Interesat e depozitave bien poshtë nivelit të inflacionit (infografikë)

July 30, 2015 20:29

Interesat e depozitave bien poshtë nivelit të inflacionit (infografikë)

Interesi mesatar i depozitave njëvjeçare në lekë që shqiptarët kanë vendosur në bankat e nivelit të dytë ka rënë gjatë muajve të fundit në nivelin më të ulët të parë në histori dhe në shumë raste, këto interesa kanë qenë edhe më të ulëta se sa norma mesatare e ndryshimit të Indeksit të Çmimeve të Konsumit.

Të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë që përgjatë 12 muajve të fundit, interesat e depozitave njëvjeçare në lekë qenë mesatarisht 1.6 për qind në një kohë kur indeksi i çmimeve të konsumit në ndryshim vjetor ka qenë mesatarisht 1.7 për qind. Kjo do të thotë se në vlerë reale, qytetarët që po mbajnë depozita në afat aktualisht po përfitojnë një interes negativ.

Kjo është hera e parë që nga viti 1998 që interesat e depozitave në banka janë më të ulëta se sa inflacioni dhe vjen si pasojë e kreditimit shumë të ulët.

Bashkë me rënien e interesit të depozitave, ka rënë edhe interesi i kredive në lekë. Gjatë 12 muajve të fundit, interesat e kredive në lekë për të gjitha afatet e maturimit kanë qenë 8.4 për qind, nga 9.6 që qenë në periudhën paraardhëse.


Ndërkohë, interesi i depozitave njëvjeçare në euro ka rënë në 0.4 për qind gjatë muajve të fundit duke shënuar gjithashtu një minimum historik për Shqipërinë. Interesat e kredive në euro kanë qenë përgjatë 12 muajve të fundit 6.4 për qind me një rënie të lehtë nga 6.9 për qind që qenë në vitin paraardhës.

Interesat e ulëta janë zakonisht pasojë e periudhave të gjata të stanjacionit, ku kërkesa për kredi është e ulët dhe ekonomia rritet ngadalë./BIRN

July 30, 2015 20:29
Komento

9 Komente

  1. renie July 30, 20:37

    Po ekonomia ka ikur per ….. Rama kur ishte ne opozite akuzonte Saliun qe vidhte popullin duke ulur ne menyre te pakuptimte interesat bankare. Do vije momenti shume shpejt, ne vjeshte kur te paguajme per ti lene parate ne banke. Ekonomia eshte keshtu se nuk ka strategji. Ne krye te ekonomise jane njerezit e paafte.

    Reply to this comment
  2. shqip July 30, 20:46

    o dita, keto jane grafiqe, dhe jo “info-grame”….

    Reply to this comment
  3. Kris 1 July 30, 21:31

    Me nje fjale pensionisteve nuk Ju kompensua as inflacioni nga qeveria qe per dy vjet ka punuar Sa per 25 vjet.Me siguri ka punuar nje krevat.

    Reply to this comment
  4. tomsojeri July 30, 22:32

    Ju di b…shum ktyre plerave ! Me ate qe ndodhi ne greqi ,shqiptaret po sjellin leket ne Shqiperi e kta, qe kaq vjet i ran qarit me depozitat e tyre ,si ustallar qe jan, ju a pren “veshin ” Edi ckeni o shqiptar,me mir mbaini leket ne shpi tuaj se i sillni ne dor te ktyre hajnave !

    Reply to this comment
  5. Arben July 31, 05:05

    MASHTRIME

    Reply to this comment
  6. ne emer te Migjenit te Math July 31, 05:59

    Interesat e ulta dhe sidomos negative jane kure ekonomija nuk ka rritje jo te ngadalte sic thoni ju por kur eshte ne renje pra me minus.Kur interesi eshte me i larte se kredia atehere banka punon me humje dhe shkon drejt falimentit.Ne se vazhdon pake gjete keshtu atehere bankat dhe shteti falimentojne.Mirpo Rama thote ka rritje ndersa treguesit qe mendoje se prape kane pak fryrje tregojne pikiaden.Nje ekonomi qe nuk krediton as nuk punon as nuk ka rritje eshte e destinuar te kete fatin grek.Por ne se Greqine e shpetojne dihet se per Shqiperine nuk e rruajne fare as per 2 apo 3 milion vete qe shumica shiten e blehen nga komunistet e te tjeret jane komuniste falas ne votime

    Reply to this comment
  7. Dita July 31, 08:18

    Dikur njerzit jetonin nga interesi depozitës.

    Reply to this comment
  8. plaku July 31, 08:49

    More njerez te mire, konkretisht ne Zvicer interesi bankar i depozitave eshte 0,20% dhe inflacjoni mbi 1,5%. Pra me keq se ne Shqiperi. Ky fenomen po vihet re ne te gjithe boten dhe jo vetem ne Shqiperi.
    Pardje, shefja e FED-it amerikan nuk i rriti interesat e depozitave bankare qe jane reth 0,2% me qellim qe te stimutohet ekonomia amerikane dhe te ulet papunesia.
    Prandaj nuk e kuptoj se cfare ka te beje me kete fenomen boteror Edi Rama. Jepini Cesarit ate qe i takon Cesarit dhe mos flisni roma per toma.

    Reply to this comment
  9. tomsojeri July 31, 13:42

    I nderuar plaku ! Ne nuk marim vesh shum nga kto “akrobaci”bankare dhe mos haro qe 97 ta ju mori shqiptareve refugjat gjith kursimet me mashtrimin e piramidave te “bekuara” nga ish kryeministri dhe presidenti i Shqiperis si para te pastra ! Ne fakt depozitusit e mjer te pastra i prun kursimet e tyre ketu, por pisat e pushtetit ja “gjeten vendin”e keshtu me te drejt na lind dyshimi !Saper Zvicren, ka nje jet qe me depozitat e gjith botes mbahet ,te pastra e te pista, se vec sahateve nuk esht e njohur per ndonje industri te madhe fitimprurese e me fal nese gaboj se nuk dua te them i di te gjitha ! Aq sa mar vesh depozitimi qe shqiptaret bejn ne bankat shqiptare mban nje shifer mjaft te lart dhe mendoj se kjo ndihmon ne ekonomin e vendit !Prandaj miku im, ne nuk dallojm dot Cezarin nga Bruti e na falen dyshimet dhe ndonje egzagjerim! Nese shqiptaret e Greqis ,Italise e diku tjeter sjellin parat e tyre ketu ,po nuk paten pak interes e siguri perse te marin rezikun dhe rugen deri ketu ?A nuk do ishte me vend qe te ket nje far “joshje”per te thithur kto lek e te luftojn kta mashtrusa te politikes, te mos mbushin qenefin e tyre, por ta shfrytezojn ne te mir te vendit kte avantazh ku mos te them qe mbi gjysma e popullit punojn jasht atdheut e depozitat jan mjaft te larta ne kte Shqiperi qe asgje sfunksinon e asgje nuk prodhon e qe vec vidhet !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*