Inter dhe Milan bëhen bashkë për planin e madh

September 10, 2018 12:00

Inter dhe Milan bëhen bashkë për planin e madh

 

Dritë në San Siro! Në pritje të rikthimit të atyre netëve të kupës, reflektorët janë duke u kthyer në një çështje e së ardhmes së impiantit “Meazza”.

Kalimi i pronësisë së Milanit dhe ndryshimi i kanaleve drejtuese kanë bërë që të rihapen komunikimet me Inter-in për të bërë rinovimet e duhura në San Siro.

Nëse tanimë klubi zikaltër kishte nisur që të mendonte i vetëm për të ardhmen e San Siro-s, sot është kthyer që të flasë me Milan-in për çështjen e të ardhmes së përbashkët. Në mënyrë të veçantë bëhet fjalë për një komunikim me drejtuesit komunal për të përfituar një koncesion për 99 vite: nuk mund të flitet teknikisht për pronësi stadiumi, por do të jenë shumë afër.

Sot Inter-i dhe Milan-i kanë marrë me qera stadiumin nga Komuna e Milanos me një vlerë që shkon në 15 milion euro. Gjatë javëve të ardhshme drejtuesit e të dy klubeve milaneze do të takohen për të përcaktuar një plan me të cilin do të prezantohen në tavolinë për të nisur tratativat me Palazzo Mariano.

Duhet thënë se Komuna e Milanos është e hapur për këtë lloj zgjidhjeje, e cila lejon tifozët që të qëndrojnë në shtëpinë e tyre historike dhe që dy klubet e qyetit të kenë mundësinë e rritjes dhe të konsolidimit ekonomik në panoramën botërore. Objekt i tratativave do të jetë kostoja e koncesionit shekullor.

Inter dhe Milan janë gati për të bashkëjetuar në Meazza, duke bashkërenduar punët e rinovimit për ta kthyer në një impiant modern pa humbur pamjen historike, por duhen bërë mirë llogaritë dhe bilancet. Situata është zhbllokuar në dallim me të shkuarën, rruga për bashkëpunim nuk është e shkurtër, por Inter dhe Milan tashmë e kanë nisur.

a.s/dita

September 10, 2018 12:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*