10 konkluzionet e takimit BE – Shqipëri

March 7, 2014 15:13

10 konkluzionet e takimit BE – Shqipëri

 Qeveria publikoi konkluzionet e takimit të dytë të nivelit të lartë të zhvilluar mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Takimi i së enjtes u mbajt në Tiranë dhe u drejtua nga kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin,  Stephan Füle. Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të opozitës, nënkryetari i KLD-së dhe Prokurori i Përgjithshëm.

Zyrtari i lartë i BE theksoi se opozita dhe Qeveria duhet të tregojnë tani përmbajtje dhe të garantojnë respektimin e plotë të legjislacionit të zbatueshëm dhe parimeve të tij.

 

KONKLUZIONET

1. Takimi përshëndeti Rezolutën e Parlamentit mbi integrimin në BE të votuar njëzëri në nëntor 2013, çka demonstroi ekzistencën e konsensusit politik. Zbatimi i angazhimeve të ndërmarra sipas nëpërmjet kësaj rezolute është thelbësor. Lidhur me këtë, Komisioneri Füle theksoi rëndësinë e sigurimit të koherencës dhe një përqasje përfshirëse ndaj gjithë reformave të ndërmarra nga Shqipëria duke marrë në konsideratë programin e vendit për BE-në. Konsultimi sistematik dhe përfshirja e Parlamentit, si dhe palëve të tjera të interesuara në procesin e reformave është kyç.

 

2. Takimi i dytë i DNL zhvillohet pas Këshillit të dhjetorit 2013 që “mirëpriti miratimin me konsensus ndërpartiak nga Shqipëria të masave përkatëse kyçe për reformën e gjyqësorit, administratës publike dhe reformën parlamentare, si dhe kryerjen me sukses të zgjedhjeve parlamentare në qershor”. Këshilli përshëndeti gjithashtu “masat e mëtejshme të marra në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe angazhimin e qeverisë së re, përgëzon intensifikimin e përpjekjeve në këto fusha dhe nxiti autoritetet ta ruanin këtë vrull të ri”. Këshilli vendosi “të shqyrtojë, në bazë të një raporti që do të paraqitet nga Komisioni, vazhdimin e zbatimit të strategjive të reformës kundër korrupsionit dhe asaj gjyqësore dhe legjislacionin përkatës të miratuar së fundmi, si dhe prirjen e vazhdueshme për hetime dhe ndjekje penale proaktive, përfshirë fushën e krimit të organizuar”. Këshilli shtoi se “me mirëkuptimin se Shqipëria vazhdon të mbështetet në progresin inkurajues të bërë deri tani, pret me padurim vendimin lidhur me dhënien e statusit të vendit kandidat asaj në qershor 2014, në varësi të miratimit të Këshillit Evropian”.

3. Takimi vendosi se është thelbësore që Shqipëria të vazhdojë përpjekjet për reforma dhe të vazhdojë të paraqesë prova të rezultateve të arritura duke u fokusuar te shteti i së drejtës, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Komisioneri Füle përshëndeti progresin e vazhdueshëm të Shqipërisë në reformat që lidhen me BE-në gjatë periudhës së kaluar dhe nënvizoi se puna e përbashkët konstruktive e qeverisë dhe opozitës, veçanërisht në Parlament, është kyçi për konsolidimin dhe forcimin e mëtejshëm të këtyre përpjekjeve. Lidhur me këtë Komisioneri theksoi se politikat konfrontuese nuk e ndihmojnë procesin e integrimit në BE. Komisioneri kujtoi gjithashtu rëndësinë që Shtetet Anëtare të BE-së i japin kulturës së bashkëpunimit dhe përfshirjes në Parlament, çka do të lejonte një proces të qëndrueshëm reformash.

Lidhur me funksionimin e institucioneve të pavarura të vendit ai theksoi se si opozita ashtu dhe qeveria duhet të tregojnë tani përmbajtje dhe të garantojnë respektimin e plotë të legjislacionit të zbatueshëm dhe parimeve të tij. Komisioneri përshëndeti masat e marra në kuadrin e planit të veprimit të qeverisë për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si konsultimin e zgjeruar të strategjisë kundër korrupsionit të kryer në dhjetor dhe ngritjen e një rrjeti pikash kontakti kundër korrupsionit, nënshkrimin e marrëveshjes operative me Europolin dhe punën e vazhdueshme me rëndësi për reformën në polici. Ai mirëpriti gjithashtu fokusimin te miratimi i akteve nënligjore për Ligjin mbi Shërbimin Civil.

4. Komisioneri Füle përshëndeti projektin e Udhërrëfyesit për 5 Përparësitë Kyçe si një dokument të strukturuar mirë me afate realiste. Ai theksoi rëndësinë e vëmendjes së veçantë gjatë muajve të ardhshëm për të garantuar zbatimin e tij të qëndrueshëm dhe në kohë, veçanërisht lidhur me masat afatshkurtra në fushën e shtetit ligjor, përfshirë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

5. Komisioneri Füle theksoi se Komisioni është i gatshëm ta mbështesë Shqipërinë me ekspertizë dhe mbështetje financiare.

6. Kryeministri Rama konfirmoi angazhimin e qeverisë së tij për forcimin e mëtejshëm të progresit të madh të arritur në reformat që lidhen me BE-në, veçanërisht për vazhdimin e zbatimit të reformave në fushën e shtetit të së drejtës, përfshirë politikën kundër korrupsionit, reformën gjyqësore dhe luftën kundër krimit të organizuar. Kryeministri Rama shprehu besimin se zbatimi në vazhdimësi i reformave kyçe përbën një bazë të shëndoshë për vendimin lidhur me dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë në qershor 2014. Ai konfirmoi gjithashtu angazhimin e qeverisë së tij për krijimin e një lidhjeje të fortë mes qeverisjes ekonomike dhe shtetit të së drejtës, çka do të çojë në një mjedis më transparent biznes. Lidhur me këtë ai përshëndeti shtimin e fokusit nga ana e BE-së ndaj çështjeve të qeverisjes ekonomike.

7. Qeveria shqiptare konfirmoi angazhimin e saj për një dialog politik konstruktiv dhe të qëndrueshëm me opozitën, çka është jetike për qëndrueshmërinë e procesit të reformave. Në këtë kontekst, qeveria shqiptare e sheh DNL si një instrument të dobishëm përmes së cilit Shqipëria dhe BE-ja vlerësojnë dhe rishqyrtojnë progresin e bërë nga vendi në kuadrin e diskutimeve gjithëpërfshirëse.

8. Komisioneri Füle përshëndeti angazhimet e qeverisë shqiptare për të garantuar zbatimin e qetë të Ligjit për Shërbimin Civil me po atë frymë dialogu dhe bashkëpunimi që çoi në miratimin e tij në maj 2013; për finalizimin e strategjisë kundër korrupsionit dhe hedhjen e hapave për zbatimin e saj lidhur me përmirësimin e efikasitetit të veprimit në këtë fushë; për angazhimin me Komisionin e Venecias lidhur me procesin e reformimit të sistemit gjyqësor dhe për garantimin e zbatimit të qetë të legjislacionit në këtë fushë; si dhe për intensifikimin e luftës kundër krimit të organizuar përmes veprimtarive specifike dhe bashkëpunimit të përforcuar mes organizmave të zbatimit të ligjit.

9. Qeveria mbetet e angazhuar ndaj përfshirjes së organizatave dhe grupeve të shoqërisë civile në procesin e reformave. Për këtë qëllim, Udhërrëfyesi për 5 Përparësitë Kyçe është ndarë me aktorët dhe organizatat e shoqërisë civile për komente dhe sugjerime. Duhet ngritur mekanizmi i konsultimeve me palët e interesuara, siç u vendos në takimin e parë të Dialogut të Nivelit të Lartë, bazuar mbi hapat fillestarë të ndërmarrë. Ky proces i zgjeruar konsultimi do të kontribuojë për konsolidimin e konsensusit mbarëkombëtar mbi integrimin në BE dhe do të sigurojë një kuadër për kanalizimin e ekspertizës dhe energjisë brenda shoqërisë shqiptare në politikëbërje dhe zbatim.

10. Për t’u përgatitur për takimin tjetër të DNL të parashikuar në qershor 2014, u vendos që kontaktet në nivel pune të intensifikohen dhe të sigurohen raporte të rregullta mbi zbatimin e udhërrëfyesit nga pala shqiptare. Shqipëria do të japë kontribut lidhur me Raportin tjetër të Komisionit. Komisioneri Füle nënvizoi se në këtë periudhë Shqipëria duhet të vazhdojë të japë rezultate konkrete lidhur me të gjitha pesë Përparësitë Kyçe, me fokus të veçantë mbi reformën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe asaj gjyqësore.

 

* * *

Fule: Nuk jam mik i Berishës, por jam mik i shqiptarëve

Komisionieri për Zgjerimin në BE, Stefan Fule, zhvilloi sot një vizitë në Tiranë. Takim i dytë i dialogut të nivelit të lartë u mbyll me një deklaratë të përbashkët mes tij dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Fule u shpreh se Shqipëria ka në dorë të shtojë përpjekjet dhe reformat e rëndësishme për integrimin e vendit, ndërsa theksoi domosdoshmërinë e kompromisit dhe gjithëpërfshirjes lidhur me to.
Ai tha se një takim i tretë do të mbahet në fillim të qershorit, disa ditë para se vendet anëtare të BE-së të vendosin për statusin e Shqipërisë.

“Dua t’u bëj thirrje që të tregojnë frymë kompromisi dhe gjithërpërfshirje me qëllim që t’i bëjnë ballë sfidave për në BE. Vjet shtetet anëtare të BE njohën arritjen dhe i dhanë një perspektivë të qartë. Shqipëria  ka në dorë të shtojë përpjekjet për reforma dhe të shtojë një sërë reformash sa i takon sundimit të ligjit, shtetit të së drejtës dhe luftës kundër krimit dhe reformës në gjyqësor, këto tejet të rëndësishme. Por brenda këtyre prioriteteve kemi diskutuar ato që kanë të bëjnë me reformën në administratë publike, përmirësimin e të drejtave të njeriut, romët antidiskrimimin, të drejtën për pronën”, tha Fyle.

Ndërsa kryeministri Rama u shpreh se qeveria shqiptare është e vendosur të konsolidojë rezultatet e arritura në pak muaj për plotësimin e prioriteteve.

“Sot sfida kryesore është bashkëpunimi politik ndërinstitucional, me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe të gjithë aktorët e shoqërisë. Dua të siguroj edhe partnerët tanë se pakënaqësia që nuk e fshehëm për mos marrjen e statusit në dhjetor, nuk ka ndikuar negativisht përkundrazi ka ndikuar pozitivisht që ne të vazhdojmë përpara për ta konsoliduar atë rezultat impresionues që qeveria jonë arriti në shumë pak muaj dhe për të bërë të mundur që këto prioritete të plotësohen”, tha Rama.

Fule u përgjigj edhe në lidhje me akuzat e hedhura në adresë të tij para pak ditësh nga ish-kryeministri Berisha, i cili në një status në Facebook e cilësonte zyrtarin e lartë të BE-së një serbofil. “Duket qartë që nuk jam një nga miqtë në listën e Facebook të zotit Berisha, por jam mik i Shqipërisë dhe i Shqiptarëve.  Kaq mund të them për atë artikull, i cili ishte fals dhe i pabazuar”, tha ai.

 

March 7, 2014 15:13
Komento

16 Komente

  1. andi March 6, 12:43

    bravo per ministrin Rama qe po ben gjithcka per integrimin e vendit ne BE. totalisht i meriton te gjitha votat qe mori me 23 qershor

    Reply to this comment
  2. evi March 6, 12:45

    cdo dite e me shume qeveria Rama po mundohet per integrimin e Shqiperise si dhe per zhvillimin e metejshem te saj. Bravo kryeministrit Rama per punen qe po ben

    Reply to this comment
  3. ad March 6, 13:48

    Pergezime qeverise Rama per interesin e madh qe po i kushton ceshtjes se integrimit te vendit ne Bashashkimin Europian.

    Reply to this comment
  4. alba March 6, 13:52

    Bravo qeverise per punene e sukseshme qe po ben per te marre statusin e vendit kandidat. Kjo deshmohet dhe me besim qe kane tanime nderkombetaret ne qeverin e re

    Reply to this comment
  5. jona March 6, 13:57

    Kryeministri Rama dhe ministri i jashtem po deshmojne qarte synimin per te marre statusin e je vendit kandidat, bravo per cdo hap te arritur deri me tani qe ndihmon vendin per integrimin ne BE.

    Reply to this comment
  6. Eli March 6, 15:56

    Bravo Rama, por here tjeter kujdes me gazetaret, nuke komandon dot gazetaret ne konferenc per shtyp, ku njeri kerkonte te bente 2 pyetje dhe ti i nderhyre dhe i the do besh 1 dhe te shkurter, se keshtu i krijon iden Berishes si njeri me probleme…..megjithate te pershendes per orvajtjet tua per ne B.E. Por vendi po te rreshqet cdo dite, pra qetesia e juaj ne mosndershkimin e korrupsionit dhe dhe vecanti te Saliut po i jep kohe ketij te pregatitet per futuna te tjera.

    Reply to this comment
    • pelivan March 6, 18:20

      Eli, Mos u nxito!… Mere me avash,se s’ behet brenda dites, as shelegu dash! (Thjeshte shaka).Nejse, Ja t’ a zem qe qeveria e mer berishen per b… dhe e rras ne burg,sepse, ka me qindra akuza ,qe, at’ Gjen’ e var per gjuhe. Por kush do e gjykoj,gjykata qe ka vene berisha me dore te tij?!….Duke bere reforma gjithandej,(Doemos do kohe),shkulet korrupsjoni,poshtersia ,krimi,veremi,qelbezimi,qe ka qelbezuar institucionet mbare…. Duro Eli,respekte per ty zonje,apo je zojush?!

      Reply to this comment
  7. Fili March 6, 19:34

    Fyle pyeti a kemi drita…Se vut re…

    Reply to this comment
  8. Bocari March 6, 23:14

    “Jam mik i shqipetareve” eshte fjali e goditur diplomatike, por ato qe kemi perjetuar me ty zoti Füle kane treguar se je mik i detyres tende dhe i rroges, qe merr nga BE, bile mund te thosha se veprimtaria e jote e deritanishme si transmetues i planeve te BE eshte antishqiptare. Nqs. Europa do ishte mike e shqiptareve nuk do ti kish mbyllur syte per 23 vjet ndaj genocidit dhe shkaterrimit te ketij populli. Ju keni vetem nje interes, te mbani ne heshtje vatren e Ballkanit dhe te kullufisni si dhelpra pulat, vendet e vogla. Ne jemi nga te fundit qe kane ngelur. Urime kapitalizem, cfare nuk arritet me lufte e arritet me teknologji dhe luften ekonomike.

    Reply to this comment
  9. Arjani March 7, 01:52

    Fule me hipokrizine e dhelpres europiane i ben llustra dipllomatike shqiptareve.ai asnjehere nuk i trajtoj shqiptaret si miq sepse eshte miku in gushte i serbeve dhe jam i síguete qe genocidio i makines serbe u shperblye nga ky fyelli med hernien e statusit kandidat.

    Eshte puro pro SERB

    Reply to this comment
  10. shqiptari March 7, 16:01

    gjithsesi perseri pabesia europjane dhe amerikane del hapure kur thote te luftohete korupsioni ne qeverin e kaluare pra aty ku vete europa dhe amerika nuk lejon tu prekene bijete etyre qe u sherbyene ne ate menyre qe as ata vete se besonin duke e varferuare dhe semurure me pabuksin dhe menderin e llatarshme kete populle pra kapeni hajdutin dhe ne menyre me te pabese mose e prekni hajdutin se ska prova hahahaha si thoni o gazetare te varure dhe popull shqiptare si tia veme emrine esaj tallje te hapure te pabesise europjane dhe amerikane qe vjene vjedh naften dhe e hedhine ne here gjithe ate zone ne fiere dhe njeriute ne qeveri sia mbane te flase po korentin gjith ajo firme hajdute CEZ PO MINIERATE DHE PASURITE E TJERA QE VIDHE dhe ME vijne apo i ftoijne qeverite tone firmate e fuqishme qe i turturojne skllavete shqiptare tere ditene ne pune dhe i paguajne me 150 euro JA PRA DUNE TERORISTAT QE TA BEJNE KETE VENE APO DUANE TA MBAJNE KESHTU NE LLUME QE TE KENE MUNDESI TA VJEDHIN SE EUROPA KA REGULLA DHE NUK BENE DOTE SI DO PO PO TA LESHE NJE SHTETE NE KETE GJNDJE NORMALE QE KE MUNDESIN TA GRABISESH PRA KUSH KUPTON E MENDON SE PO TALLENE NA MBAJNE ME SHPRESA SE SE BEJNE KETE VENDE SE SU INTERESON SE DIGJENE HAJDUTETE E MDHENJE HE SI JETOJME NME 300 EURO NE MUAJE DHE DUANE TE NA FUSINE NE EUROP KURE GREKUTE I JAPIN MILIARDA NE ASGJE PO UKRAHINES MILIARDA DHE PRAP KETIJ POPULLI ASGJE PRA E KUPTONI USH JEMI NE SI KOMBE PERE TE PABESETE EUROPJNE DHE AMERIKANE NE JEMI LOJA

    Reply to this comment
  11. Stef Staku March 7, 20:35

    ANALIZE : Refreni i zakonshem. E turpshme jo per ate qe e kendon kete refren por e turpshme per ne qe rrime e e degjojme.
    Retorika e konkluzione pa asnie baze ligjore reciproke. Ku neser pergjegjesite bien ne boshllek.
    Duhet nderru kursi. Duhet te behen gati te gjitha procedurat per te paraqitur kerkesen per antarsimin ne Komonwelth e cila drejtohet nga Mbreteresha e Britanise se Madhe znj. Elozabet.

    Reply to this comment
  12. ili March 8, 09:59

    Po si t’ia bejme nese ky tjetri e mendon ndryshe:
    http://www.gazetatema.net/web/2014/03/08/elmar-brokantikushtetushmeria-qe-verehet-ne-shqiperi-ndodh-vetem-ne-nje-regjim-diktatorial/
    Po per pronat ku jane se Strasburgut po i soset durimi e nuk i duhet nese po bejne pedonale a zbukurime siperfaqesore si makiazh.

    Reply to this comment
  13. LIRI E KUQE March 9, 12:03

    ZHVILLIMI I SHQIPERISE POR DHE 10.PIKAVE QE ATA I DREJTOHEN,NE TE GJITHA NIVELET POR SIDOMOS NE ATE TE POLITIKES,NUK MUND TE VIJE PA QENE NE SKENE VETE POPULLI SHQIPETARE.DUKE NENKUPETUAR ROLIN QE KA SHTETI ORGANET SHTETERORE POLICIA,USHTRIA,MEDIAT E VARURA NGA SHTETI DHE TE GJITHA ORGANET QE DISPONON ME NJE QELLIM KRYESOR.[ TE SHTYPE KLASEN PUNTORE DHE TE GJITHE POPULLIN SHQIPETARE.]SHQIPERIA E VARUR NE TE GJITHA NIVELET NGA EE.DHE IMPERIALIZMI I VESHTIRESON TE DREJTAT E POPULLIT SHQIPETAR TE JETOJE DHE TE LUFTOJE PER NJE DITE ME TE MIRE.LIGJET QE MIRATOHEN CDO DITE PER INTERES TE DISA PERSONAVE,DUKE VJEDHUR KLASEN PUNTORE DHE GJITHE POPULLIN SHQIPETARE.PERMBYSJA E SISTEMIT TE KALBUR KAPITALIST QE SMUND TE OFROJE ASGJE TJETER PERVECESE VUAJTJE. DHE ARDHJA NE PUSHTET E KLASES PUNTORE DHE GJITHE POPULLIT SHQIPETARE.NJE REVOLUCION NGA POSHTE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin