Informaliteti, Tatimet nisin kontrolle masive në tregjet e shumicës e pakicës

February 4, 2018 12:55

Informaliteti, Tatimet nisin kontrolle masive në tregjet e shumicës e pakicës

Tatimet kanë njoftuar se do të kalojnë në një shkallë tjetër të luftës kundër informalitetit, atë të inspektimeve në terren.

Bizneset që janë të paregjistruara, apo që nuk kanë kasë fiskale dhe kapen me shkelje për herë të dytë rrezikojnë që t’u mbyllet aktiviteti.

Aksioni do të përqendrohet në tregjet me shumicë e pakicë, lëvizjen e mallrave, transportin e udhëtarëve.

Objekt i verifikimeve do të jenë:

  1. Regjistrimi i subjekteve tregtare në QKB dhe në organin tatimor;
  2. Instalimi, përdorimi i pajisjeve fiskale.
  3. Verifikimi dhe deklarimi e punonjësve në organet tatimore.
  4. Kontrolli për dokumentimin me faturë tatimore të mallrave që përdoren, ruhen, transportohen si dhe pajisja me bileta e udhëtarëve;
  5. Verifikimi i tatimpaguesve për lëshimin e kuponit tatimor në vlerën reale të produktit/shërbimit në raport me listën e afishuar të çmimeve.
  6. Të tjera verifikime që parashikon metodika e kontrollit tatimor.

 

 o.j/dita

 

 

February 4, 2018 12:55
Komento

1 Koment

  1. Ai February 4, 17:44

    Sa e beri BABAI I POLITIQENEVE SHQIPTARE LAVERI ME FUSHATA 5 VJECARE SHTETIN……..AQ DO TA DHHESIN DHE KETA…..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*