Integrimi, Bushati: Këtë muaj fillojmë punën për kapitujt 23 dhe 24

July 2, 2018 12:07

Integrimi, Bushati: Këtë muaj fillojmë punën për kapitujt 23 dhe 24

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme tha se këtë muaj do të nisë puna analitike për kapitujt 24 dhe 24.  Bushati u shpreh se një vit është mjaftueshëm për të përfunduar punën përgatitore.

“E njëjta gjë ndodh edhe tek rasti ynë, në korrik ne do të kemi mundësi të fillojmë procesin e punës analitike fillimisht për kapitujt 23 e 24 që kanë lidhje me lirinë, drejtësinë, sigurinë, të drejtat e njeriut. Besoj se 1 vit kohë do të jetë i mjaftueshëm për ne dhe fqinjin tonë për të përfunduar punën përgatitore në mënyrë që të fillojë zyrtarisht procesi i disiplimit për anëtarësim. Shpresoj shumë që gjatë këtij viti edhe BE të ecë me procesin e reformave”, u shpreh Bushati.

Deklarata e Bushatit u bë në tryezën  e organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert me “Çfarë e pret Shqipërinë pas konkluzioneve të Këshillit të BE për çështjet e përgjithshme: Pritshmëritë dhe detyrat”, ku ishte i pranishëm edhe raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein.

o.j/dita

July 2, 2018 12:07
Komento

2 Komente

  1. Lili July 2, 18:56

    28 vite nuk jumjaftuan per me reguluar punen e prones edhe doni per nje vjet me e reguluar tash? A e dini sa ceshtje keni ne Strasbourg e sa udhezime te Strasbourguk nuk zbatoni ,o njereze pa fytyre qe rreni si merrni fryme.Si nuk ju vjen turp para botes,se para popullit tuaj s’ju behet vonej

    Reply to this comment
  2. info analitike July 2, 22:44

    Per cfare kapitujsh flet qy! Po qy po ben negociata apo po shkruan roman? O shoke po reagoni bre!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*