Në Gjirokastër jetohet më gjatë, në Kukës më pak

October 8, 2017 17:59

Në Gjirokastër jetohet më gjatë, në Kukës më pak

Instituti i Statistikave ka sjellë një skamin të të dhënave demografike në vend, që nga viti 2012 e deri në vitin 2016.

Kështu, mosha mesatare e vdekjeve për vitin 2016 është 73.7 vjeç. Qarku i Kukësit ka një shmangie të dukshme, duke u klasifikuar kështu në qarkun me moshën mesatare më të ulët të vdekjeve, 70.7 vjeç.

E kundërta ndodh me Qarkun e Gjirokastrës, që gjithashtu ka shmangie në drejtim të kundërt, me një moshë mesatare vdekjeje 76.7 vjeç.

Qarqet e tjera të vendit janë ndarë në numër të barbartë, 5 me 5 mes vlerës mesatare kombëtare, por luhatja është mjaft e vogël. E njëjta gjë mund të thuhet për Tiranën dhe Durrësin, dy qarqet ku është përqëndruar pjesa më madhe e popullisë.

Në vitin 2016, në totalin e popullsisë mesatare të Shqipërisë, të rinjtë 0-14 vjeç zënë rreth 18% të totalit, ndërsa popullsia në moshë pune 15-64 vjeç zë rreth dy të tretat, 69%, duke lënë kështu vetëm 13% të popullsisë mbi moshën 65 vjeç.

October 8, 2017 17:59
Komento

2 Komente

  1. Statistika October 9, 08:32

    Gjatësia nuk tregon cilësi!
    Na thoni ku jetohet me mire ne Shqiperi?

    Reply to this comment
  2. Plaku Xhuxhumaku October 9, 09:02

    Ne Gjirokaster i kane marre ere pordheve te Enver Bythos me shume, prandaj u eshte zgjatur jeta.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*