Infektohet me COVID-19 deputeti i PS në Vlorë, Edmond Leka, prej ditësh i shtruar tek Infektivi në trajtim me Oksigjen

August 21, 2020 16:01

Infektohet me COVID-19 deputeti i PS në Vlorë, Edmond Leka, prej ditësh i shtruar tek Infektivi në trajtim me Oksigjen

Infektohet me koronavirus deputeti i Partisë Socialiste në Vlorë, Edmond Leka.

Bëhet me dije se Leka ndodhet prej disa ditësh në spitalin Infektiv ku po trajtohet me ndihmë mjekësore.

Gjendja e tij është e rënduar dhe siç mësohet, deputeti po trajtohet me oksigjen.

Edmond Leka, deputet i parlamentit të Shqipërisë është politikani i radhës që preket nga COVID-19.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, deputetët Ralf Gjoni, Eljo Hysko, Enver Roshi e Adriatik Alimadhi, ia dolën duke fituar betejën me COVID-19.

Roshi u trajtua në Turqi, për shkak të gjendjes më të rëndë që pati, por tanimë është i stabilizuar dhe në Shqipëri.

 

 

l.h/ dita

August 21, 2020 16:01

Njoftim

Njoftim

Njoftim