Integrimi në Europë kalon nëpërmjet SH.B.A.-ve.

October 1, 2018 03:30

Integrimi në Europë kalon nëpërmjet SH.B.A.-ve.

I nderuar Kryeredaktor

Edhe më e qartë është bërë panorama e shëmtuar politike në vend. Duket sikur në Shqipëri nuk ka dy palë, por ka vetëm një palë që qeveris vendin dhe një grupim tjetër pa ide, pa platformë qeverisëse, pa identitet, pa kauz, pa të ardhme e pa as një lloj vertebre nga ai që quhet bosht. Ka pluralizëm fjale por jo pluralizëm politik. Vendi ynë anon shumë nga “diktatura pa dashje”. Europa, ajo “plaka me atë hundën e madhe e nuhatëse dhe fshesën në dorë”, vendeve si puna jonë as në oborin e saj nuk i qas, por i fshi e i le aty në mes të rrugës. Presidenti Thaçi në një shkrim të kësaj periudhe, lidhur me njohjen e Kosovës të sotme nga Serbija thotë : “a mendoni se do ta bindin Serbinë ta njohë Kosovën aleatët tanë të fuqishem SHBA, Gjermanija, Franca, Italija e shumë të tjerë? Përsëri, jo!”

Në se Europa e Bashkuar nuk mund ta bindë Serbinë për këtë realitet shekullor, nw se gjendja jonw wshtw e dyshimtw si realitet europian, atëhere këtu jemi përpara një dileme e cila mund është jetike për të ardhmen e popujve të vegjël e me një disnivel fatal ekonomiko-kulturor. Përse i duhen trupit të kësaj Europe vende si puna jonë? A do të jetë këjo një Europë e Bashkuar pa kufij shtetesh, pa diferenca në barazi, drejtesi e liri, apo do te jetë një Europë e “Bashkuar” në kontribut dhe e “Ndarë” në përfitim? “Pune e madhe” po qe se nuk i mbushet mendja Serbisë. Ajo nuk e dëshëron Europën e ardhëshme të Bashkuar, ajo nuk dëshëron të futet në këtë Europë. Pikë! Në se lidhja e këtij shteti me Rusinë nëpërmjet paktesh ekonomike e ushtarake krijon shqetësime etnike e kufinjsh, këjo nuk bëhet për “faj” të saj, por për dobësi të Bashkimit Europian pwr fat tw keq përballë Rusisë. E nëse përballë kësaj “dobësie”, populli serb kërkon konflikte e “mbretërira” sot, në se ky popull në vend të demokracisë perëndimore aspiron autarkinë diktatoriale, këtë nuk ka forcë e fuqi ta ndalojë. Në mos sot, nesër ajo do të ndodhi me siguri. Parimisht, të paktën kështu duhet të jetë.

Kur dëgjon se këjo Europë toleron thënje si ato të Kryeministrit Vuçiç, se Millosheviç na paska qenë “një lider i madh serb, tek i cili sundonin qëllimet e mira”, apo pretendimin idjot te diplomacisë zyrtare greke mbi ekzistencën e “çështjes të minoritetit grek në Shqipëri”, duket qartë se Europa që ënderojmë nuk paska lidhje me Europën e Brukselit. A është real Bashkim Europian që na “ofrohet” sot, “bashkim” i cili me sa duket nuk ka e nuk do të ketë forcë të zhduk kufijtë midis shteteve, apo ai është, i pamundur deri në fund? Për fat të keq e ndofta edhe për një rastësi fatale, ky dyshim koinçidon me një thënje të themeluesit të ish Bashkimit Sovjetik Leninit, i cili qysh në vitin 1915 thotë se: “Nga pikpamja e kushteve ekonomike Shtetet e Bashkuara të Europës në kushtet e kapitalizmit ose janë të pamundëshme ose janë reaksionare”. Çfar të thuash?! A nuk të lind e drejta të mendosh, duke e bërë formalisht edhe një paralele fatkeqe me këtë thënje, se aktualisht futja jonë në Bashkimin Europian është ose i pamundur ose mund të jetë edhe “skllavërues”? Mos ndofta është e nevojshme që te “mbledhim mirë rrypat e kokës” sot kur ende nuk është vonë, për të aritur ta shuajme në kohë këtë dalldi tonën utopike europiane, duke ndezur paralelisht zjarrin e shqiptarisë të mirë, të fillimit të ndërtimit të një kahu pozitiv e progresiv, të qëndrueshëm e plotësisht të përshtatshëm per krejt ne shqiptarët? Një vend që plaket duke ndenjtur nëpër mejhane, një vend që pakëson nxënësit e shkollave me mbi 10 përqint çdo vit, një vend që vjedh spitale e shkolla në vend ti shtojë ato, një vend që nuk ndërton rrugët e fshatrave por trotuarët e ministrive, një vend që nuk prodhon por hallavitet rrugëve e hijeve të lulishteve, një vend që nuk ngop me bukë 30 përqint të popullsisë, një vend ku krimi e gjakmarja nuk lenë të shkojë në shkollë edhe fëmijën 6 vjeçe…, nuk është një vend normal, vend ku mund të besosh se aty mund të investohet për përparim ekonomik e kulturor. Të mos gënjejmë më tej veten! As Europa nuk na do e nuk na pranon si të barabartë brenda gjirit të saj të ftohtë akull, e as neve tani për tani nuk ka se për se të na duhet një Europë e tillë ku me siguri na humbet jo vetëm identiteti ynë kombëtar, gjuha, kultura e historija jonë, por edhe ajo që i mban këto të lidhura bashkë, dashurija për vendin e për familjen tonë.

A ka kuptim të vazhdojmë e zvarritemi pas kësaj Europe? Për se do të na dojë neve këjo Europë, në se edhe ajo vetë dyshon në mbijetesë përballë “exiteve” të djathta të konservatorizmit të sajë? “Mbillni fiq e dardhë në vend të plepave” tallte prapanicën e vet Hrushovi i ish Bashkimit Sovjetik me Enver Hoxhën e Mehmet Shehun gjatë vizitës të tij në vendin tonë gjatë qershorit të vitit të largët 1959, ndërkohë që kur pa gjiun e Butrintit ju ndez “llampa” e shovenizmit, ajo ëndra e famëshme e tij dhe e shtetit që ai drejtonte, që nga ai gji i strategjik “me bazën më të përkryer në Mesdhe mund të paralizojmë e të sulmojmë gjithëçka”. Është pozita e vendit tonë, toka, deti e ajri i saj, me ato katër stinët e vitit seicila më e bukur se tjetra që preferon prej nesh Europa “mendjemadhe”. Shqiptarët aty nuk “vlejnë”, ata e kanë shkatërruar ambientin e tyre në mënyrë kriminale e të pakthyeshme, sot bëjnë sikur mbrojnë lumin e Valbonës e deri dje  kanë kthyer lumenj të tërë nga rezervë begatije në fatkeqësi ambientale, i kanë prerë e përvëluar pyjet e shenjtë e i kane kthyer në plasdarma të qelbura kalbësirash, e kanë kthyer tokën bujqësore në një shesh gurësh e tullash e ku gjithëçka kutërbon erë kanale fekalesh e jo aromë bari e bimësh, e kanë kthyer krejt terrenin e tyre në pothuajse në një rafsh të egër. Këtë vend që ka tokën më të pasur në rruzull, me një diell që derdh flori mbi të 260 ditë në vit, ku ujrat e kristalta shushërijnë krejt tabanin ku jetojnë e punojnë njerëz, ku deti reflekton aq pastër e kthjellët malet që varen sipër tij … këtë vend të bekuar “nuk ka pse të lihet në dorë të shqiptarëve”. Ky vend që quhet Shqipëri mund të integrohet në Europë, por jo tani. Do të integrohet vetëm atëherë kur ajo të drejtohet e të gatuhet krejtësisht siç duan gjermanët apo francezët e jo “pleqtë” shqiptarë, të cilët edhe mund të punojnë e të hanë një copë bukë nëpër zgëqet e metropoleve të tyre.

Shpresoj ta kem shprehur qëllimin e këtij shkrimi. “Mos trokit në atë derë ku nuk të duan”! Bashkëjetesa nuk mund të kërkohet, aq më tepër t’i “imponohet. Në se rruzulli tokësor është “zvogëluar” e njerëzimi kërkon bashkim, ai nuk bëhet ashtu kot, ai bëhet vetëm aty ku ka traditë, ku ka interesa të plota reciproke, ku e reja qëndron mbi shpatullat e të vjetrës, ku e ardhmja është “paguar” me sakrifica e me dashuri njerëzore. Ka një vend të tillë, ku një prej përfaqësuesve të tij, Presidentin Uillson i cili 100 vite më parë i dha fund poshtërsive që kërkonin të luhej me trojet tona. Një vend që na dha një nga njerëzit më të mëdhenj të historisë tonë politike e kulturore Fan Nolin, i cili arriti të realizojë një nga veprat më të mëdha edhe të vetë Europës demokratike, “revolucionin francez”. Ky vend ku rreth 6 mijë shqiptarë i lejojë ta mbështesnin vendin e tyre të leqendisur e dërrmuar, “mbaju nëno mos ki frikë/ se ke djemtë në Amerikë”, sot me mbi 120 mijë shqiptarë, e me qindra e mijra të tjerë që e kërkojnë për çdo ditë, ky vend duket sot si ai “oazi” që mund të na qetësojë në këtë  “shkretëtirë” të pa anë ku duam të shkojmë e ku duket sikur na “përbuzin”.  A ka më domethënëse se ndjenja e natyrëshme që këtë vend, i cili vetëm 10 vite më parë shpëtoi afro 1 miljon shqiptarë të Kosovës heroike së bashku me shtetin e tyre te ri nga asimilimi i plotë, duhet detyrimisht t’a “sjellim” këtu? A nuk duket sikur ajo thirja “mbahu nëno…” e kohës të Fan Nolit, dëgjohet edhe sot?

Me borxhin shtetëror që po shkon në 8 miljard euro nga 11 miljard që është Produkti i Përgjithshëm Kombëtar dhe nën ekonominë tonë që vetëm shërben e konsumon, praktikisht vendi është “i shitur”. I ka mbetur vetëm një akt për të kryer në mënyrë të pamvarur. Të dorëzohet sa më shpejt te “noteri”! Në se ka shpresë për të ardhmen, besoj se e vetmja rrugë është dorëzimi te “noteri”. Por te ai “noter” që të njeh e ka luftuar për ty, te ai që nuk ka kompleks në miqësinë ndërmjet popujve, te ai që përditë tregon se ka dëshirë që edhe populli ynë të mund ta kapërxej menjëherë këtë tranzicjon të lodhshëm ekonomik e politik që ja taksën politikanët tanë injorant e të paskrupullt, të mund të implementojë në mënyrë të plotë e të menjëhershëm të demokracinë, politikën, kushtetutshmërinë, disiplinën dhe ekonominë e mirqenjes e të përparimit. Aty në atë vend ka me mijra politikanë, ka ekonomistë, ka fillozofë, ka industrialistë… shqiptaro-amerikanë, ka gjithëçka i duhet një vendi ta kurorëzojë këtë lloj miqësije, apo integrimi quaje, në mënyrë të plotë e të shpejtë. Kanë kaluar mbi 20 vite që shqiptarët aty, duke punuar e luftuar me dinjitet janë bërë qytetar të nderuar të saj, të Sh.B.A-së të këtij vendi dora e te cilit ka dhjetra vite që na është nderur.

Edhe sot këta “rrenbythjet”, këta politikanët tanë kur çfryjnë si tollumbac nga paaftësija, aty i kanë sytë. Andej nga departamenti amerikan, andej i drejtojnë “hundët. Andej e presim drejtësinë, andej e presim luftën kundër korrupsionit, andej e kemi shpresën të shpëtojmë nga biznesi i korruptuar e banditesk i “vila-xhinjëve” të periferisë, andej e shohim luftën kundër kriminalitetit, vetëm andej mund të kemi shpresë se ndonjëherë edhe këtu te ne do të kemi një politikë që mendon drejt e vepron po kështu.

E në se këjo që them qëndron në një masë të madhe, kurrë ndonjëherë nuk mund ta mendojmë se na kanë shterrur kaq shumë forcat, sa të mos jemi në gjëndje ta sikterisim me votë këtë politikën tonë të çdo krahu, krejtësisht të paaftë e grabitqare. Të mos jemi në gjendje të organizohemi ja japim votën tonë djemve e vajzave tona, rinisë tonë të rritur, të shkolluar e të edukuar në Amerikë, garancisë të plotë të një Shqipërije të denjë, jo vetëm për sfidat e viteve që vinë, por të denjë për të pretenduar mandej edhe integrimin me Europën e të ardhmes, në se ajo Europë do të arij të mbijetojë.

Bardhyl Ermini

 

October 1, 2018 03:30
Komento

3 Komente

  1. I.Troplini October 1, 16:17

    Kur i digjej bishti dhelpres, mendonte se po digjet gjithe
    bota.
    Perpjekjet per mbijetese te shqiptareve, rropatja e tyre e coroditur pa mundesi orientimi, nuk eshte mire ta trajtojme ne te njejten paralele, me “mbijetesen e Europes”.
    Europa, plake apo e re, e virgjer apo e perrdale, (ne shqiptaret jemi te adhuruar pas epiteteve), ka nje strategji te qarte per qenien e saj. Aty, ku deri pak vite me pare, ishin zonat e minuara te vdekjes, kufinjte e mbyllur hermetikisht jane sot rruge te qarkullimit te lire te potencialit zhvillues. Nga armiq te perbetuar, kemi sot partnere qe debatojne dhe zgjidhin mosmarreveshje, nga prapambetje dhe nivel relativisht te ulet ekonomik si Polonia apo Cekia, tek nje zhvillim qe jep frutet e tij tek jeta e perditshme ne dinjitet e qytetareve te ketyre vendeve.
    Nuk eshte Europa, ajo qe lufton per egzistence apo mbijetese. Nuk eshte Europa, ajo qe i le qytetaret e saj si peshku pa uje. Jemi ne shqiptaret, qe perjetojme nje tragjedi te tille.
    Arsyen se perse na ka rene per pjese te kemi nje jete kaq te veshtire, do benim mire ta gjenim duke bere nje analize te kthjellte te realitetit dhe jo duke hedhur shahshke me Ameriken apo Europen,,,,kjo e mire ,,,,ajo tjetra e keqe.
    Askush nuk do mundet te na detyroje ne shqiptaret, te duam vetveten, te duam vendin tone.
    Mosaftesia shqiptare per organizim ne komunitet, korrupsioni dhe paaftesia qe shkojne dore me dore ne raste te tilla, na ka kthyer ne shqiptaret ne krijesa te cuditshme hibride, qe na bejne te kemi neveri nga vetvetja dhe jo me te presesh qe te tjeret te na afrojne apo te na shpetojne.
    As Amerika dhe as Europa, nuk kane kohe per te humbur, duke “marre per dore” popuj dhe kombe qe kane zgjedhur veteshkaterrimin ne vend te ecjes perpara, per nje te sotme te sigurte dhe nje te ardhme me shprese.
    Kur shumica shqiptare, te ndjeje domosdoshmerine e respektimit te ligjit, detyrimin qytetar per te artikuluar zerin e protestes ne raste te kunderta, kur ne krye te vendit te jene njerez me format dhe jo karagjoze, debile e kriminele ordinere, atehere Europa dhe Amerika, do shohin tek ne, vertete nje partner dhe jo kete turme amorfe, qe perfaqesojme ne per momentin.
    “Idhujt shqiptare” sot, nuk jane figura qe ia vlen te permendesh ne aspektin shtetformues. Jane drogaxhinjte dhe tutoret, prostitutat dhe ordineret. Ata syresh, qe nuk duan te hedhin kete valle perverse, jane te detyruar te marrin maunen e radhes qe te con per ne Britani.
    Nuk eshte Europa qe ka nevoje per riformatim. Jemi ne.

    Reply to this comment
  2. MH October 1, 17:11

    Ore,Bardhyl Ermini!

    Pse ja fut si kau peles t’ia ngopesh Leninit si vijon:

    Shkrimi i yte.

    ky dyshim koinçidon me një thënje të themeluesit të ish Bashkimit Sovjetik Leninit, i cili qysh në vitin 1915 thotë se: “Nga pikpamja e kushteve ekonomike Shtetet e Bashkuara të Europës në kushtet e kapitalizmit ose janë të pamundëshme ose janë reaksionare”.
    Kur u krijue,themelue uniteti i SHBE.

    Mblidhe mendjen e mos llapaqit marrina se te vejne kujen njerzit.

    Reply to this comment
  3. L.H October 4, 14:15

    I nderuari e respektuari Ermini,
    Per konsideraten qe kam ndaj shkrimeve te tua te rralla ne kete te perditeshme e natyrisht ne shenje respekti edhe pse nuk te njoh jo vetem jam i zhgenjyer me kete shkrim po nuk arrij ta imagjinoi se si mund te dale nga pena jote me maje te drejte dhe e pa shtermberuar as majtas e as djathtas!!
    Kur flet per SHBA òfare kupton e ke kupton!?
    Ku ke jetuar 30 vjet e ke ke patur si kolonizator
    -A arrin te kuptosh e dallosh midis nje vendi ‘demokratik’ si Amerika me nje administrate apo burre shteti president nga nje ambasdor apo te besh dallimin midis Linkolnit bushave Trampave e karabushave qe ne kete vend jane perfaqesuar nga Fazlliqat,Nue kalajte,Rezart Taçat e palaçot|??
    More mos je ‘infektuar’ nga ‘Sindroma e Stokolmit’ e nuk jeton dot pa perdhunuesin daj Sami e kalin e Xenit qe harxhon ne vit per tu ushqyer sa 100 fishi i pensionit tend e ka edhe pashaporte diplomatike e bredh gjithe Boten e hyn edehe ne senatin Amerikan!??
    Me shume respekt per ty redaksine dhe kryeredoktorin !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin