“Infermierë për Shqipërinë”, 87 vende të lira për qarkun e Tiranës

April 24, 2018 12:31

“Infermierë për Shqipërinë”, 87 vende të lira për qarkun e Tiranës

Disa ditë më parë është zhvilluar testi i konkursit “Infermierë për Shqipërinë”, pasi janë shpallur fituesit, gjatë ditës së sotme ato të qarkut të Tiranës përzgjodhën vendet e punës sipas klasifikimit përfundimtar në bazë të pikëve të marra në testim.

Me nje procedurë të hapur të zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, 185 kandidatët që kaluan pragun dhe u shpallën fitues për infermierë, mami, fizioterapistë, teknikë laboratori dhe teknikë imazherie në qarkun e Tiranës, përzgjodhën sipas renditjes 87 vendet e lira të punës për këto specialitete në qendrat shëndetësore dhe spitalet e qarkut Tiranë.

Më konkretisht, për qarkun Tiranë:

Vende të lira pune për infermierë ishin 69, nga ku fitues dolën 69 kandidatë sipas renditjes, bazuar në pikët e grumbulluara nga secili kandidat. 27 kandidatë refuzuan vendet e punës, vende të cilat u plotësuan nga kandidatët fitues të listës në vijim.

Kandidatët që refuzuan vendet e punës kalojnë në listë pritje dhe janë kontigjenti i parë për tu punësuar për vendet e reja të punës që hapen në qarkun Tiranë për infermierë.

Vende pune për mami kishte 5, nga ku fitues dolën 5 dhe nuk kishte asnjë refuzim.
Vende pune për teknik laboratori kishte 3, fitues dolën 3 dhe nuk kishte asnjë refuzim.
Vende pune për teknik imaxherie kishte 9, fitues dolën 9 dhe 1 kandidat refuzoi (u zëvendësua nga kandidati pasardhës).
Vende pune për fizioterapist kishte 1, fitues doli 1 dhe nuk kishte refuzime.

E njëjta procedurë do të vijojë në çdo qark të vendit deri në plotësimin e 416 vendeve vakante për infermierë, mami, fizioterapistë, teknikë laboratori dhe teknikë imazherie në institucionet shëndetësore. Procesi do të përmbyllet brenda datës 27 Prill.

Për t’u theksuar, pjesa tjetër e fituesve që janë më poshtë në renditje janë kandidatët e parë për t’u punësuar për çdo vend të lirë pune që hapet në spitalet dhe qendrat shëndetësore sipas qarqeve ku kandidatët kanë aplikuar dhe janë shpallur fitues.

Procesi i testimit të kandidatëve në platformën “Infermierë për Shqipërinë” ka qenë një process transparent në të gjitha fazat e tij, që nga regjistrimi, testimi, procesi i ankimimit, deri në shpalljen e listës përfundimtare të fituesve dhe përzgjedhjes së vendeve të reja të punës me bazë merite, në bazë të pikëve të marra nga secili kandidat nga të gjitha fazat e konkurimit.

o.j/dita

April 24, 2018 12:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim