Informaliteti, Rama: 17 milionë dollarë më shumë në arkën e shtetit në 6 ditë

September 9, 2015 12:50

Informaliteti, Rama: 17 milionë dollarë më shumë në arkën e shtetit në 6 ditë

Kryeministri Edi Rama gjatë një takim me mjekë dhe infermierë, ka diskutuar mbi aksionin e fundit të nisur nga qeveria në luftën kundër informalitetit, ku përveç sektorëve të tjerë, është e përfshirë edhe shëndetësia.

Rama tha se duhet të formalizohet sistemi shëndetësor, duke shtuar se “lufta kundër informalitetit në shëndetësi nuk është një luks, por një domosdoshmëri, për të bërë të mundur që falë kontributeve që gjithsecili i detyrohet shtetit të kontribuojë dhe shteti t’ia kthejë m shërbime qytetarit në nivelin shëndetësor”.

“Në vetëm 6 ditë, nga 1 deri në 6 shtator, krahasuar me këtë periudhë të dy viteve të kaluara, kuponat kanë shkuar nga 3.9 milionë në 6.2 milionë dhe vlera e tatueshme ka shkuar nga 65 milionë dollarë në 82 milionë dollarë. Është simptoma e një transformimi që do të na çojë në shifra shumë herë më të mëdha”, tha Rama.

September 9, 2015 12:50
Komento

26 Komente

  1. KingBardhyl September 9, 12:57

    O Rame gjithe shteti shqiptar eshte ne gjendje informaliteti dhe imoraliteti. Si mund te mendosh qe shifrat qe ti na hedh syve jane me te rendesishme se faktet per te cilat na kerkon te mbyllim syte? Pse nuk futet ne Burg Berisha dhe banda e tij e kusarve dhe vrasesve per krimet qe kane bere ne kete vend?

    Reply to this comment
    • hajdari September 9, 13:10

      Homologu, po mbledh dhjame nga pleshtat. 17 milione dollare per 2.3 milione kupona, perkthehet ne 7 dollare per kupon. Pse nuk merret me kompanite qe importojne nga Kina me letra falso dhe bejne 17 milione kolpo me 2-3 duar te vetme? Apo me gjigandet e shumices qe japi fatura tatimore “perfekte” per gjysmen apo me pak te vleres dhe e marrin pjesen tjeter ne cash. Po te kishte bythe dhe te merrej me keta tipat do kishte mbledhur 170 milione dollare dhe 17 milione…

      Reply to this comment
      • Ekonomisti September 9, 13:51

        Mjafton te lexosh emrin per te kuptuar se sa merr vesh nga ekonomia. Veç llap, as degjon e as lexon. Ta ka bere te qarte skemen o derdimen si funksionon vjedhja dhe shmangia nga detyrimet. Duhet bllokuar tapa ne fund qe t’i plas bomba atij me siper dhe nese “vogelushet” do gjobiten me 500,000 Lek per mosdhenie kuponi tatimor, ata grosistet topemedhenj qe ketij burrit s’ia mban b.tha te merret do e kene 10,000,000 Lek per mosleshim fature tatimore.
        Ti si qytetar vazhdo rri si spektator e mos merr asnje pergjegjesi te denoncosh abuzimet e punedhenesit tend apo tregtarit ku ben pazarin.

        Reply to this comment
        • bimi September 9, 15:41

          I nderuar homolog, supozojme se kompania x shet mallin m. Ja shet biznesit te vogel y me cmimin 10 lek per cope. Faturen (shume te rregullt) ja jep per 5 lek dhe 5 lek o merr kesh. Kur ble ne Kine, e paguan 5 lek nga te cilat 2 lek me fature te rregullt dhe 3 lek dergohen me gomone, gomar, etj. Si zgjidhet kjo pune me faturat tatimore qe paguan gjynahqari y???!!!

          Reply to this comment
          • andrea September 9, 16:11

            o idiot po ketu qendron gjithe ceshtja nqs ai shitesi i vogel do e marri mallin me fature nga ai i madhi, ai i madhi do detyrohet te deklaroje fitim me te madh. Dhe kjo arrihet vetem kur i vogli shet me kupon tatimor.

          • Ekonomisti September 9, 16:29

            Nese y ma shet mua si konsumator final me 15 lek me kupon, atehere qe mos te paguaj tatim fitimi mbi 10 lek fitim 15-5 te blere me fature te rregullt nga x, duhet t’i kerkoje ketij te fundit te leshoje fature te rregullt tatimore per 10 lek aq sa po paguan. Ne kete rast do paguaje tatim fitimin per 5 lek qe eshte fitimi real i tij (15-10) pa marre parasysh shpenzimet e tjera. X-i nga ana e tij do marre persiper riskun qe po u zu me mall te pashoqeruar me fature tatimore e ha 100 milionshen (me te vjetra) ne koke si gjobe. Po iu zu gomonia a gomari me mall kontrabande i ha edhe 3 vjet burg me ligjin e ri qe po pergatitet per miratim ne kuvend. Ndaj gjynahqari y qe s’eshte i tille duhet te luaj paster kete loje qe mos digjet kot me kot.
            Eshte e vertete qe ky aksion mund te shoqerohet me rrijtje te inflacionit pasi çmimet do rriten qe tregtari te marre nje fitim te pranueshem qe dikur kompensohej nga shmangia e taksave, por ne fund te fund keshtu funksionon ekonomia. Rriten çmimet, rriten rrogat e te ardhurat personale, rriten te hyrat ne buxhet, rriten sherbimet publike, rritet mundesia per punesim etj.

          • hajdari September 9, 16:58

            @ekonomistin

            Ai gjyhnaqari i vogel nuk eshte subjekt TVSH-je, keshtu qe kapoja i madh dhe ai vete bien ne ujdi kollaj. Ne fund te fundit shtetit i behet gol. Mbi te gjitha, ne vend qe te kontrollohen dhjetera mije pleshta (gje e pamundur), kontrollohen 100-200 VIP-a. Problemi eshte se secili nga keta VIP-a jep 2-3 milione Euro rryshfet ne vit dhe piktori, Cimi dhe gjithe Rilindasit lyejne qerret…

          • hajdari September 9, 17:00

            Dhe mbi te gjitha: pse duhen thene keto ..arllrqe ne takimin me mjeket? Pak probleme ka vete shendetesia???!!!

          • Ekonomisti September 9, 23:34

            Sepse po te kesh ndjekur kroniken ne televizion tha se ilacet jane nje nga produktet specifike qe hyjne kontrabande ne vend apo vidhen nga spitalet e tregtohen ne farmacira. Po ashtu produktet dentare permendi nje shifer te vleresuar si 9 milion dollare ne vit, por te deklaruar me dokumenta jane 6 milione. Gjithashtu shpenzimet e shqiptareve neper spitale dhe klinika private jane perllogaritur te jene shume me te larta se ato qe realisht deklarohen ne tatime.

          • anonim September 9, 17:18

            dhe rritet hajduteria e parave te buxhetit.A shpresoni se tani e prapa do te keni ilace dhe sherbim me te mire ne spitale….Ja,te shohim !
            …ndersa cmimet do te rriten,do te kete me shume te papune,me shume varferi etj…

            Une votova rilindjen !

  2. Futja kot September 9, 12:58

    O shoku veshgjate! Nuk eshte e tatimeve kjo, eshte e bilanceve qe kane qene mbyllur, dhe po paguhen tatim-dividenti. Ik e futi ndonje vize, me penel ose me hunde, se nuk merr vesh nga keto gjera ti. Nuk behet shteti me konference per shtyp dhe online, po duhet ulur tralalaja e punuar, si te tere njerezit qe lodhen ne kete vend, dhe nuk thone “jetoj me qira”, “dasmen ma beri mami”, dhe iu del djersa, dhe kur shkojne ne shtepi i ze gjumi duke ngrene, dhe nuk i shohin femijet e tyre nga lodhja, dhe nuk rrine ne FB gjithe diten, vete apo stafi i tyre.

    Reply to this comment
    • Bravo September 9, 13:07

      Shume e sakte!

      Reply to this comment
    • Ekonomisti September 9, 13:44

      @futja kot Ti lexon mes rreshtave o derdimen bashke me kete tjetrin qe te duartroket me poshte, apo ben si profesor doktor ne ekonomi kur s’kupton bazen e lendes?
      Rama po flet per kupona tatimor te prere qe regjistrohen ne kohe reale ne sistemin e tatimeve e ti flet lakra ne kopesht tatim mbi dividentin qe paguhet ne Shtator. Me mire te dali ne TV dhe online te percjelli mesazhe se pastaj viktima si puna jote thone qe s’dinim gje per kete aksion e per tjetrin. Dhe nuk jane 17 milione dollare me shume ne arken e shtetit se nuk eshte fitimi 100%, gazeta ben gabim qe i ve kete titull, por jane deklaruar 17 milione dollare me shume furnizime nga biznesi qe do te thote se ato daljet e tij ne publik duke tundur gishtin a kerbaçin kane dhene efektin si tek biznesi dhe tek qytetari.

      Reply to this comment
  3. intelektuali September 9, 13:06

    Benjamin Franklin ka thene:

    SHTETI QE NUK MLEDH DOT TATIMET ESHTE I DESTINUAR TE SHUHET, POR SHTETI QE I MBLEDH TATIMET NE FORME SELEKTIVE I PRET VETES DEGEN KY QENDRON

    Edi Rama le te hape historine e Botes dhe te lexoje se pa prodhim kombetar, pa GDP mbledhja e tatimeve me metoda policore nga tregetaret mjerane me shumice apo me pakice nuk e zgjidh problemin e buxhetit te shtetit ne nje plan afategjate, por e thellon ate gradualisht, sepse con detyrimisht ne rritjen e cmimeve dhe rrjedhimisht ne mbylljen e shume bizneseve te gogla qe punojne ne kufi te mbijeteses. Prandaj edhe ne, intelektualet properendimore te masakruar nga regjimi policir stalinist i Enverit i themi Edi Rames:

    MOS U GEZO PARA KOHE O EDI RAMA PA KALUAR LUMIN E SKAMJES DHE MJERIMIT ENVERIST QE KA PUSHTUAR VATANIN NGA MUNGESA E PRODHIMIT KOMBETAR!

    Reply to this comment
  4. meri September 9, 13:45

    Hahahahahahaha….
    Na shkrive dhe na mbushe mendjen.
    Dash Peza ka pagu ndonje leke tatim, apo keto qe thua zotrote jane te ardhura nga ata qe shesin trendafila ne trotuar.
    Se ti o bythepambuk, forcen me ata e tregon.

    Reply to this comment
  5. info-analitike September 9, 14:03

    Ja ku u shfry edhe flluska e sapunit e luftes ndaj informalitetit:
    http://www.gazetatema.net/web/2015/09/09/tatimoret-nuk-perballojne-terrenin-rinisin-punen-evazoret/
    Keshtu eshte kur njerez qe nuk kane punuar asnjehere ne jeten e tyre pretendojne te bejne shtet pa njohur as se cfare do te thote te besh shtet. Diletante qe jo vetm nuk dine te qeverisin po as nuk ia kane idene se cfare po bejne.

    Reply to this comment
    • Ekonomisti September 9, 16:43

      Nuk ka nevoje qe inspektori apo grupi i punes te dali ne terren tek çdo subjekt, mjafton te lexoje ne sistem kasen e subjektit x qe nuk leshon kupona tatimore. Nese nje lokal ne bllok psh leshon 20 kupona tatimor ne dite eshte ashiqare e kuptueshme qe po shmang detyrimin ligjor, pasi me aq kupona nuk paguan dot as gjysmen e qirase e jo me shpenzimet dhe fitimin e pronarit. E njejta gje per ushqimoret e te tjera subjekte tregtare. Keshtu funksionon ne gjithe boten o njeri. Nuk shkojne inspektoret subjekt me subjekt per te bere kontrolle tatimore, por perdorin metodat indirekte te kontrollit.
      Mjafton te kontrollojne shpenzimet qe ben ti si individ per te ngritur dyshimet se po ben evazion, pasi te ardhurat qe ke deklaruar nepermjet biznesit nuk e justifikojne jeten qe ben. Ia arrijne ta bejne shtete me nga 60-70 milione vete, jo me Shqiperia qe i ka a s’i ka 2 milione vete, mjafton vetem vullneti politik per t’ia arritur qellimit.

      Reply to this comment
      • info-analitike September 9, 21:03

        Ore zoti profesionist keto leksione jepja ketyre te qeverise se ata po shpallin dorezimin.

        Reply to this comment
        • Ekonomisti September 9, 23:19

          Ai eshte nje artikull gazete dhe vjen si pasoje e nje konstatimi nga terreni ku lokalet dhe dyqanet nga padituria kujtojne se po ia fusin shtetit ne mosleshimin e kuponit.
          Kur t’u bjere 5 milionshja ballit, atehere do kuptojne budallallekun e tyre.

          Reply to this comment
  6. Kris 1 September 9, 15:57

    a mjaftojne kaq milione per te shtruar nje Iftar?

    Reply to this comment
  7. mali September 9, 17:53

    Nuk behen reformat me aksione duke i dhene ujqerve rolin e çobanit per delet qe po lene pa pune njerezit qe votuan RILINDJEN dhe qe mbijetuan ne keto 25 vjet . Shum njerez qe merren me bisnes te vogel po te kishte vendi punesim ne industri nuk do te roberoheshim duke u tjetersuar si shites ne trotuar . Ju z . kryeminister duhet te hapni vende pune pastaj te kerkoni kaponin edhe per bisneset qe nxjerrin me zor buken e gojes ,.

    Reply to this comment
  8. Arben September 9, 19:06

    PERSE MORE LAMASH, KEQ QE TE NA RRJEPESH TI JEMI NE???!!!!!

    Reply to this comment
  9. Moza September 9, 19:47

    Vlera e tatueshme nuk eshte shume e paguar, tregojani po as Drejtoresha se di

    Reply to this comment
  10. Bledi September 9, 21:45

    Po mor po, po ku shkojne leket apo me xhepin e brimsildes qe ma ka dafllakun si fshese me korent. Ptu hajduta.

    Reply to this comment
  11. gerti September 9, 21:57

    Ekonomisti e thote mire Do numerohen kuponat tatimor te te gjithe dyqaneve me pakice dhe do shikohet kush shmang detyrimet !!!!!.Keshtu do jete nje tatimor qe te numeroje kuponat ne zyre dhe nje tjeter ne nje zyre tjeter qe do vendose sa kupona duhet te prese nje biznes .Keshtu hapen mijera vende pune per militantet Halli eshte si i behet kur ti porosit kafe e raki e kamarieri te le ne tavoline nje kupon vetem per kafen ose kur ti ble ne ushqimore 50 mije lek mall e ai te jep nje kupon ku shkruan vetem nje nga gjerat qe ke marre qe ben 1 mije lek apo ne cdo dyqan te veme nje kontrollor qe te kontrolloje cantat e njerezve ? Kasa elektronike nuk zgjidh evazionin se ne fund te fundit eshte dikush qe do ta shtype qe te punoje ajo thjesht lehteson punen e tatimoreve dhe shton te ardhurat e firmave qe i shesin e mirembajne me cmime te kripura.Bizneset duhe te rregjistrohen pa diskutim ndersa kasa duhet te jete fakultative .Ne fund te fundit kasa shtyp nje fature me numer serial gje qe po te punohet ne rregull behet dhe me fatura te thjeshta .Te tjerat jane llafe .Sa per kontrollet e shpenzimeve te individit kalo nje here nga gjykata dhe prokuroria ose kujto Gjin Gjonin qe ta kuptosh ne c’vend jetojme.

    Reply to this comment
    • Ekonomisti September 9, 23:09

      Prandaj duhet dhe nderveprimi i qytetarit dhe jo me kot qeveria i nxit ata per mos te paguar ne rast se nuk marrin kuponin tatimor. Jo me kot eshte vene ne dispozicion numer falas dhe Komisariati dixhital per te denoncuar rastet abuzive. Une kete e kuptoj si patriotizem dhe atdhedashuri te vertete te qytetarit per vendin e vet dhe jo thjesht valvitjen e flamurit kur ka ndeshje kombetarja.
      Sa per Gjin Gjonin shpresoj qe edhe ai shume shpejt te bjer nga kali. Ndersa per ilustrim te asaj qe thashe per kontrollin indirekt te sjell ne kujtese bllokimin e llogarise bankare te personit qe bleu Ferrari para 1 muaji ne Elbasan. Duket utopi per momentin, por drejt informatizimit te cdo lloj aktiviteti monetar do shkojme.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim