Integrimi në BE, Hahn ka një mesazh për shqiptarët

September 8, 2017 15:18

Integrimi në BE, Hahn ka një mesazh për shqiptarët

 

Eurokomisioneri Johannes Hahn ka përcjellë një mesazh për shqiptarët në kuadër të aktivitetit të organizuar sot në Tiranë për mbylljen e shkollës verore europiane të këshillit të integrimit në BE.

Komisioneri i BE thekson se të bëhesh anëtar i Bashkimit Europian është zgjedhje politike dhe sociale, dhe për të arritur këtë duhet punë dhe reforma të vazhdueshme.

Hahn theksoi se për të mundësuar integrimin europian të vendit duhet dialog ndërmjet të gjitha palëve të shoqërisë.

Sakaq, ai përcolli mesazhin se Shqipëria duhet të ketë një qeveri të përgjegjshme.

MESAZHI I HAHN

Te dashur miq,

Këtu nga Brukseli do doja t’ju përshëndesja dhe t’ju uroja per një javë të suksesshme shkollës verore europiane të këshillit të integrimit në BE. Të bëhesh anëtar i Bashkimit Europian është një zgjedhje fondamentale politike dhe sociale. Është një çështje identiteti, si dëshironi modelin në jetën dhe shoqëria tuaj, Zgjedhja për tu bërë anëtar i Bashkimit Europian është ajo që ju shqiptarët e keni patur për dekada.

Sidoqoftë, kthimi i aspiratave politike në ndryshime konkrete dhe në cilësi të përmirësuar jetese, paqe, dinjitet, dhe prosperitet është gjithmonë shumë komplekse dhe kërkuese. Kjo arrihet përmes punës së palodhur, reforma të vazhdueshme si dhe dialog ndërmjet të gjitha palëve të shoqërisë.

Kjo është detyra juaj. Përgatitja për të luajtur një rol të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit. Duhet të gjeni zgjidhje, duhet të sigurinë përgjegjshmërinë e qeverisjes, jo vetëm për të sjellë Shqipërinë më afër ndaj standardeve europiane por ta bëni BE një realitet për çdo qytetar në vendin tuaj.

Vendosmëria dhe ekspertiza juaj do të jetë shumë e nevojshme pas një viti intensive reformash dhe zgjedhjesh. Ju do keni një qeveri të re dhe parlament të ri dhe në ditët në vijim. Presim me padurim për këtë dhe mundësitë para nesh.

Faleminderit që aplikuat dhe morët pjesë në shkollën verore europiane dhe urime Këshillit për punën e tyre të çmuar dhe angazhimin e tyre. Ju keni një shans unik për të qënë pjesë e ndryshimit transormues në vendin tuaj.

 

September 8, 2017 15:18
Komento

4 Komente

  1. harillaqi September 8, 22:33

    Qysh do t’a pranoi europa shqiperine ne gjirin e saj,kur shqiperia eshte 65% musliman? Eshte e veshtire per te mos thene e pamundur.Edhe ministria e integrimit eshte e kot.Inegrim nuk ka.Prandaj hani buke se u erre,dhe flini gjume te rehatshem.

    Reply to this comment
  2. Merqez Katunari September 8, 23:08

    Lesh me qime o shoku han, keto gjera kemi 30 vite qe po i degjojme, i di edhe bufi

    Reply to this comment
  3. alphade September 9, 00:32

    Hajde Harrrrrilllaaaq sa dashamires je ndaj shqiptareve
    myslimane sepse Ti me sa shoh une je shqip-foles por
    kurresesi shqiptar,mbase ndonje grek-serb dhe s’eshte
    cudi mund te jesh edhe rus sepse shume shqiptare mysli-
    mane qe studjuan ne Rusine e Stalinit mund te kene lene
    “reminishenca” andej nga thellesite e Siberise. Me sa du-
    ket Ty te ardhur koha te shprehesh mbllefin dhe urrejtjen
    fetare ndaj myslimaneve -shqiptare dhe mbi te gjitha “fe-
    ja shqiotarit eshte shqiptaria “, ” Mos shikoni kisha e xha-
    mia,feja shqiptarit eshte shqiptaria” Rilindasit tane, dy
    shekuj me pare, ne erresiren Otomane ishin me progre
    siste se c’je Ti zot ,zoti Harrilaqke …! Turpi te mbolifte .
    Shenim: per dijenine e Harillaqkes une kam qene e mbe-
    tem me “fene time” : ATEIST ne Shqiperi dhe kudo ku
    kam shkelur ne BOTE !!! As me plas fare per FETE !!!

    Reply to this comment
  4. alphade September 9, 09:51

    Komenti im,please.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*