Inflacioni i qershorit “luftohet” me lek

July 8, 2019 23:27

Inflacioni i qershorit “luftohet” me lek

Sipas INSTAT, rritja e çmimeve pati ritme të ulta edhe në muajin qershor, vetëm me 1.3 %. Rritja kryesore është ajo e çmimeve të ushqimeve, që përbën 70% të inflacionit të qershorit. Ushqimet pasohen nga “qira, ujë dhe lëndë djegëse”” dhe në vijim.

Inflacionin e ulët në nivelin 1.3% për muajin qershor, ekspertët e ekonomisë e lidhin direkt me kërkesën e ulët për konsum dhe dobësim të ekonimisë.

Fatos Çoçoli, që foli për Scan, shprehet: “Kërkesë shumë e ulët. Pra konsumi i ulët që nënkupton se ekonomia nuk merr sinjale. Prodhuesit nuk marrin sinjale për të rritur kapacitete e prodhimit dhe shërbimit. Në këtë kuptim, jemi keq si ekonomi, kjo edhe pse banka jonë e mban në nivel rekord koston e parasë, 1 përqind vetëm e vetëm që të nxisë kreditimin, konsumin. Te ne konsumi nuk nxitet për arsyen që e dijmë të gjithë, se kemi një klimë politike shumë problematike dhe e dyta ne mbajmë euron nëpër xhepa”.

Çoçoli thekson se është e nevojshme që qeveria të ndërhyjë për të rritur qarkullimin e lekut, pasi sasitë e mëdha të përdorimit euros kanë ndikim domethënës në këto shifra.

Ai thotë:  “Ministria e Financave duhet të nxjerrë një rregullore ku të ndalohet përdorimi i euros dhe të nxitet përdorimi i monedhës kombëtare. Sepse duke nxitur përdorimin e monedhës kombëtare ne arrijmë të ulim përqindjen e interesit për kreditë dhe politika e Bankës qendrore përcillet më mirë në kanalet e ndryshme të prodhimit”.

e.ll./dita

 

July 8, 2019 23:27
Komento

1 Koment

  1. Genti July 9, 01:52

    Problemi qendron the politikat e ngurta she idiote te BSH. Banka e Shqiperise eshte e fiksuar me normat e inflacionit. Per kete arsye ajo mbivlereson me menyre fiktive Lekun ndaj valutave. Arsyeja eshte qe te fshehe zhvleresimin real te lekut ose e thene ndryshe rritjen e inflationit pertej shifrave normale. Banks e Shqiperise me pak fjale ja var inflacionin remitancave the emigranteve ne valute, te cilat e mbajne ekonomine Shqiptare nga kolapsi total.

    Problemi qendron se duke fshehur vleren reale te Lekut pas valutave nepermjet manipulimit the kursit te kembimit, Banka Shqiptare denton depositat me Leke. Ne nje te ardhme kur leku the vleresohet realisht, vlera e depositeva ne lek do te humbase mbi 60% te vleres se sotme. Po doni the digjni parate tuaja, I mbani ato ne leke.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?