Inspektorati i Mjedisit sekuestron 300 shpendë të egër në Korçë

January 17, 2018 18:12

Inspektorati i Mjedisit sekuestron 300 shpendë të egër në Korçë

 Vetëm pak ditë pasi Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi paralajmëroi nga Laguna e Kune-Vainit, ku kryhej Censusin Kombëtar i Shpendëve, për ndëshkim të subjekteve që kapin, tregtojnë apo balsamosin shpendët e rralla, është konkretizuar me sukses aksioni i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve.

Inspektorët e mjedisit në qarkun Korçë në bashkëpunim me policinë e shtetit dhe doganën në pikën kufitare të Kapshticës kanë sekuestruar ditën e sotme 300 individë faqekuq gardelina, të cilat do të tregtoheshin në shtetin fqinjë.

Shpendët, po transportoheshin në mënyrë të paligjshme me një autobus të linjës Tiranë -Athinë dhe u gjetën në një nga bagazhet e autobusit gjatë aksionit të zhvilluar rreth orës 14.00.

Inspektorët e mjedisit kanë bërë ndalimin në flagrancë të dy drejtuesve të mjetit, me inicialet Dh.B dhe E.V bllokimin e autobusit dhe sekuestrimin e shpendëve. Çështja i është referuar prokurorisë për ndjekje penale ndaj dy shtetasve.

Shpendët e sekuestruar bëjnë pjesë në listën e kuqe të IUCN  dhe kanë statusin mbrojtës në Konventën e Bernës, ku janë llojet strikte të mbrojtura të faunës së egër.

January 17, 2018 18:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*