Informacion i rëndësishëm mbi motin/ Shi deri të enjten, pranvera me diell vjen në fundjavë

March 5, 2018 15:17

Informacion i rëndësishëm mbi motin/ Shi deri të enjten, pranvera me diell vjen në fundjavë

Nëse menduat se dielli i mëngjesit të sotëm lajmëroi ardhjen e pranverës, e keni patur gabim. Shirat do të shoqërojnë vendin deri në të enjten, teksa temperaturat vijojnë të mbeten në të njëjtat ritme.

Sipas shërbimit metrologjik “Meteoalb”, pritet fuqizim gradual i vranësirave deri pasdite kur shirat fuqizohen në të gjithë vendin; më të dendur shirat do të jenë gjatë mbrëmjes në zonat jugore. Edhe e marta, mbetet kryesisht me vranësira e shira mesatarë deri intensivë, në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit këtë të hënë luhaten nga 2°C mëngjesi në zonat e thella malore deri në 21°C maksimumi gjatë mesditës në jugperëndim të vendit. Dita e martë, sjell rritje të lehtë në mëngjes por rënie me 1 – 2°C, sjell mesdita.

Kështu që, do të duhet të presim ca për të ndjerë pranverën, pasi ajo nuk vjen me një lule, as një rreze dielli. e.r./dita

March 5, 2018 15:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*