INFOÇIP: Korrupsioni në drejtësi, jo çështje e brendshme e KLD

July 8, 2014 22:29

INFOÇIP: Korrupsioni në drejtësi, jo çështje e brendshme e KLD

Qendra per Çeshtje të Informimit Publik, INFOÇIP, po ndjek me shqetësim dinamikën konfliktuale në rritje mes KLD dhe Ministrisë së Drejtësisë.

“Shqetësim në këtë rast nuk është konflikti institucional apo debati mes KLD dhe MD (përkundrazi, debati është veçse i shëndetshëm), por mbajtja e tij e mbyllur dhe larg vëmendjes së publikut.  Korrupsioni në drejtësi dhe masat për ta çmontuar atë nuk mund të trajtohet si një çështje e brendshme e KLD. Kjo është një çështje e të gjithë shqiptarëve. Çështjet e diskutuara në mbledhjen e djeshme ishin me interes të jashtëzakonshmë publik, e megjithatë shqiptarët u lanë në terr informativ nga KLD. Edhe vetë trupa gjyqësore e RSH nuk di më shume se sa shqiptarët e thjeshte sot lidhur me vendimet që KLD merri dje në emër të tyre. Interesi i trupës gjyqësore dhe i gjithë qytetarëve shqiptarë nuk mund “të kënaqet” me deklarata për shtyp, por duke i lejuar ata të jenë vetë dëshmitarë okularë të diskutimeve në KLD. – thuhet në një deklarate te kesaj qendre.

“Edhe praktika e derisotme (Rasti Rusmali vs. Gjermeni, apo të tjera) ofron modele të suksesshmë të hapjes së vendimarrjes nga KLD.  INFOCIP fton KLD ta zhvillojë të hapur për median dhe për publikun mbledhjen e saj të rradhës. Prania e vëzhguesve të akredituar në çdo mbledhje të KLD nga aktorë të shoqërisë civile të konsiderohet si një opsion alternative. Në të kundërt, pozitat e saj në sytë e publikut do të rëndoheshin edhe më shumë. Shqiptarët e kanë mësuar në këto vjet se aty ku nuk futen rrezet e transparencës, mbin myku i korrupsionit – thote deklarata

July 8, 2014 22:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*