INSTAT: 20% e martesave në Shqipëri po përfundojnë në divorc

May 15, 2019 16:04

INSTAT: 20% e martesave në Shqipëri po përfundojnë në divorc

Rreth 20% e martesave në Shqipëri përfundojnë në divorc. Krahasuar me fundin e viteve ‘90 ky fenomen është dyfishuar, ndërsa të dhënat e fundit të INSTAT që i përkasin vitit 2017 flasin për 4500 divorce gjatë këtij viti.

Në të tillë panoramë e gjen Dita Ndërkombëtare e Familjes Shqipërinë. Përfaqësues të Komuniteteve Fetare në një konferencë të përbashkët apeluan për forcim të vlerave të këtij institucioni.

“Zhvillimi i demokracisë dhe kapitalizmit ka ndërtuar kultin e individit dhe shpirtin e pavarësisë dhe kjo ka bërë që marrëdhëniet familjare të dobësohen dhe familja si institucion të vihet në pikëpyetje. Ndaj para nesh gjendet sfida e ruajtjes tradicionale të familjes”

 “Lidhja e burrit me gruan është një reflektim i lidhjes së njeriut me perëndinë. Prandaj ne të krishterët kurrë nuk e pranojmë divorcin”

 “Familja është shtylla më e rëndësishme e shoqërisë. Fortësia dhe qëndrueshmëria e saj është edhe fortësia dhe qëndrueshmëria e kombit dhe e mbarë shoqërisë”

Mesazhi i tyre shkon edhe për politikën.

“Lutemi zotit që tu japë mend politikanëve të sotëm se gjykojmë se shumë drama familjare lidhen me vështirësitë ekonomike”

Përmes një mesazhi më rrjetet sociale, Presidenti Ilir Meta shprehet se një familje solide ka vlera të jashtëzakonshme për zhvillimin e shoqërisë.

“Vendi ka nevojë për më shumë familje të reja dhe të qëndrueshme, për më shumë fëmijë dhe kushte më të mira për mirërritjen dhe edukimin e tyre për politika më konkrete sociale dhe ekonomike” shkruan Kreu i Shtetit.

 

b.b/dita

May 15, 2019 16:04
Komento

5 Komente

  1. Z/K May 15, 16:35

    Keto divorcet si te ishin kurse martesore.
    Kryejne kursin per martes dhe shikojne ku te gjejne ortakun per lidhje martese me license firmosur ne zyren e gjendjes civile.

    Reply to this comment
  2. Arben May 15, 17:28

    epo e ka kusht te panegociueshem hollanda.

    1/3 duhet te jene pederast e lesbike qe te na votoje.

    populli trim dhe heroik, nuk duhet te habitet, perderisa

    vrapon si popull qorr drejt bashkimit urupian.

    Reply to this comment
    • Statistika.al May 15, 18:46

      Tani ta marresh me statistike sakte, ama sakte fare i bie qe me shume homoseksuale te kete ne Shqiperi se sa ne Hollande. Sa per pederaste, ti nuk e di kuptimin e asaj fjale fare.

      Reply to this comment
      • Arben May 16, 13:21

        Pikerisht ato kushte te pamundura vendos hollanda.

        1. 1/3 e popullsise bythqira.

        2. inceneratoret per te mbledhur helmet e europes

        te ndertohen ne shqiperi nga kompani holandeze

        (Te ardhura te papara sepse kudo i perzene me

        shkop ne dore keto lloj biznesesh)

        3. Kontraten e qerase se gazsjellesit TAP ta marri

        hollanda.

        Reply to this comment
  3. Gzim Kulufi May 15, 18:52

    Paska permisime d.m.th.! Se para disa vjetesh -sipas gazetave- ndaheshin 1/4 e tw martuarve te rinj! Sidoqofte, avokatet kane pune mjaftueshem!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*