“Integrimi varet vetëm nga ju”, ambasadorja franceze nga Elbasani: Shqipëria ka kushte për të plotësuar, nuk ka kthim pas, ne duam që t’i hapim negociatat
Nga Arkiva
Ambasadorja e re e Francës Elisabeth Barsacq, në një takim në Elbasan ka folur edhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në një prononcim të shkurtër për gazetarët, ajo është shprehur se çelja e negociatave nuk varet nga asnjë vend tjetër, veç Shqipërisë. Ajo shtoi se beson që Shqipëria do të bëhet shumë shpejt pjesë e Bashkimit Europian, duke bërë me dije se do të japë ndihmën e saj.
Ndër të tjera, Barsacq ka treguar edhe mesazhin që i ishte dhënë nga autoritetet franceze në momentin që ishte caktuar ambasadore në vendin tonë. E pyetur nëse do të ndërhynte për të këshilluar politikën shqiptare, njejtë si paraardhësja e saj, ambasadorja është treguar e prerë duke u shprehur se kjo gjë nuk ishte detyra e saj.
Fjala e plotë e ambasadores:
Tani jemi në një periudhë tjetër. Duhet ta keni të gjithë parasysh se në mars të këtij viti Këshilli Europian vendosur që negociatat me Shqipërinë do të hapen. Ajo që po bëjmë tani është se po shohim si do të negociohet në të ardhmen. Nuk ka hapa prapa sepse ne jemi gjithmonë të mendimit se ne duam të hapen negociatat. Siç e dini mirë ka kushte për të plotësuar. Siç është; shteti i së drejtës, lufta kundër korrupsionit janë kushte që s’dua ti përmend me radhë sepse janë thënë.
Kjo nuk varet as nga Franca, as Kroacia apo Polonia por e gjitha nga Shqipëria. Kjo është situata sa i përket marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve, ne kemi një lajm shumë të mirë, të ardhjes në Shqipëri të agjencisë franceze të zhvillimit, e cila do të vijë këtu dhe do të financojë projekte me Shqipërinë. Të gjitha këto i bëjmë së bashku me vende të tjera të BE, sepse duhet ta dini se BE është partneri numër 1 i Shqipërisë sa i përket ndihmës publike.
BE është partneri nr.1 i Shqipërisë para çdo partneriteti tjetër. Kjo është krejt normale sepse Shqipëria është një vend europian. Ky është një proces pune që po zhvillohet dhe Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që një ditë të jetë anëtare e BE. Puna ime këtu dhe e të gjithë ambasadorëve të Bashkimit Europian në Shqipëri është të punojmë se bashku për të ndihmuar Shqipërinë që t’ja arrijë qëllimit të saj.
j.l./ dita
Me integrim,
shqiptaret kuptojne bashkjetesen,
bashkepunimin,
shkembimin e experiencave ne te gjitha kulturat,
jo hipokrizine e prralla ala Nostradamus,
jo sabotimin e ndelljen e urrejtjes intrigen Politike,
jo Daul & Doris Pack, mbeshtetes te Krimit Politike ne
Shqiperi
jo sabotim te Demokracise e Shtetit Ligjore ne Shqiperi,
Stop inkuizicionit te Politikes Franceze
(qe pikturon Djallin ne Murin e Shqiperise )
Shqiptaret nuk jane as turq,
as arabe,
as Algjeriane,
e akoma me pak islamiste si ju pelqen t’i klasifikoni ju ,
por Europiane e pse jo njerezore e jo kriminele si ju
pjesa dermuse e Europes Kolonizatore.
Basta Hipokrizi e Djallezuar .
Politikanet shqiptare i kane te hapura dyert dhe kembet e europes.Ato jane te mbyllura per popullin
Jo, varet nga Hollanda. Kushtet tona ti plotesoje Holanda
Pike.
Lloqe franceze! Histori e vjetër që nga Pukvili.