Inter në ndjekje të Andres Iniesta

June 20, 2017 16:21

Inter në ndjekje të Andres Iniesta

Momentalisht është thjeshtë një dëshirë, që ka lindur pasi një darke mes drejtorit sportiv të zikaltërve, Piero Ausilio dhe kolegut të tij blaugrana, Ariedo Braida.

Në menu është përfshirë emri i mesfushorit katalanas, i cili ende nuk i ka dhënë zgjidhje kontratës së tij me klubin e Barcelonës, që skadon më 2018.

Nisur nga kjo, Ausilio i ka kërkuar Braidas, informacione nëse mund të  bëhet diçka në lidhje me tranasferimin e Don Andres në radhët e zikaltërve. Bisedimet e bëra pritet që në ditët në vazhdim të sjellin të reja vërtet interesante.

Ndërkohë që emri më i përfolur për mesfushën e Interit, është ai i Borja Valero. Tekniku i zikaltërve, Luciano Spalleti  e ka kërkuar atë edhe gjatë kohës kur drejtonte Romën dhe tani po bën sërish të njëjtën gjë, pasi e vlerëson maksimalisht futbollistin për inteligjencën e tij në fushën e blertë, aftësitë teknike, por edhe për eksperiencën që ai ka.

Nga ana tjetër futbollisti i Fiorentinës, e pëlqen idenë e të qënit pjesë e zikaltërve. Për të arritur tek 32-vjeçari, Interi ka ofruar 8 milionë euro. Marrëveshja duket e realizueshme, por për t’ia arritur qëllimit zikaltërve do ti duhet pak kohë, pasi drejtuesit e klubit vjollcë, nuk  duan që ta humbasin Borja Valeron.

June 20, 2017 16:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*