Informacioni i SHISH/ Agjencitë e sigurisë në Kosovë nuk reagojnë

September 19, 2019 19:07

Informacioni i SHISH/ Agjencitë e sigurisë në Kosovë nuk reagojnë

Institucionet e sigurisë në Kosovë nuk kanë reaguar ende ndaj informacioneve të dala nga Shërbimi Inteligjent i Shqipërisë, se një grup paramilitar kosovarësh kishin planifikuar djegien e objektit të Parlamentit të Shqipërisë, më datë 8 qershor, gjatë protestës së opozitës.

Një kërkesë për konfirmimin e këtij informacioni drejtuar Agjencisë Kosovare të Inteligjencës si dhe Policisë së Kosovës nuk ka marrë përgjigje.
buca escort
Sipas informacionit dhënë nga agjentët e infiltruar brenda strukturave organizative të protestave, një grup paramilitar i ardhur nga Kosova apo trevat e tjera etnike shqiptare, që përbëhej nga persona me formim ushtarak, kishin për mision djegien e Kuvendit në atë datë.

Sipas pohimeve të presidentit Ilir Meta gjatë kësaj jave, ka qënë ky informacion që e ka shtyrë atë të anulojë dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit.

Sipas monitoruesve të sigurisë në Kosovë, grupet paramilitare nuk kanë vend në një shoqëri demokratike. Për këtë arsye, sipas tyre, zbardhja e rastit është më se e nevojshme.

Ndërsa sipas shoqërisë civile, këto informacione nuk duhej të publikoheshin dhe presidenti Ilir Meta do të ishtë dashur të raportonte para Komisionit Hetimor me dyer të mbyllura./TCh

e.ll./dita

September 19, 2019 19:07
Komento

3 Komente

  1. Referendum per arrestimin e koleres sali September 19, 19:30

    Pyesni saliun se ai i di nga vine kush jane e kush i financon.
    Mos u lodhni me shisha e shishqebapa

    Reply to this comment
  2. mendoj September 19, 19:59

    Pyesni Albin Kurtin pse erdhi dhe takoi Ilir Meten e Sali Berishen dhe pse krijoi vetevendosjen ne Shqiperi. Kerkoni midis tyre ta gjeni. Po kush do kerkoje! Kot e theme se te gjithe jane bere bythe e breke. I shkreti popull qe i beson, por edhe budallai popull qe s’u ngre kembet perpjete.

    Reply to this comment
  3. Skrapari September 20, 11:26

    Po mire,Ilir Meta njoftoi Ramen per kete kercenim,dhe cili qe reagimi i Rames.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim