INSTAT: Rritja ekonomike si në vitin 1997

Redaksia Online April 2, 2013 16:31

INSTAT: Rritja ekonomike si në vitin 1997

Instituti i Statistikave njoftoi se rritja ekonomike shënoi vitin e kaluar nivelin më të ulët të 15 viteve të fundit.

Sipas INSTAT, në terma vjetor Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me vetëm 1.6 për qind, çka përbën shifrën më të ulët që nga viti 1997, kur ekonomia ra në recesion pas trazirave që shkaktoi rënia e firmave piramidale.

Viti 2012 nisi që në fillim i vështirë për ekonominë shqiptare. Në tremujorin e parë të vitit, rritja e prodhimit ishte negative me – 0.4 për qind. Megjithatë situata u përmirësua në dy tremujoret pasardhës, duke u rritur respektivisht me 2.1 për qind në tremujorin e dytë dhe 2.9 për qind në të tretin. Por në fund të vitit tendenca është përmbysur sërish dhe rritja e prodhimit sipas INSTAT u ngadalësua gjatë tremujorit të katërt në 1.7 për qind.

Kjo ecuri e dobët në tre muajt e fundit të vitit, i dedikohet tkurrjes së prodhimit në disa sektorë kyç, si transporti me 8.4 për qind, tregtia me 1.7 për qind dhe ndërtimi që vazhdon rënien shumëvjeçare me 15.4 për qind.

Ndërsa sektorët me rritje ishin Post Telekomunikacioni me 24.8 për qind, bujqësia me 6.1, industria me 7.8 për qind dhe shërbimet e tjera me po 7.8 për qind.  Në terma ekonomikë, 2012 shënon vitin më të keq të Shqipërisë, përjashtuar situatën jornomale të 1997-s. Një fakt ky që dëshmon se kriza po shton presionet dhe ekonomia që deri tani ka mundur t’i shpëtojë recesionit, po humb imunitetin.

Vitin e kaluar rritja minimale prej 1.6 për qind është mundur të ruhet falë ecurisë së mirë në sektorin e bujqësisë dhe atë të shërbimeve të tjera, ku përfshihet kryesisht industria financiare. Ndërsa në sektorë të tjerë rritja e prodhimit ose ka qenë minimale ose negative. Vec problemeve sociale që krijon, ngadalësimi i fortë i ekonomisë është një rrezik i madh për qëndrueshmërinë e financave të vendit, pasi bën presion për rritjen e borxhit. .tch

Redaksia Online April 2, 2013 16:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*