INSTAT: Rritet papunësia gjatë tremujorit të tretë të vitit 2015

December 10, 2015 16:32

INSTAT: Rritet papunësia gjatë tremujorit të tretë të vitit 2015

Papunësia u rrit lehtë gjatë tremujorit të tretë të vitit që po lëmë pas. Instituti i Statistikave publikoi sot raportin tremujor për të dhënat e tregut të punës.

“Krahasuar me tremujorin e pararendës, shkalla e papunësisë ka pësuar në rritje të lehte prej 0,2 pike përqindje. Për meshkujt shkalla e papunësisë ka pësuar një rënie prej 0,1 pikë përqindje, ndërsa për femrat ka një rritje prej 0,5 pikë përqindje”, thuhet në raportin e publikuar nga INSTAT.

Shifër e lartë papunësie mbetet tek personat me armë të lartë, të cilët rreth 18.4% janë të papunë, por e lartë është shifra edhe tek personat me arsim të mesëm të përgjithshëm me 23.6%.

Buletini statistikor bën me dije se gjatë tremujorit të tretë pati një rënie të numrit të të punësuarve në bujqësi, periudhë që përkon me kulmin e prodhimit në këtë sektor.

INSTAT bën me dije se aktualisht, Shqipëria ka rreth 226 mijë e 281 persona që kërkojnë në mënyrë aktive punë, ndërsa niveli i papunësisë në përqindje është 17.5%. Në grupin e të papunëve përfshihen personat nga 15 deri në 64 vjeç. /Dita/

 

December 10, 2015 16:32
Komento

6 Komente

  1. Samiu December 10, 17:24

    Pse edhe 15 vjecaret duhet te punesohen domosdoshmerisht?……edhe ata qe vazhdojne shkollen?..kjo qendron edhe per studentet.. qe vazhdojne arsimimin e larte….. ?!

    Reply to this comment
  2. intelektuali December 10, 17:29

    PAPUNESIA RRITET RILINDJA SOCIALISTE DEKALRON GJITHASHTU RRITJE EKONOMIKE DHE TE GDP-SE SI NE KOHEN E QEPES TE ENVER HOXHES.

    Kush e kupton kete algoritem te nderlikuar te Rilindjes Enveriste le ta spjegoje ne DITA.

    Reply to this comment
  3. Astriti December 10, 18:33

    Rritet papunesia? Jo ore INSTAT, pa pyete Taulant Ballen nje here…

    Reply to this comment
  4. Mark uk December 10, 19:25

    Edveri te krijoj kooperativa bujqsore si Enveri e ti fuse ne pune.Po te mos i paguej si enveri me 30 lek,po te jua bej te pakten tre mij.

    Reply to this comment
  5. Taip December 11, 00:16

    Jo taulant ballen po pallen

    Reply to this comment
  6. elio December 11, 09:58

    Ne keto statistika duhet te kihet parasysh qe:
    1- Instituti i statistikave eshte i atashuar si institucion qe varet nga kryeministria dhe emerimi i tij behet nga kryeministri(dmth i lepin b…en kryeministrise)
    2- papunesia vertete eshte 17% por fshati eshte llogaritur i gjithe si i vetepunesuar..
    beni llogarite dhe nxirrni perfundimet o njerez…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*