mediocritus Permanentis, që në gjuhën popullore njihet shkurt si mediokritet.

Burimet pranë Qendrës Spitaleske Demokrateske, QSD, bëjnë me dije se lajmi pozitiv, që vjen pas këtij testi pozitiv, është se Basha nuk është prekur nga koronavirusi, ndërkohë që gjendja e tij është totalisht e stabilizuar.

“Arsyet që na shtynë të kërkonim kryerjen e testit, ishte një gjendje vazhdimisht e përgjumur e zotit Basha, që në fakt vijon që prej vitit 2011 në bashkinë e Tiranës. Meqenëse përpara kemi një aktivitet të ngjeshur elektoral, gjykuam të arsyeshme bërjen e një kontrolli të hollësishëm për të parë gjendjen e atij që na kanë thënë se është kryetari i PD-së”, pohojnë burimet pranë QSD.

Realisht, specialistët kanë vënë re së fundmi disa oshilacione mediokritale në sjelljen politike të Bashës.

Një nga shembujt më të spikatur është akuza e vazhdueshme e tij ndaj Partisë Socialiste në pushtet, se po vjedh dhe po zbaton pika të programit qeverisës të PD-së. Menjëherë më pas, Basha i ka bërë thirrje PS-së të zbatojë 5 pikat e programit të saj për daljen nga kriza e shkaktuar nga koronavirusi.

Sipas fletë -analizave që Gojët e Liga kanë siguruar, rezulton se mediokriteti, që ashtu si koronavirusi, ka disa variacione, në rastin e pacientit Basha përbëhet nga një kombinim tresh.

Kështu, përveç Mediocritus Permanentis, janë pikasur edhe gjenome të Mediocritus Vulgaris, të cilat, siç dihet shkencërisht, ushqehen dhe shumohen vetëm nga prania e elementit virusal Shejtanum Vicidolum.

Gjithsesi, ekspertët njoftojnë se gjendja e zotit Basha është e qëndrueshme. Madje sipas tyre, gjasat janë që pacienti as që është i vetëdijshëm se është prekur nga mediokriteti kronik.

“Përderisa ky virus nuk shkakton as temperaturë, as kollë, as vrarje mendjeje, as vrarje ndërgjegjeje, mund të themi se Basha nuk do të ketë asnjë pasojë. Madje po mendojmë që s’kemi pse ia themi fare,” kanë thënë ekspertët, të cilët kanë shtuar:

“Tani që po e mendojmë, edhe sikur t’ja themi, ai s’ka për të kuptuar gjë. Merret vesh, përnderisa është mediokër…”.

——–

SHËNIM: Gojët e Liga ka një problem të madh, që është rubrikë satirike. Ndaj, mos e merrni me të qeshur. 

October 4, 2020 18:53
Komento

8 Komente

  1. Agim October 4, 18:59

    I thon nuk qellon vetetima ne halet.

    Reply to this comment
  2. Ikte bashk me kovidin ishallah October 4, 19:47

    Gjithe viruset vijne e shkojne vetem virusi shejtanum vicidolum ka 30 vjet qe eshte ne qarkullim.

    Reply to this comment
  3. Remo October 4, 20:23

    “shejtanum vicidolum” nga kjo vuan gati 90% e Shqupit! Pune Shpellaresh, pasardhesit e denje te otomaneve!

    Reply to this comment
  4. A October 4, 20:41

    E cuditeshme ne nje kohe qe kemi DY HALE. njera quhet haleja RAMA ringordhja qe eshte ne pozite dhe tjetra quhet haleja LULI qe eshte ne opozite.
    Ne nje kohe qe te dyja qelbin dynjane, por thone qe nuk jane gropat septike te jonat.
    Po mendojne t’ja japin me i pastruar ndonje oligarku me PPP ose me konçesion. Tung.

    Reply to this comment
  5. Arben October 4, 21:51

    Nashi, presupozohet që te qeshim pas kësaj???!!!

    Reply to this comment
  6. Shqip October 5, 04:35

    Vicidolin e tropojes e moren vesh, Po vicidolja e serbise ku eshte se ka kohe me gjithe mezen e saj ku jane. Apo mezja ka shkuar te bej hunden model tjeter.
    Okiiii

    Reply to this comment
  7. edi October 8, 21:12

    Kam qesh tamam si Basha në foto XD

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim