Institucionet shtetërore zgjidhin qesen: 2. 5 mld lekë për fuoristrada e limuzina

August 9, 2018 12:33

Institucionet shtetërore zgjidhin qesen: 2. 5 mld lekë për fuoristrada e limuzina

Departamenti i antikorrupsionit, aksesit në shërbime dhe transparencës në Partinë Demokratike ka publikuar dokumente nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, ku bëhet fjalë për blerjen e një sërë automjetesh për institucionet shtetërore.

Nga dokumentet vihet re që vetëm AKU kërkon të blejë 37 automjete me vlerë totale 500 milionë lekë. Fondi në total është 169 milionë lekë pa TVSH ndërsa fondi prej 84 milionë leke është për blerje gomash, bateri automjeti.

Emrat e institucioneve dhe makinave që kërkojnë të blejnë

• 1 automjet sedan limuzinë për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlerë 88 milion lekë

• 1 automjet për Agjencinë Kombëtare të Turizmit, me vlerë 100 milion lekë

• 37 automjete vetura për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlerë total 500 milion lekë ose 1 copë 13.5 milion lekë
• 1 fuoristradë për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlerë 44.4 milion lekë
• 14 fuoristarda për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlerë total 361 milion lekë ose 1 copë 26 milion lekë
• 1 autoveturë për Komisioneret Publikë, me vlerë 21 milion lekë
• 1 autoveturë për Komisionin e Pavarur te Kualifikimit, me vlerë 30 milion lekë
• 1 automjet për Qëndrën Kombëtare të Biznesit, me vlerë 25 milion lekë
• 1 fuoristradë për Inspektoratin Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut, me vlerë 25 milion lekë
• 1 automjet 8 + 1 për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, me vlerë 27 milion lekë
• 1 automjeti për transport materialesh + personash (i vogel) 4+1 vende për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, me vlerë 20 milion lekë
• 1 fuoristradë për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar, me vlere 27 milion lek
• 1 automjet për SHÇBA, me vlerë 20 milion leke
• Blerje 1 automjet për Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë, me vlerë 39 milion leke
• Blerje 12 automjete frigoriferike për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlere 375 lekë ose 1 copë 31.3 milion lekë

 

 

August 9, 2018 12:33
Komento

5 Komente

  1. Xha Teme August 9, 18:09

    Keta Pede-istat iknin ne kembe kur ishin ne pushtet apo me gomere?! Ore vetem makina e Nul Mokes ben mbi 150 mije Euro. E kuptoni se C’BATERDI keni bere o CAKEJTE e SHQUP-it

    Reply to this comment
    • Fidel Kastro August 12, 21:06

      I zgjuar i mençur o xha Teme, meqenese ÇAKENJTE E SHQUP-it KANE BERE BATERDINE , SKA GJE , LE TA BEJNE BATERDINE DHE RILINDASIT!!!!!!!!!!!

      Reply to this comment
  2. A August 9, 21:57

    E vertete keto te SHQUPIT kane bere namin kur kane qene ne pushtet, ne qeveri, ne pozite. Prandaj dhe populli nuk i votoj.
    Po keto te RIVDEKJES çfare po bejne ndryshe, njelloj si grupimi i pare.
    Pra, pala e pare mut dhe pala e dyte kak, pune fekalesh qe qelbin dynjane.

    Reply to this comment
  3. Mali August 10, 06:59

    Po abuzohet me te drejten e qeverisjes dhe kjo per faktin se deri tani me se kane levizur.A dolen jashte perdorimit ato mjete qe kishin?Pa argumente se perse behet kjo levizje krijon mendim te turbullt.E dyta qe eshte abuzive ne kete artikull eshte cmimi,(me c’far lekesh flitet)Te blihet nje mjet i ri per 1.300.000 leke te reja nuk me duket ndonje cmim i tepruar.Duhet te bejme politike me qarte ,pa hedhur shashka tymuese.

    Reply to this comment
  4. alphade August 10, 09:27

    Pensionet u ngriten “nje shishe uji” ! Rrofsh o Malo se na
    nderove !
    Z. K/minister, veri fre horrava nga e majta dhe nga e djathta …..!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim