Injoruan dekretin, 4 anëtarët e KQZ-së me truproja të njësisë speciale

June 12, 2019 13:40

Injoruan dekretin, 4 anëtarët e KQZ-së me truproja të njësisë speciale

Pesë anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve iu është vendosur truprojë nga Njësia Speciale e Policisë. Me sa duket situata e tensionuar politike dhe dalja e KQZ kundër Presidentit të Republikës ka sjellë masat e sigurisë. Truprojat janë në dispozicion të anëtarëve të KQZ prej pak ditësh. Kujtojmë se hera e fundit që anëtarët e KQZ kanë qenë me truproja, kanë qenë në zgjedhjet e vitit 2011 .

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur sot por pa kryetarin Klement Zguri, i cili u largua në mënyrë demonstrative nga mbledhja e kaluar.

Ai deklaroi në mbledhjen e fundit se nuk mund të jetë pjesë e mbledhjeve për shkak të anulimit të zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës. Mbledhja e sotme është thirrur nga Zv/kryetari Denar Biba dhe anëtarët Bledar Skënderi, Edlira Jorgaqi dhe Rezarta Bitri. Në rend të ditës, KQZ ka pesë projektvendime për zgjedhjet e 30 qershorit.

e.t./dita

June 12, 2019 13:40
Komento

5 Komente

  1. Arben June 12, 14:38

    Paguajme para dhe badigard per keta bythpalare

    Reply to this comment
  2. Coli me llastiqe June 12, 22:17

    Arben, po i paguajme keta qe pretendojne po bejne shtet duke shkelur vendimet e Kryetarit te Shtetit me keto votime pa zgjedhje (si ne kohen e xhaxhit qe do votoje me nji kembe per partine ose ndryshe perfundoje ne spac a burrel). ketyre u ka hypur ne koke dhe kujtojne se e kane bere popullin dele perseri me duket. mendojne se memoria e 50 viteve diktature eshte fshire dhe keta mund ta sjellin diktaturen e proletariatit me nji rilindje te dhjere si kjo qe e beri vendin lesh e li. e vodhi nga te kater anet duke filluar nga koncesionet deri te votat dhe tani nuk denjon as tua kerkoje votat se i do afrofe pa pagese ( se te pakten ne 2017 u tha nga 50mij lek per vote tani ska nevoje se vetem kandidati i tyre garon) nuk behet demokraci me komunistat dhe bijt e komunistave. e beri mire Rumania ne 90-ten keta ate nuk kane ne mendje qe shijne si miu ne ugare tani.

    Reply to this comment
  3. Lili June 12, 23:22

    Vetem ne Shqiperi nje komision alpha ngrihet mbi nje dekretim te Presidentit!
    Edhe shtet ligjor i thone vetit!!!

    Reply to this comment
  4. Z/K June 13, 01:46

    Ne jemi lexues.Spektator.
    Jo dekretim.Po Cdekretim ne kundershtim me ligjin sic thone juristet me eksperience.

    Reply to this comment
  5. Genti June 13, 06:54

    Po keta jane per t’u hequr nga puna dhe per te futur ne burg?! Prandaj nuk ecen Shqiperia para, ka servila me shumice qe prodhojne vetem diktatore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*