Infermieri vret qëllimisht 85 pacientë, burg përjetë
Nga Arkiva
Një gjykatë në Gjermani dënoi me burgim të përjetshëm një ish infermier, i cili u shpall fajtor për vrasjen e 85 pacientëve.
Niels Hoegel iu injektonte njerëzve të shtruar në spital doza ilaçesh vdekjeprurëse dhe më pas hiqej si hero, duke u përpjekur për t’i rikthyer ata në jetë.
Sipas mediave gjermane, gjykatësi i çështjes iu drejtua të pandehurit me shprehjen “Krimet e tua janë të vështira për t’u kuptuar”, përpara se të jepte vendimin.
Niels Hoegel u akuzua për vrasjen e 100 pacientëve nga viti 2000 deri në 2005. Ai pranoi 43 prej tyre dhe mohoi pjesën tjetër.
j.l./ dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento